• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Banditizëm me vulë e firmë

SkyWeb SkyWeb
4 Mars, 2025
në Aktualitet, Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Banditizëm me vulë e firmë
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Emirjon Senja


Historia nr.1

Qytetari B.Kodra mori një kredi në Raiffeisen Bank dhe në pamundësi për ta shlyer të gjithën, në vitin 2017 i ishte mbledhur një detyrim i papaguar prej 30 767 lekë. Raiffeisen Bank ia shet kredinë e keqe të z.Kodra, banditëve të MCA.

Pasi marrin të dhënat e z.Kodra, punonjësit e MCA shkojnë një zyrën ngjitur, marrin letrat që i kanë gati, të bardha, por me firmë dhe vulë nga përmbaruesi, shënojnë aty emrin e z.Kodra aty dhe ia nisin Kadastrës duke sekuestruar nëntë prona, tokë arë, me një sipërfaqe totale oprej 10 162 m2.

Kjo është jashtë çdo logjike dhe hapësire ligjore. Prokuroria shprehet se pronat kanë vijuar të jenë të sekuestruara deriu në 19 janar 2023 kur edhe është marrë informacioni i fundit nga Kadastra.

Historia nr.2

Qytetari A.Lika merr një kredi te Pro Credit Bank dhe në 2017 i rezulton një detyrim i papaguar prej 347 958 lekë. Ustallarët e MCA, i bëjnë letrat dhe në mes të gushtit 2017, sekuestrojnë 14 prona, tokë arë, me një sipërfaqe totale prej 24 080 m2 !! Pronat kanë qenë të sekustruara deri në janar 2023 kur edhe është marrë informacioni i fundit nga prokuroria.

Historia e mijëra të tjerëve

Një qytetar merr një kredi në bankë dhe pas disa muajsh apo vitesh, nuk mund ta shlyejë më atë. Banka ia shet portofolin MCA-së dhe MCA fillimisht sekuestron pronat e kredimarrësit pastaj e fton në zyra.

Aty qytetarit kredimarrës, që deri më tani nuk kishte shlyer dot kredinë, i bëhet presion dhe i ofrohet mundësia që të marrë një tjetër kredi nga një institucion tjetër mikro kredie në pronësi të aksionerëve të MCA me qëllim shlyerjen e kredisë së parë.

Pronat zhbllokohen për disa kohë deri sa qytetari në pamundësi për të shlyer kredinë e re rezulton sërish si debitor. Tani futet sërish në lojë punonjësi tjetër i MCA në zyrën ngjitur dhe mbush formularin me pronat e hallexhiut dhe bllokon edhe më tepër prona duke i marrë shpirtin.

Një banditizëm tipik.

Të ngjashme janë edhe historitë e rreth 17 000 qytetarëve të tjerë që banda e MCA u hipotekoi “shpirtin” prej bankave që në thelb duhet të tregojnë pak përgjegjësi për klientët e tyre.

Banka e Shqipërisë ishte në dijeni të kasaphanës që po ndodhte, por heshti. Edhe Prokuroria e Tiranës ishte në dijeni, por heshti. Po ashtu edhe Ministria e Drejtësisë. Kjo, sepse “ujqërit e MCA” kishin para, njohje dhe mbështetje politike. /skyweb.al

Artikulli para

Nga Lad Kosta, Mirton Lika, Lad Avrami dhe Skerdi Faria, VIP-at e dosjes së SPAK për Veliajn

Artikulli pas

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit
Ekonomi

Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit

26 Nëntor, 2026
E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve
Ekonomi

E frikshme me kë ndajmë rrugën! Vetëm 13,8% e të ritestuarve morën patentën pas humbjes së të gjitha pikëve

26 Nëntor, 2026
Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale
Ekonomi

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

26 Nëntor, 2026
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person
Aktualitet

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

26 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve

Të Përzgjedhura

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë
Aktualitet

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

SkyWeb
18 Shkurt, 2026
0

Sarajevë – Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Regional Cooperation Council, organizoi në selinë e tij në Sarajevë një takim të nivelit...

Lexo të plotë
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Pensionet në Greqi, kosto miliardëshe për 1.5 milionë shqiptarë

2 Maj, 2026
Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

11 Nëntor, 2026
Pse turbulencat janë më shumë të bezdisshme se sa të rrezikshme

Pse turbulencat janë më shumë të bezdisshme se sa të rrezikshme

13 Maj, 2026
Paratë e AKSHI-t, drogës dhe krimit të organizuar shqiptar po ngrenë kulla në Prishtinë: Biznesmenët e ndershëm kosovarë po ikin nga sytë këmbët

Paratë e AKSHI-t, drogës dhe krimit të organizuar shqiptar po ngrenë kulla në Prishtinë: Biznesmenët e ndershëm kosovarë po ikin nga sytë këmbët

3 Prill, 2026

Të Fundit

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën

Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën

26 Nëntor, 2026
Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit

Ushqen dhe kuron njerëzimin prej 5 000 vitesh, sot është Dita Botërore e Ullirit

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In