• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 25 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

EKSKLUZIVE/ PE: Pse u fshi dhe ripublikua deklarata e tre eurodeputetëve. Thelbi mbetet i njëjtë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2020
në Aktualitet
A A
0
EKSKLUZIVE/ PE: Pse u fshi dhe ripublikua deklarata e tre eurodeputetëve. Thelbi mbetet i njëjtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deklarata e përbashkët e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis u ribotua sot në faqen e PE-së pasi u fshi mbrëmjen e djeshme duke i hapur rrugë mjaft aludimeve në spektrin politik dhe mediatik.

Gazetari Emirjon Senja iu drejtua mëngjesin e sotëm Parlamentit Europian duke pyetur në lidhje me shkaqet që çuan në fshirjen e deklaratës mbrëmjen e djeshme dhe përse ajo u ribotua sot me disa ndryshime në tekst.

Në përgjigjen që i dha gazetarit Emirjon Senja, Oficerja e Shtypit e Parlamentit Europian, Snjezana Kobescak tregoi se deklarata e publikuar dje në faqen e PE-së nuk ishte formati final i qendrimit të tre eurodeputetëve prandaj edhe u fshi.

Përgjigja e Oficeres së Shtypit të PE-së, Snjezana Kobescak

Megjithatë, Kobescak thekson se qendrimi i eurodeputetëve mbetet i njejtë: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të implementohet ashtu siç edhe u miratua.

“Arsyeja se përse qendrimi u publikua i korrigjuar lidhet me një gabim, pasi dje u publikua gabimisht në faqe versioni jo final i deklaratës.

Mesazhi i deklaratës mbeti i njëjtë dhe është e qartë, marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të zbatohet plotësisht”, theksohet në përgjigjen e Oficerës së Shtypit të PE-së, Snjezana Kobescak.

Mbrëmjen e djeshme, tre eurodeputetët David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis publikuan një qendrim në faqen e PE-së ku i kërkonin maxhorancës që të zbatonte pa ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit duke e vënë thekson tek nevoja që gjithçka të bëhej me konsensus mes palëve.

Kjo sipas tyre, do t’i hapte rrugë mbajtjes së takimit të parë të negociatave për Shqipërinë.

Deklarata u fshi nga faqja disa orë më vonë, për t’u ribotuar sot me disa ndryshime në mënyrën e artikulimit, por me thelbin e njëjtë. /skyweb.al

Artikulli pas

3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t: Një funksionar i lartë publik, rol kyç në akuzat për pengmarrjen e Gerond Meçes dhe manipulimin e tenderave?

24 Janar, 2026
Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike
Aktualitet

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

24 Janar, 2026
Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria
Aktualitet

Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria

24 Janar, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Aktualitet

Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum që vodhi miliardat e naftës së shqiptarëve

24 Janar, 2026
Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve
Aktualitet

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

24 Janar, 2026
Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri
Aktualitet

Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri

24 Janar, 2026
Artikulli pas
3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut
Aktualitet

“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Pas përplasjeve, akuzave dhe epiteteve të shumta që kishin shkëmbyer publikisht, Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryetari i zgjedhur i...

Lexo të plotë
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Skandali me tenderat e AKSHI-t, GJKKO jep vendimet, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanaj

18 Dhjetor, 2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi pas shpërthimit të murtajës së bagëtive

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi pas shpërthimit të murtajës së bagëtive

5 Qershor, 2025
Zbulohet tarifa e kalimit për autoveturat në tunelin e Llogarasë

Zbulohet tarifa e kalimit për autoveturat në tunelin e Llogarasë

4 Shtator, 2025
Dy kroçere me mbi 400 turistë ankorohen në portin e Sarandës

Dy kroçere me mbi 400 turistë ankorohen në portin e Sarandës

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Grupi i strukturuar kriminal (sipas SPAK) në krye të AKSHI-t la pa mirëmbajtje sistemin e fiskalizimit, biznesi heq “të zitë e ullirit”

24 Janar, 2026
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

Dosja e AKSHI-t: Një funksionar i lartë publik, rol kyç në akuzat për pengmarrjen e Gerond Meçes dhe manipulimin e tenderave?

24 Janar, 2026
Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

24 Janar, 2026
Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria

Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria

24 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr