• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pengmarrje dhe pilotim i tenderave përmes Mirlinda Karçanajt, SPAK zbardh aferat te AKSHI

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme publikoi sot detajet e plota për aksionin që çoi në vendosjen e tetë masave sigurie ndaj zyrtarëve të AKSHI-t, biznesmenëve dhe personave të tjerë të përfshirë në një skemë të dyshuar kriminale për manipulimin e tenderëve publikë.

Hetimet e SPAK po fokusohen edhe te një ngjarje më e rëndë: heqja e paligjshme e lirisë së biznesmenit Geron Meçe, i cili dyshohet se është detyruar të tërhiqej nga ankimimet për tenderat, duke hapur rrugën që kontratat t’u kalonin kompanive të parapërcaktuara.

SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

SPAK konfirmon se procedimi penal nr. 20/1 i vitit 2025 ka në qendër akuza të rënda, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, përfshirë:

• Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës
• Heqje të paligjshme të lirisë
• Shkelje të barazisë në tendera
• Grup të strukturuar kriminal
• Kryerje veprash nga organizata kriminale
• Pastrim të produkteve të veprës penale

Sipas hetimit, anëtarët e grupit kanë diktuar kriteret e tenderave për të favorizuar kompani të caktuara, kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj operatorëve ekonomikë dhe kanë përdorur kompani të lidhura për lëshim faturash fiktive e transaksione të dyshimta. Rasti i Meçes është i dokumentuar si pjesë e kësaj skeme presioni dhe dhune.

MASAT E VENDOSURA NGA GJKKO

– Arrest në burg: Ergys Agasi, Ermal Beqiri
– Arrest në shtëpi: Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi
– Pezullim nga detyra dhe ndalim udhëtimi: Erion Ismaili, zv/drejtor i Policisë së Tiranës
– Ndalim udhëtimi: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

SPAK thekson se Agasi dhe Beqiri dyshohen jo vetëm për manipulimin e tenderëve, por edhe për përfshirje të drejtpërdrejtë në skemën e presionit ndaj biznesmenëve, përfshirë heqjen e lirisë së Geron Meçes.

Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t, përballet me akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari kriminale të kryer në bashkëpunim me grupin. Hetuesit e BKH kanë kryer sot ekzekutimin e masave, ndërsa SPAK deklaron se hetimet do të vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në skemë dhe për të dokumentuar plotësisht dëmet e shkaktuara në proceset e prokurimit publik.

Prokuroria konfirmon se skema dyshohet se ka funksionuar përmes dhunës, shantazhit dhe favorizimit sistematik të kompanive të lidhura me të dyshuarit, duke cenuar konkurrencën dhe integritetin e tenderëve shtetërorë. /skyweb.al

Etiketat: akshiea solutionergys agasiermal beqirisoft & solutionspak
Artikulli para

Anulohet projekti i urës mbi Bunë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi

Artikulli pas

RAPORTI/ Gati gjysma e valës së emigrantëve shqiptarë gjatë 2014-2020 janë kthyer, REMITANCAT e ardhura kryesore për familjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit

RAPORTI/ Gati gjysma e valës së emigrantëve shqiptarë gjatë 2014-2020 janë kthyer, REMITANCAT e ardhura kryesore për familjet

Të Përzgjedhura

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?
Shëndet

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

Nga Editor
1 Mars, 2026
0

Teknologjia ofron kënaqësi të menjëhershme dhe komoditet, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të dëmtojë përqendrimin, kujtesën dhe aftësitë tona...

Lexo të plotë
Vlora Hyseni shpall Ergys Agasin spiun: Është bashkëpunëtor i SHISH! Por SPAK ka prova që konfirmojnë të kundërtën

Raporti me Ergys Agasin, Vlora Hyseni do të “rrëfehet” nesër në SPAK

23 Shtator, 2026
VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

Ylli Manjani: Kjo Shoqata e Gjyqtarëve pse nuk reagon kur përgjohen kolegët e tyre nga prokurorët?!

9 Dhjetor, 2025
Cila është diferenca ideale e moshës në një marrëdhenië në çift?

Cila është diferenca ideale e moshës në një marrëdhenië në çift?

26 Dhjetor, 2025
Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

23 Shkurt, 2026

Të Fundit

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr