• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E diel, 9 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjuha dhe Letërsia Angleze: Arti dhe tregu i një disipline të domosdoshme

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
in Aktualitet
A A
0
Gjuha dhe Letërsia Angleze: Arti dhe tregu i një disipline të domosdoshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një treg pune gjithnjë e më të globalizuar, aftësitë gjuhësore dhe komunikimi ndërkulturor po bëhen po aq të rëndësishme sa teknologjia dhe inovacioni. Gjuha dhe Letërsia Angleze ofrojnë jo vetëm njohuri të thella gjuhësore dhe kulturore, por janë një trampolinë e mirë drejt një karriere të qëndrueshme, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit.

Statistikat ndërkombëtare tregojnë se profesionistët e gjuhës dhe përkthimit janë mes më të kërkuarve në industrinë e arsimit, medias dhe sektorit ndërkombëtar të biznesit, ndërsa të dhënat shqiptare konfirmojnë se personat me diplomë universitare kanë norma punësimi më të larta dhe avantazh konkurrues krahasuar me ata me arsim të mesëm. Kjo e shndërron këtë fushë në investim strategjik për të rinjtë që kërkojnë stabilitet dhe perspektivë në një treg pune modern dhe ndërkombëtare.

Tregu botëror i punësimit në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Në ditët e sotme, një diplomë në Gjuhë dhe Letërsi Angleze ofron më shumë mundësi punësimi sesa mund të na thotë mendimi ynë fillestar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, niveli i punësimit për të diplomuarit në këtë fushë është mjaft i pozitiv: pas 15 muajsh nga përfundimi i studimeve, shumica e të diplomuarve gjenden në punë ose vazhdojnë studimet, me paga mesatare që variojnë nga £23,000 deri në £25,000 në vit, në varësi të universitetit që kanë studiuar dhe llojit të punës që ushtrojnë.

 

Kjo tregon se edhe kur nuk bëhet fjalë për fusha teknike, aftësitë që zhvillohen, të tilla si të shkruarit, interpretimi, analiza kritike dhe komunikimi, janë shumë të kërkuara nga palë që operojnë në media, marketing, qeverisje dhe sektorë ndërkombëtarë.

Për një maturant që po mendon të regjistrohet në programin Bachelor të Gjuhë dhe Letërsi Angleze, kjo do të thotë se diploma nuk është vetëm një pasion për gjuhën, letërsinë dhe kulturën, por edhe një çelës për mundësi reale profesionale. Për shembull, sipas të dhënave, nevojat që lidhen me anglishten dhe letërsinë e saj (si mësues, autorë, redaktorë, përkthyes) parashikohet të rritet me rreth 7-9% për dekadën në vijim. Edhe pse duhet të jetë e qartë se paga fillestare mund të mos jetë e lartë si në fusha teknike, potenciali për t’u rritur është i madh, sidomos kur shtohen eksperienca praktike, njohuri teknologjike (p.sh., përkthim digjital, media sociale), dhe aftësi të tjera ndërkulturore.

Për prindin që po mendon për investim në arsimin e fëmijës, është e dobishme të kenë parasysh që programet e këtij lloji shpesh kërkojnë pak më shumë përkushtim në aspektin e leximit, analizës, praktikimit të gjuhës reale, sesioneve komunikative, dhe projekteve që lidhen me përkthim, redaktim ose media. Por investimi shpërblehet: shumica e të diplomuarve gjejnë punë brenda disa muajve, dhe aftësitë që fitojnë janë të vlefshme në një larmi fushash, që nuk kanë kufizim vetëm në arsim, por edhe në sektorë ekonomikë që operojnë me partnerë jashtë vendit, si përkthim, marrëdhënie ndërkulturore, turizëm, media dhe redaktim.

Shqipëria dhe domosdoshmëria e gjuhës angleze

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2024, shkalla e papunësisë për personat me arsim të lartë ishte 8.4%, ndërsa për ata me arsim mesëm ishte rreth 13.4%. Kjo tregon se përfitimet e diplomës janë reale në Shqipëri: arsim i lartë (p.sh., bachelor ose më tej) iu jep njerëzve avantazhe shtesë për t’u futur në tregun e punës.

Për të rinjtë  të moshave 15-24 vjeç, shkalla e papunësisë mbetet sfiduese edhe për ata që kanë diplomë universitare. Në vitin 2025, të rinjtë me arsim të lartë po përballen me normë papunësie që është rritur në krahasim me vitet paraprake. E gjitha, kjo flet për mospërputhje të mundshme mes kërkesës së tregut të punës dhe profileve që dalin nga universitetet.

Një indikator tjetër që tregon rëndësinë e gjuhëve të huaja është se sipas një anketë të viteve të kaluara nga INSTAT, rreth 88.6% e popullsisë me arsim të lartë përdorin të paktën një gjuhë të huaj, dhe gjuha angleze është gjuha më e njohur e huaj nga shqiptarët. Kjo tregon se zotërimi i anglishtes është një aftësi thuajse standarde për të riun e edukuar shqiptar dhe mund të jetë një faktor dallues kur vjen puna tek punësimi dhe konkurrenca profesionale.

Gjithashtu, statistikat tregojnë se të punësuarit me arsim të mesëm nuk kanë të njëjtin lehtësi hyrjeje në tregun e punës si ata me arsim të lartë, dhe barra e papunësisë është më e madhe mes popullsisë së edukuar me arsim jo të lartë.

Prindi ose maturanti që konsideron një diplomë në Gjuhë dhe Letërsi Angleze duhet të krahasojë profilin që ofron universiteti (praktikë, projekte, komunikim ndërkulturor, punë me media, përkthime etj.), që diploma të mos mbetet vetëm teorike.

Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Programi Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, në Kolegjin Universitar Bedër zgjat tre vite akademike dhe është i ndarë në gjashtë semestra. Struktura e tij mbështetet në Sistemin Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS), me një total prej 180 ECTS, ku çdo kredi përfaqëson 25 orë pune akademike. Në përfundim të studimeve, studentët pajisen me Diplomën Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, një titull që hap rrugë të gjera për zhvillimin profesional dhe akademik.

Ky program ofron një formim të thelluar në gjuhën, letërsinë dhe kulturën angleze, duke u dhënë studentëve njohuri teorike dhe praktike të domosdoshme për të vepruar me sukses në fusha të ndryshme.

Përveç kompetencave gjuhësore dhe analitike, studentët aftësohen edhe në përkthim, komunikim ndërkulturor dhe përdorim të gjuhës angleze në kontekste të specializuara.

 

Mundësitë e punësimit për të diplomuarit janë të shumta dhe të larmishme. Ata mund të punësohen si mësues të gjuhës angleze në shkolla publike dhe private, si përkthyes në administratë publike ose organizata ndërkombëtare, apo si punonjës kërkimorë në universitete. Një tjetër fushë me potencial është media, ku të diplomuarit mund të ushtrojnë profesionin e përkthyesit dhe redaktorit. Gjithashtu, profili i tyre është shumë i kërkuar në sektorin e turizmit si komunikues ndërkulturor, në kompanitë private si ndërmjetësues komunikimi, apo në OJQ dhe institucione qeveritare si specialistë të marrëdhënieve ndërkulturore.

Në këtë mënyrë, programi Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Bedër ofron jo vetëm një arsimim cilësor, por edhe një bazë të fortë për karrierë profesionale dhe studime të mëtejshme.

ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
Artikulli para

Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi kthehet në atraksion turistik

Artikulli pas

Boeing përshpejton punën: Avioni i gjeneratës së GJASHTË, F-47 nis fluturimin në 2028

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ujku në lëkurë deleje, thika e padukshme e pushtetit të mprehtë të Kinës nga Amerika Latine deri në Australi
Aktualitet

Ujku në lëkurë deleje, thika e padukshme e pushtetit të mprehtë të Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

9 Nëntor, 2025
Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit
Aktualitet

Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

9 Nëntor, 2025
A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?
Aktualitet

A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

8 Nëntor, 2025
Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia
Aktualitet

Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

8 Nëntor, 2025
AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia
Aktualitet

AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

8 Nëntor, 2025
Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri
Aktualitet

Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri

8 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Boeing përshpejton punën: Avioni i gjeneratës së GJASHTË, F-47 nis fluturimin në 2028

Boeing përshpejton punën: Avioni i gjeneratës së GJASHTË, F-47 nis fluturimin në 2028

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Ekonomi

Air Albania përfundon në gjykatë, përplasje me kompaninë e kateringut për 5 milionë euro ushqim pasagjerësh

Nga SkyWeb
22 Qershor, 2025
0

Gjykata e Apelit detyron shoqërinë “Air Albania” që të shlyejë rreth 5 milionë euro fatura të prapambetura ndaj një kompanie...

Lexo të plotë
U përplas me një “mbetje hapësinore”, thyhet në fluturim xhami i avionit, lëndohet piloti

U përplas me një “mbetje hapësinore”, thyhet në fluturim xhami i avionit, lëndohet piloti

19 Tetor, 2025
”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

17 Shtator, 2025
Rama thotë se “Syri i Tiranës” në mes të kryeqytetit ka 4-5 kate pa leje, kurse një 90-vjeçar në Dajt është në gjykatë për një avlli

Rama thotë se “Syri i Tiranës” në mes të kryeqytetit ka 4-5 kate pa leje, kurse një 90-vjeçar në Dajt është në gjykatë për një avlli

19 Shtator, 2025
Avioni i Nowergian Air kthehet urgjentisht në aeroport pas një shpërthimi gjatë ngritjes

Avioni i Nowergian Air kthehet urgjentisht në aeroport pas një shpërthimi gjatë ngritjes

27 Gusht, 2025

Të Fundit

Ujku në lëkurë deleje, thika e padukshme e pushtetit të mprehtë të Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

Ujku në lëkurë deleje, thika e padukshme e pushtetit të mprehtë të Kinës nga Amerika Latine deri në Australi

9 Nëntor, 2025
Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

9 Nëntor, 2025
A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

8 Nëntor, 2025
Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

8 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr