• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Kredia sovrane që konfirmon krizën e madhe në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Shtator, 2025
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Ola Xama

Për të kuptuar se sa të shëndetshëm e kemi sektorin publik të energjisë elektrike dhe cilat janë frytet e reformës që u bë një dekadë më parë, mjafton të shohim një vendim që ka miratuar në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave.

3 kompanitë e OSHEE grup po marrin 20 milion kredi nga një bankë tregtare, kredi e cila garantohet nga buxheti i shtetit dhe automatikisht kontabilizohet si borxh në regjistrin e borxhit.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që banka ka vlerësuar se financat e shoqërive në fushën e shpërndarjes së energjisë nuk janë aq të forta sa i takon aftësisë paguese dhe ka nevojë për një garantor që në këtë rast është buxheti i shtetit.

Paaftësia paguese për një ndërmarrje si OSHEE- e cila nuk ka probleme me likuiditetin dhe cash flown pasi ka nivel mbi 80% të arkëtimit, të bën të mendosh se vlera e detyrimeve është e lartë.

Por këtë nuk kemi si ta dimë, pasi jo vetëm që bilancet e audituara të vitit të fundit nuk janë depozituar, por opinioni i audituesit është me rezervë, pra të dhënat nuk janë të besueshme!

Në këtë rast, banka tregtare kërkon garanci më të madhe siç është ajo shtetërore, ku nëse shuma nuk paguhet do të merret nga buxheti i shtetit.
Kjo do të thotë që qytetarëve t’ia marrësh dy herë paratë për energjinë elektrike, njëherë përmes çmimit në faturë dhe njëherë nga taksat që derdhin.

Përveç kësaj, fakti që kredia nuk merret nga një institucion financiar ndërkombëtar me interes të butë, por nga një bankë tregtare, tregon se vlerësimet për shëndetin financiar të këtij sektori nga të huajt nuk janë ato që na thotë qeveria.

Dhe një gjë të fundit. Kosto e interesit që mban OSHEE për kapitalin në formulën e llogaritjes së çmimit të energjisë është 7.5%. Këtë e justifikon me faktin që bankat vlerësojnë risk të lartë për Shqipërinë, pavarësisht se norma e bonove të thesarit është dy herë më e ulët.
Tani që garantor është buxheti, duhet që interesi për këtë kredi dhe ato të tjera të garantuara nga shteti të ulet dhe kjo reflektohet në ulje të çmimit të energjisë elektrike. Ndryshe i bie të faturohemi dy herë për blerjen e të njëjtit mall. /skyweb.al
*Marrë nga profili i Facebook i autores
**Titulli është i redaksisë
Etiketat: kredia sovraneoshee
Artikulli para

“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus

Artikulli pas

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë
Ekonomi

Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Rastet e helmimit të turistëve të huaj në Shqipëri shqetësojnë agjencitë turistike polake
Kryesore

Rastet e helmimit të turistëve të huaj në Shqipëri shqetësojnë agjencitë turistike polake

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim
OP-ED

Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim

Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
0

Joseph Stiglitz & Martín Guzmán Në një nga aktet e tij të fundit të angazhimit ndërkombëtar, Papa Françesku mblodhi në...

Lexo të plotë
Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

13 Shkurt, 2026
Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

29 Qershor, 2026
3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Plakja e popullsisë dhe estetika rrit ndjeshëm të ardhurat për tregun farmaceutik

11 Tetor, 2025
Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

Video emocionuese, zjarrfikësi i Aeroportit të Tiranës merr lajmin e mirë së do të bëhet baba

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr