• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO -s, Shijaku e Marin Gjonaj morën “bekimin” e qeverisë!

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Mars, 2025
in Ekonomi, Fokus
A A
0
FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u “vra”, uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Trualli i ish-rafinerisë së ARMO në Ballsh ka kaluar nga kompania Shijaku te Gjonaj Group përmes një serie transaksionesh të dokumentuara zyrtarisht. Procesi i shitjes dhe zhvillimit të zonës për ndërtimin e një parku fotovoltaik ka ngritur pikëpyetje për transparencën dhe rolin e institucioneve shtetërore. Ndërkohë, ish-punëtorët e ARMO-s vijojnë betejat ligjore për dëmshpërblim.

Kamberi dhe shumë të tjerë, ish-punonës të rafinerisë ARMO në Ballsh, prej shumë vitesh kanë fituar gjyqe për dëmshpërblim.

Ata nuk u paguan për vite me radhë duke u hedhur në rrugë. E gjithë rafineria, dikur shtetërore dhe e privatizuar në mënyrë abuzive, ka shkuar për skrap, teksa trualli është shitur disa herë.

Të gjithë dolën të fituar, që nga kompanitë private apo edhe administratorët, pasi askush s’është në burg megjithëse të gjithë s’paguan taksa, furnitorët, energi elektrike apo as punëtorët.

Por, çfarë po ndodh aktualisht?!

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Faksimile: Kompania ARMO figuron ende aktive dhe shteti ka 15 % të aksioneve

Vetë shteti, që kishte 15 % të aksioneve të asaj rafinerie, ka “bekuar” që ai kombinat të shkrihet dhe të shitet.

Disa firma private u morën me hekurat, ku punëtorët thanë se vlera e tyre arrinte mbi 100 milionë euro.

Firma e parë që shkoi atje, pas rrënimit ishte Shijaku Grup. Në atë kohë u tha se firma që merret me skrap shkoi atje pasi kishte fituar një ankand nga një bankë e nivelit të dytë.

Transaksioni ishte rreth 20 milionë euro, ndërkohë që mjetet e rënda të kësaj firme morën të gjitha hekurishtet.

Sërish nuk u bë asnjë inventar se sa pasuri po shitej për skrap, kush ishte përfituesi dhe çfarë do të ndodhte më pas me Kombinatin!

Por, pasi u morën të gjitha hekurat, firma që fitoi ankandin, Shijaku Grup, hapi një tjetër kompani që në atë vend të ndërtohej një park fotovoltaik.

Por kush ia fali trualin firmën Shijaku?!

Ende nuk ka asnjë informacion apo kontratë, mes kompaninë mëmë apo edhe asaj që e shkatërroi. Madje, as firmë nga ministria e Infrastrukturës që është edhe aksionere?!

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Faksimile: Firma Shijaku Grup i shet truallin e ARMO-s kompanisë Gjonaj me vlerë 1.9 milionë euro

Çuditë me truallin e ARMO-s nuk u ndalën, pasi pasi u shkatërrua dhe u “vodh” një pasuri e madhe e shtetit, duke lënë pas mbi 500 milionë euro borxhe, ai u shit.

Firma që i mori hekurat, Shijaku ia shiti firmën Gjonaj Grup.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, transaksioni është bërë në datën 1 nëntor 2023. Shitës janë Shpëtim, Bilal dhe Petrit Shijaku. Madje, firmë kanë vënë edhe bashkëshortet e tyre për këtë kontratë shit-berje kuotash.

Blerës është kompania Ifotelecom Albsolar 3 shpk, përfaqësuar dhe administrator z. Marin Gjonaj. Shitësit dhe blerësit ranë dakort për kompaninë “Greennat Solar Park Ballsh”, e themeluar dhe me pronare nga kompania Shijaku.

Gjonaj rezulton pjesë e dosjes së SPAK për Ilir Metën.

Çmimi i shitjes ishte 1.950.000 euro.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Faksimile: Pronar i firmës “Greennat …” janë aktualisht z. Agron Haxhiymeri dhe z. Marin Gjonaj

Por, kush e bleu truallin e ARMO-s?!

VoxNews shfletoi dokumentet e QKB-së, ku aktualisht rezulton se pronar i truallit të ARMO-s është firma “Infotelecom-Albsolar 3”.

Vetë kjo firmë ka si aksioner me 51 % kompaninë “GJONAJ GROUP HOLDINGS” me pronar z. Marin Gjonaj dhe kompaninë “ALBERG” me pronar z. Agron Haxhiymeri me 49 % të aksioneve.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Aktualisht, firma që menaxhon edhe truallin e ARMO-s është themeluar në datën 27 prill 2023, teksa janë bërë edhe transaksione të tjera.

Duket se, për të humbur gjurmët apo për të kaluar nga njëra dorë në tjetrën, bëhen edhe këto manovra nga frika e ndonjë hetimit të ëmvonshëm.

Nëse kalon disa duar, kush mban përgjegjësi, dora e parë, ata të mesit apo të fundit?

Koha e ka treguar se, nëse një firmë bën këtë manovër, asnjë nuk hetohet! Një skemë e pastër kamuflimi, për të tjetërsuar një nga pronat më të mëdha të shqiptarëve, të vjedhur nga të gjithë.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Faksimile: Pas tjetërsimit të truallit, krerët e qeverisë e shndërruan ARMO-n në një park fotovoltaik

Ndërkohë, pas gjithë këtyre manovrave, në datën 2 korrik 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një leje ndërtimi për objektin “ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MW dhe veprave ndihmëse”.

Parku ndodhet në Ballsh dhe porositës dhe zhvillues del kompania “GreeNnat Solar Park Ballsh”, e themeluar nga Shijaku dhe e blerë nga Gjonaj Grup.

Një truall me sipërfaqe prej 732.435 metra katrorë u tejtërsua. Panelet u vendosën në një truall plot 417 mijë metra katrorë, teksa në vendim nuk u dhanë detaje të tjera.

Faksimile: Leja e KKT-së është e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Kush e firmosi vendimin e KKT-së?!

Në dokumentet që hulumtoi VoxNews rezulton se firmëtarë është kreu i KKT-së, Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO-s,

Një paradoks i madh, pasi vetë Ministria e Energjisë është aksionere te ARMO e vjetër me 15 përqind.

Nga njëra anë Balluku firmos lejen e KKT-së, por në pronë të ministrisë që ajo drejton!

Ndërkohë, Kamberi* dhe shumë punëtorë të tjerë vijojnë betejën ligjore, ku kanë kundër të gjithë, që nga ish-aksionerët e zhdukur si Rezart Taçi, azerët, bankat, qiraxhinjtë apo edhe firmat aktuale Shijaku apo Gjonaj.

Por, kundër kanë edhe qeverinë. Parku ka filluar të prodhojë energji, por paratë po shkojnë për pronarët dhe jo shtetin (që ka pa marrë qindra miliona euro taksa) apo punëtorët! /voxnews

Etiketat: agron haxhiymerialbergarmogjonaj groupmarin gjonajshijakushijaku gruptaci oil
Artikulli para

Banditizëm me vulë e firmë

Artikulli pas

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Durrësi dhe Vlora, epiqendra e punësimit sezonal
Ekonomi

Durrësi dhe Vlora, epiqendra e punësimit sezonal

18 Shtator, 2025
Shpopullimi, bie ndjeshëm numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar
Ekonomi

Formulari i ri DIVA, dokumentet që duhet të ruani për të marrë kompensimin për fëmijët

18 Shtator, 2025
EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen
Ekonomi

EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen

17 Shtator, 2025
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re
Ekonomi

Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

17 Shtator, 2025
Të shkollohesh…
Ekonomi

Paga 1 250 euro për mësuesit, çfarë synon qeveria deri në fund të mandatit

18 Shtator, 2025
Hyjnë në fuqi rregulloret e BSH, ulen ndjeshëm komisionet për transfertat bankare
Ekonomi

Hyjnë në fuqi rregulloret e BSH, ulen ndjeshëm komisionet për transfertat bankare

17 Shtator, 2025
Artikulli pas
Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!
Aviacion

Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

Nga SkyWeb
29 Qershor, 2025
0

Avioni i tipit #ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne...

Lexo të plotë
TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

TABELA/ AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

15 Gusht, 2025
Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

11 Qershor, 2025
Zgjerohet ndjeshëm tregtia me pakicë, shqiptarët po shpenzojnë edhe më shumë për karburant

Zgjerohet ndjeshëm tregtia me pakicë, shqiptarët po shpenzojnë edhe më shumë për karburant

16 Shtator, 2025
FACT CHECK/ Ministri Pirro Vëngu nuk tha të vërtetën kur njoftoi blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve

FACT CHECK/ Ministri Pirro Vëngu nuk tha të vërtetën kur njoftoi blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve

13 Gusht, 2025

Të Fundit

Durrësi dhe Vlora, epiqendra e punësimit sezonal

Durrësi dhe Vlora, epiqendra e punësimit sezonal

18 Shtator, 2025
Diella “flet” në Kuvend: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri

Diella “flet” në Kuvend: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri

18 Shtator, 2025
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Çmimet largojnë italianët nga bregdeti shqiptar, polakët nuk lëvizin

18 Shtator, 2025
Shpopullimi, bie ndjeshëm numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar

Formulari i ri DIVA, dokumentet që duhet të ruani për të marrë kompensimin për fëmijët

18 Shtator, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr