• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
në Aviacion, Kryesore, Turizëm
A A
Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion
Share on FacebookShare on WhatsApp

Koha kur pasagjerët përpiqeshin me ngut të gjenin kartën e imbarkimit apo bënin check-in në momentin e fundit, pritet të bëhet një kujtim i largët.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), që vepron në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe përcakton politikat globale të aviacionit, po përgatit ndryshime thelbësore në mënyrën si udhëtohet me avion. Iniciativa më e fundit parashikon futjen e një “dokumenti dixhital udhëtimi” që do të zëvendësojë dokumentet fizike.

Sipas Times, kjo teknologji mund të bëhet realitet brenda tre viteve, duke lejuar pasagjerët të ruajnë në telefonin e tyre inteligjent pasaportën dhe të gjitha informacionet e nevojshme për udhëtim.

Aktualisht, udhëtarët janë të detyruar të bëjnë check-in në internet ose në aeroport, për të marrë një kartë imbarkimi me barkod që skanohet disa herë përgjatë procesit të udhëtimit. Por me sistemin e ri, kjo procedurë do të thjeshtohet ndjeshëm: pas rezervimit të biletës, pasagjerët do të shkarkojnë në telefon një “kartë udhëtimi” që do të përditësohet automatikisht në rast ndryshimesh në itinerar.

Për më tepër, udhëtarët do të kenë mundësinë të ngarkojnë të dhënat e pasaportës në pajisjen e tyre dhe të kalojnë nëpër të gjitha pikat e sigurisë në aeroport duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës – pa asnjë ndërhyrje manuale. Në momentin që fytyra e udhëtarit skanohet, linjat ajrore do të informohen menjëherë për mbërritjen e tij në aeroport.

Ky sistem i ri pritet të sjellë një revolucion në mënyrën e udhëtimit ajror – duke e bërë atë më të shpejtë, më të sigurt dhe më komod për të gjithë pasagjerët, njëkohësisht duke forcuar masat e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare. /skyweb.al 

Etiketat: digjitaldokumentpasaporte
Artikulli para

U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

Artikulli pas

Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Të Përzgjedhura

Gruaja zbulon tradhtinë e burrit gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergience
Aviacion

Gruaja zbulon tradhtinë e burrit gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergience

Nga SkyWeb
29 Shtator, 2025
0

Një fluturim rutinë i Qatar Airways drejt Balit përfundoi në një skenë të pazakontë në ajër pasi një pasagjere zbuloi...

Lexo të plotë
“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar këtë verë

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar këtë verë

4 Qershor, 2026
Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

17 Dhjetor, 2025
Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

8 Shtator, 2026
Senatorë amerikanë kërkojnë hetim mbi reklamat mashtruese në Facebook e Instagram

Senatorë amerikanë kërkojnë hetim mbi reklamat mashtruese në Facebook e Instagram

24 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr