• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Senatorë amerikanë kërkojnë hetim mbi reklamat mashtruese në Facebook e Instagram

Editor by Editor
24 Nëntor, 2025
in Aktualitet
A A
Senatorë amerikanë kërkojnë hetim mbi reklamat mashtruese në Facebook e Instagram
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dy senatorë amerikanë, Josh Hawley dhe Richard Blumenthal, i kanë kërkuar Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) dhe Komisionit për Shkëmbime dhe Vlera (SEC) të nisin një hetim ndaj Meta Platforms, pas publikimeve që tregojnë se në Facebook dhe Instagram qarkullojnë reklama mashtruese në përmasa shumë të mëdha.

Sipas dokumenteve të brendshme të kompanisë, Meta parashikonte që rreth 10% e të ardhurave të saj për vitin 2024, ose rreth 16 miliardë dollarë, do të vinin nga reklama të paligjshme apo mashtruese. Një tjetër dokument tregon se kompania fiton rreth 3.5 miliardë dollarë çdo gjashtë muaj nga reklamat me rrezik të lartë, si skemat mashtruese, lojërat e fatit të jashtëligjshme dhe produkte të ndaluara.

Senatorët akuzojnë Meta-n për moszbatim të rregullave të sigurisë dhe reduktim të stafit të dedikuar për mbrojtjen e përdoruesve, ndërkohë që kompania fokusohet në projekte të reja të inteligjencës artificiale. Sipas tyre, rrjedhojë e kësaj është rritja e reklamave mashtruese në platformat e saj. Disa vlerësime sugjerojnë se rreth një e treta e mashtrimeve të kryera në SHBA lidhen me platformat e Meta-s, me dëme që kapin mbi 50 miliardë dollarë për konsumatorët.

Një ndër shqetësimet kryesore janë reklamat që shtiren si nisma zyrtare qeveritare apo si deklarata të figurave politike, përfshirë edhe reklama që pretendojnë se presidenti Donald Trump po ofron 1,000 dollarë për personat që marrin ndihmë ushqimore.

Senatorët kërkojnë masa ligjore që Meta të rikthejë fitimet e përfituara nga këto reklama, të paguajë gjoba dhe të ndalojë lejimin e tyre në platformat e saj.

Meta ka mohuar akuzat, duke deklaruar se vlerësimet e përmendura janë të pasakta. Sipas kompanisë, raportimet e mashtrimeve nga përdoruesit janë ulur me 58% gjatë 18 muajve të fundit. /Skyweb.al

Tags: instagrammashtruesereklamat
Previous Post

Vizitorët shijojnë “magjinë” e borës në Razëm

Next Post

SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë
Aktualitet

Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë

25 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Aktualitet

Shoqata e Transportit njofton protestë, nesër në mëngjes s’ka autobusë

25 Nëntor, 2026
Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj premton nga burgu: Në 2027 kopshtet dhe çerdhet do të jenë falas

25 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes
Aktualitet

Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes

24 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet për karburantet, sa do të tregtohen

24 Nëntor, 2026
Next Post
SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Të Përzgjedhura

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën
Aktualitet

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

by Editor
29 Shtator, 2026
0

Një projekt hekurudhor që do të lidhte Gjirokastrën me Janinën dhe portin e Igumenicës është rikthyer në diskutim në Greqi,...

Read more
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

3 Dhjetor, 2025
BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027

BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027

6 Nëntor, 2025
Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

Kostoja reale e “zhvillimit:” 15 jetë të humbura në 4 muaj

18 Qershor, 2025
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026

Të Fundit

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In