• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group.

Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së futbollit të moshave. Ai theksoi se kjo nismë përbën një moment historik, pasi tashmë fëmijët nuk do të jenë më të ekspozuar ndaj rastësive apo fatit, por do të kenë një mbrojtje financiare të siguruar për shëndetin e tyre.

CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në fjalën e tij çmoi lart marrëveshjen dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtimin e së cilës e konsideroi shumë novator dhe ambicioz për standardet më të mira në të gjitha drejtimet. Ai e vlerësoi këtë nismë si një hap me rëndësi të jashtëzakonshme, duke theksuar ndikimin e saj konkret në jetën e sportistëve të rinj dhe të familjeve të tyre.

Në fjalën përshëndetëse, z. Ponari kujtoi se shpesh prindër dhe fëmijë i janë drejtuar kompanisë për ndihmë pas dëmtimeve, ndërsa tashmë, falë marrëveshjes së re me Federatën e Futbollit, kjo nevojë shmanget përmes një zgjidhjeje të strukturuar dhe dinjitoze.

Sipas tij, sportistët e rinj nuk do të varen më nga ndihmat apo rastësitë, as nga mëshira institucionale, por do të ndihen të mbrojtur dhe krenarë për kontratat e tyre të sigurimit, të cilat u garantojnë mbështetje në rast dëmtimi, si në çdo vend tjetër ku sporti trajtohet me profesionalizëm.

Ponari nënvizoi se një dëmtim serioz, si p.sh. një thyerje këmbë që mund të kushtojë deri në pesë mijë euro.

Dëmtime si këto, jo të pazakonta në sporte me përballje, përbën një barrë të menjëhershme dhe të papritur për çdo prind. Pikërisht për këtë arsye, ai falënderoi Federatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një model që duhet të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim, dhe për këtë shprehu edhe përkushtimin e plotë nga ana e kompanisë së tij.

Z. Ardian Haçi, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit, e konsideroi këtë projekt shumë efikas, pasi plotëson tre kritere të rëndësishme: çmimin e ulët të paketës, karakterin jodetyrues dhe përfitimet konkrete e praktike për aktivitetin sportiv të fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

Z. Edison Gjoni, menaxher i produktit përkatës në SIGAL Insurance Group, garantoi se përfitimet e kësaj marrëveshjeje do të shtrihen te familjet e fëmijëve dhe do të zbatohen së shpejti edhe përtej qarkut të Tiranës. Ai theksoi se pamundësitë financiare nuk do të munden të ndalin ëndrrat e lojtarëve dhe lojtareve të reja të futbollit, sepse pranë tyre do të jetë gjithmonë SIGAL Insurance Group.

Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe mirëqenies së sportistëve të rinj, duke vendosur standarde të reja sigurie në futbollin e moshave.

SIGAL IG është sponsor premium i kombëtares kuqezi dhe bashkërrugëtare e sukseseve prej më shumë se një dekade; po ashtu, është sponsor edhe i kampionatit vendas, Abissnet Superiore, duke ndjekur shembujt botërorë të gjigantëve të sigurimeve që mbështesin dhe investohen drejtpërdrejt për standarde të larta në sport. /skyweb.al

Etiketat: fshffutbollistesigalsigallife
Artikulli para

Behgjet Pacolli i hap LUFTË Ramës dhe Ballukut, konfirmon farsën me garën për Aeroportin e Vlorës: “Më mori turku në telefon…”

Artikulli pas

Dikur parajsë, kostoja e lartë e jetesës largon edhe pensionistët italianë nga Shqipëria

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec
Aktualitet

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Jo vetëm studentët e Akademisë së Sigurisë, kompania SORI-AL furnizon me ushqim edhe spitalet: A ka rrezik?
Aktualitet

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al” Alma Tafani

26 Qershor, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, sektorët që përfitojnë më shumë

26 Qershor, 2026
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike
Aktualitet

Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike

26 Qershor, 2026
Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale
Aktualitet

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

26 Qershor, 2026
Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet
Aktualitet

Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Dikur parajsë, kostoja e lartë e jetesës largon edhe pensionistët italianë nga Shqipëria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
0

Majlinda Bregu Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar nga anthropos fjala greke për “qenie njerëzore”, ka përdorur inteligjencën artificiale për...

Lexo të plotë
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

4 Prill, 2025

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

10 Mars, 2026
Çmimi i arit bie nën 4 mijë dollarrë, rriten shpresat për marrëveshjen SHBA–Kinë

Çmimi i arit bie nën 4 mijë dollarrë, rriten shpresat për marrëveshjen SHBA–Kinë

28 Tetor, 2025
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

Rekord 99.9%! Vangjel Tavo në Himarë i jep prodhuesit të patateve tenderin me flamur të KUQ për çeljen e sezonit turistik

28 Prill, 2025

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr