• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Klima po “djeg” bujqësinë

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Prill, 2025
in Aktualitet, Ekonomi
A A
0
Klima po “djeg” bujqësinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fasulja, një nga ushqimet tradicionale shqiptare, po zhduket nga arat për shkak të ndryshimeve klimatike. Fermerët e Korçës, dikur prodhuesit kryesorë, po përballen me humbje të mëdha, ndërsa importet nga Egjipti kanë mbushur tregun.

Esmeralda Topi – Faktoje.al

E hëna, për shumicën e familjeve shqiptare, është “dita e fasules”. Një zakon i trashëguar brez pas brezi, më i qëndrueshëm se çdo politikë bujqësore në vend. Por këtë vit, pjatat e ngrohta tradicionale po mbushen me fasule egjiptiane, sepse në Korçë, dikur vendi ku prodhohej bishtajorja më e mirë, bima nuk i mbijetoi të nxehtit.

ADVERTISEMENT

Altin Ibrahimi, fermer nga Pojani, që prej 20 vitesh merret me bujqësi, rrëfen një vit katastrofik: “Në 4 hektarë mora vetëm 600 kg fasule. Dikur, këtë sasi e merrja nga 2 hektarë”

Foto: Atdhe Mulla

Nga një pjatë e përballueshme për çdo xhep, fasulja është kthyer në luks. Vitin e kaluar, çmimi i saj shkoi deri në 700 lekë për kilogram. Gjasat janë që edhe këtë vit të jetë njësoj.

“Tani nuk dimë a duhet të mbjellim apo jo, se priten sërish temperatura të larta,” thotë Altini.

Për shkak të humbjeve, ai planifikon të përgjysmojë mbjelljen këtë vit.

“Humba 10 milionë lekë dhe nuk futa dot as 1 mijë lekë në xhep. E kam farën, por toka është me qira dhe shpenzimet për punëtorët janë të larta”

Shumë fermerë të tjerë nuk kanë më as farë për të mbjellë. Ata duhet ta blejnë atë në një treg tashmë të pushtuar nga importet.

Nga Korça në Kajro

Në vend që t’i mbledhim në Korçë, fasulet tani i shkarkojmë në port. Të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se importet e fasules janë rritur mbi pesëfish në dhjetë vitet e fundit.

Në vitin 2014, Shqipëria importonte 1,460 tonë fasule. Sot? Mbi 7,300 tonë. Pse? Klima, mungesa e politikave dhe paaftësia për të mbrojtur fermerët.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

90% e fasules së shitur në tregun shqiptar ka ardhur nga Egjipti. Vitin e kaluar në Shqipëri kanë hyrë 6,788 tonë me fasule të prodhuara në skajin verilindor të kontinentit afrikan.

“Po rrisim konsumin, por jo prodhimin. Po importojmë gjithnjë e më shumë — nga Afrika në Ballkan,” thotë Ilir Pilku, ekspert për politikat bujqësore.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Mungesa e politikave dhe krahut të punës

Politikat e munguara bujqësore janë shkaku kryesor i kësaj panorame, – thekson profesor Pilku, – teksa shton edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Fasulja kërkon shumë më tepër ditë pune me krah se çdo kulturë tjetër. Politikat për të motivuar fuqinë punëtore mungojnë”

Për shkak të ndryshimeve klimatike, fermerët në juglindje kanë pësuar dëme edhe në kultura të tjera si patatja dhe qepa.

“Nëse çdo vit vaditja nga pesë herë, këtë vit kam vaditur dhjetë herë vetëm për pataten. Edhe vaditja ka kosto,” thotë Altini.

Rajonet më të prekura nga thatësira dhe temperaturat e larta janë Jugu dhe Juglindja, si dhe zona bregdetare e fushore veçanërisht të ndjeshme ndaj klimës mesdhetare dhe efekteve të ngrohjes globale.

Foto: Atdhe Mulla

“Shqipëria thuajse çdo vit përballet me ngjarje ekstreme klimatike që shkatërrojnë me raste një vit të tërë pune,” thotë Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë dhe zhvillimin rural. “Shpeshherë janë reshje të dendura, përmbytje apo breshër”

“Në 10 vitet e fundit janë dëmtuar: 10.000 ha grurë, 15.000 ha kultura foragjere, 1000 ha pemë frutore dhe mbi 1500 ha vreshta,” shton Ndoc Fasllia, profesor në Universitetin Bujqësor.

Rito Hamataj, një agronom i dalë në pension nga fshati Kafaraj në Fier, është shembulli më i freskët i pasojave nga breshëri.

“Më dëmtoi 400 rrenjë nektarine. Vitin e kaluar mora 200 kuintal. Sivjet — zero. Nuk kam parë kurrë një stuhi të tillë ,” psherëtin ai.

Ndërsa fermerët numërojnë humbjet, Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë shifër konkrete për dëmet.

Foto: Atdhe Mulla

A ka ndonjë plan?

Sipas përgjigjes për Faktoje, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ka realizuar disa vlerësime mbi ndikimet klimatike, por kryesisht përmes projekteve të huaja. Ajo pranon se nuk ka një vlerësim vjetor për dëmet, por “po planifikon masa si teknika të reja, kultivarë rezistentë dhe mbrojtje ndaj breshërit e përmbytjeve”.

“Ka ardhur koha që të vlerësojmë siç duhet procesin e ndryshimeve klimatike sepse mund të na rritet numri i subjekteve që shkojnë në faliment”, thotë Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

“Nëse do të vazhdohet të punohet pa vizion Shqipëria do të vazhdojë paradoksin ku dhe pse është vendi më bujqësor i rajonit të ngelet importuesi neto më i madh i ushqimeve”, paralajmëron ekspertja Esmeralda Ballesha.

Përveç klimës, Shqipëria ka një faktor edhe më të rrezikshëm: vendimmarrjen politike. Emigrimi masiv, subvencionet minimale, pezullimi i fondeve IPARD dhe një ministri që llogarit me sy, jo me shifra, janë disa nga goditjet që po përplasen mbi bujqësinë.

Ky sektor është më pak i financuari nga buxheti i shtetit. Sipas INSTAT, prodhimi bujqësor u tkurr me 2,7% vjet.

***

“Bujqësia është si një shtëpi pa çati,” thotë Altin Ibrahimi. “Klima ia djeg kulmin, politika i nxjerr derën”

Nëse klima po e djeg tokën, politikat po i hedhin hi sipër. Në një vend ku bujqësia është identitet, mungesa e mbrojtjes për fermerët është një formë e heshtur braktisjeje. Fasulet janë vetëm fillimi. Pyetja që mbetet është: A do ta mbrojmë këtë “shtëpi pa çati”, apo do të vazhdojmë të importojmë gjithçka… përveç përgjegjësisë?

Artikulli para

TENDERI/ Shteti shqiptar vë në dispozicion 44 mijë euro për akomodimin e dy menaxherëve turq, kërkohet jastëk me pupla

Artikulli pas

Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik
Ekonomi

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

7 Tetor, 2025
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

7 Tetor, 2025
Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet
Aktualitet

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

7 Tetor, 2025
Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta
Ekonomi

Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta

7 Tetor, 2025
Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet
Ekonomi

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

7 Tetor, 2025
Qeveria çon para projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave
Ekonomi

Qeveria çon para projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave

7 Tetor, 2025
Artikulli pas
Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë

Nga SkyWeb
14 Qershor, 2025
0

Vojo Bregu, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë deri në vitin 2017, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me...

Lexo të plotë
Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

2 Tetor, 2025
Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin BB për Shqipërinë

Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin BB për Shqipërinë

20 Shtator, 2025
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Si po rrënohen bujqësia dhe industria, në rënie të lirë prej më shumë se dy vitesh

30 Shtator, 2025
Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

28 Prill, 2025

Të Fundit

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

7 Tetor, 2025
“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

7 Tetor, 2025
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

7 Tetor, 2025
“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

7 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr