• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

RAPORTI/ Gati gjysma e valës së emigrantëve shqiptarë gjatë 2014-2020 janë kthyer, REMITANCAT e ardhura kryesore për familjet

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Raporti i ri mbi emigracionin shqiptar, publikuar nga Banka Botërore dhe INSTAT, nxjerr në pah tre zhvillime kyçe që po formësojnë ekonominë dhe shoqërinë shqiptare: rolin e remitancave, dinamikën e rikthimit dhe hendekun mes pritshmërive dhe realitetit të emigrantëve.

Sipas raportit, remitancat mbeten një shtyllë thelbësore e ekonomisë familjare shqiptare. Rreth 48% e familjeve që kanë emigrantë marrin dërgesa nga jashtë, të cilat përbëjnë 41% të të ardhurave totale për këto familje.

Megjithatë, shumica e këtyre dërgesave, rreth 70%, vijojnë të kalojnë në mënyrë informale, përmes dorëzimit fizik nga të afërmit, gjë që ul potencialin financiar dhe kufizon përfitimet nga kanalet bankare.

Remitancat përdoren kryesisht për shpenzime ushqimore, shëndetësi dhe arsim, ndërsa investimet mbeten minimale.

Raporti evidenton edhe një prirje të fortë rikthimi.

Gati gjysma e emigrantëve e mbyllin ciklin e emigrimit dhe kthehen në Shqipëri, ndërsa 45% e të rikthyerve janë kthyer pas vitit 2020, duke reflektuar një lëvizje të re migratore në të dy drejtimet.

Arsyet kryesore të rikthimit lidhen me përfundimin e kontratave të punës, arritjen e objektivave financiare, por edhe me humbjen e vendit të punës jashtë vendit.

Sapo kthehen, një pjesë e madhe e të rikthyerve hyjnë me shpejtësi në tregun vendas të punës dhe 29% zgjedhin vetëpunësimin, një normë më e lartë se e popullatës së përgjithshme.

Një prej gjetjeve më goditëse të raportit lidhet me hendekun mes pritshmërive dhe realitetit për jetën jashtë vendit.

Shqiptarët që largohen presin të fitojnë mesatarisht 3,900 dollarë në muaj, por të ardhurat reale rezultojnë rreth 2,200 dollarë, duke krijuar një diferencë të madhe midis asaj që mendohej dhe asaj që gjendet në praktikë.

Po ashtu, emigrantët kursejnë dukshëm më pak nga sa parashikonin: pritshmëria ishte rreth 1,270 dollarë, ndërsa kursimet reale janë rreth 450 dollarë.

Ky hendek shfaqet më i theksuar tek emigrantët në Greqi, ku realiteti ekonomik bie ndjeshëm nën pritshmëritë fillestare.

Raporti i Bankës Botërore dhe INSTAT thekson se emigracioni mbetet një fenomen me ndikim të thellë ekonomik dhe social.

Remitancat vazhdojnë të mbështesin ekonominë familjare, rikthimi po rritet, ndërsa perceptimi për jetën jashtë vendit jo gjithmonë përputhet me realitetin.

Autorët rekomandojnë politika më të qarta për orientimin e emigrantëve, reduktimin e kostove të remitancave dhe mbështetjen e të rikthyerve për t’u integruar në tregun vendas të punës. /skyweb.al

Etiketat: emigrantetremitancat
Artikulli para

Pengmarrje dhe pilotim i tenderave përmes Mirlinda Karçanajt, SPAK zbardh aferat te AKSHI

Artikulli pas

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Ekonomi

Një në katër makina që hyjnë në Shqipëri është nga Korea

13 Gusht, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet
Ekonomi

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

13 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kufizimet e BSH-së nuk ndalin rritjen te kredia për strehim, bankat po marrin më shume risk

13 Gusht, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ekonomi

SI KURRË MË PARË/ Qiratë “këpusin në mes” shqiptarët, 2/3 e inflacionit përbehet nga rritja e kostos së strehimit

13 Gusht, 2026
Kompania e inceneratorit, 7 milionë euro fitim në 2025. Miliona euro që u vodhën po paguhen si borxhe nga shqiptarët
Ekonomi

Kompania e inceneratorit, 7 milionë euro fitim në 2025. Miliona euro që u vodhën po paguhen si borxhe nga shqiptarët

13 Gusht, 2026
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht
Aktualitet

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht

13 Gusht, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv
Turizëm

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Nga Editor
24 Korrik, 2026
0

Riviera Shqiptare është renditur mes destinacioneve më të preferuara të Evropës për pushime verore, të cilat vlerësohen për përvojat autentike...

Lexo të plotë
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës

12 Shtator, 2025
Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta

Marrëveshja SHBA-Iran ul kostot e karburantit, por pse biletat do të mbeten të shtrenjta

22 Qershor, 2026
Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

29 Maj, 2026
DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

28 Gusht, 2025

Të Fundit

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

Një në katër makina që hyjnë në Shqipëri është nga Korea

13 Gusht, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

13 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Kufizimet e BSH-së nuk ndalin rritjen te kredia për strehim, bankat po marrin më shume risk

13 Gusht, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore

SI KURRË MË PARË/ Qiratë “këpusin në mes” shqiptarët, 2/3 e inflacionit përbehet nga rritja e kostos së strehimit

13 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr