• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë

Editor Nga Editor
13 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 2.962 shtetas shqiptarë jetojnë si rezidentë në rajonin e Lindjes së Mesme, ndërsa 543 të tjerë ndodhen atje si udhëtarë. Të dhënat u bënë të ditura nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e ndërmarra për mbrojtjen dhe asistencën ndaj qytetarëve shqiptarë në këtë rajon.

Sipas tij, përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme ka sjellë shqetësime edhe për Shqipërinë në aspektin politik dhe humanitar, pasi në vendet e prekura nga kriza jetojnë dhe punojnë shumë shtetas shqiptarë. Për këtë arsye, siguria e tyre mbetet një prioritet i Qeverisë Shqiptare dhe i Shërbimit të Jashtëm.

Ministri bëri të ditur se që në fillim të krizës është ngritur një shtab i posaçëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili funksionon në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë. Ky shtab, në bashkëpunim me drejtuesit e ministrisë dhe në koordinim të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajon, ndjek çdo zhvillim dhe mban kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët shqiptarë për t’u ofruar informacion, këshillim dhe asistencë.

Sipas të dhënave të prezantuara, ambasadat shqiptare kanë arritur të kontaktojnë individualisht 2.511 shtetas shqiptarë. Nga këta, 138 shtetas kanë shprehur interes për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa 703 shtetas janë asistuar ose udhëzuar për t’u larguar përmes formave të ndryshme të transportit.

Deri më tani, 24 shtetas janë larguar individualisht, ndërsa 45 të tjerë janë planifikuar të largohen në mënyrë individuale përmes rrugëve të sigurta të transportit. /skyweb.al

Etiketat: lindja e mesmeshqiptare
Artikulli para

Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

Artikulli pas

Kriza e naftës, Rama paralajmëron futjen e shtetit si aktor në tregun e karburanteve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi
Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889
Aktualitet

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kriza e naftës, Rama paralajmëron futjen e shtetit si aktor në tregun e karburanteve

Kriza e naftës, Rama paralajmëron futjen e shtetit si aktor në tregun e karburanteve

Të Përzgjedhura

Privatizohet edhe pika kufitare e Dhërmiut
Aktualitet

Privatizohet edhe pika kufitare e Dhërmiut

Nga SkyWeb
14 Maj, 2026
0

Skemat e tjetërsimit të pronave në bregdet nuk po kursejnë më as pikat kufitare të vendit. I fundit në radhë...

Lexo të plotë
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Punësimi rritet në tregti dhe turizëm, por bie në disa sektorë kyç

19 Mars, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Përpunuesit e Qumështit kërkojnë lehtësira nga qeveria ndërkohë që tregu është mbytur nga importi dhe qumështi pluhur

18 Nëntor, 2025
Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

6 Gusht, 2025
GRAFIKËT/ Bie numri i lopëve, shqiptarët po ngopen me qumësht pluhur dhe vaj palme: Sëmundjet kardiovaskulare bëjnë kërdinë  

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, shkak “sëmundja holandeze”?

14 Korrik, 2025

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr