• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 2 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Prill, 2025
në Aktualitet, Ekonomi
A A
0
Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bankat kryesore të Shqipërisë u vendosën nën hetim të thelluar të mërkurën nga Autoriteti i Konkurrencës nën dyshimin se kanë shkelur nenin 4 dhe nenin 9 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, bëri të ditur Autoriteti i Konkurrencës në një njoftim për shtyp.

Hetimi ka të bëjë me praktikat e ndërmjetësimit për shitjen e një police sigurimi jete, të cilën bankat ua kërkojnë me detyrim kredimarrësve të caktuar, përfshirë kredimarrësit e kredisë për shtëpi. Kjo police sigurimi ka për qëllim që të garantojë se një kompani sigurimi do të paguajë kredinë në rast se kredimarrësi vdes pa e shlyer atë. Ky është një produkt që, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, realizon të ardhura bruto për kompanitë e sigurimeve në masën 1.64 miliardë lekë [rreth 16 milionë euro].

Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ndalon dy ose më shumë operatorë në të njëjtin treg që të bien në marrëveshje me njëri-tjetrin për të kufizuar konkurrencën, për shembull, përmes caktimit të çmimeve të njëjta, kufizimit të sasisë apo vendosin kritere të tjera kufizuese për konsumatorin.

Neni 9 i ligjit ndalon kompanitë të cilat vlerësohet se kanë fuqi dominuese në treg nga abuzimi me këtë fuqi dominuese.

“Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete për ndërmarrjet: OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Credins Bank SHA, Banka Raiffeisen SHA, Banka e Tiranës SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA, Banka Amerikane e Investimeve SHAdhe Abi Broker Sigurimesh SHA dhe në tregun e kredidhënies me sigurim  jete për kreditë që jepen brenda bankës Bankës së Parë të Investimeve SHA dhe Bankës Procredit SHA,” thuhet në njoftimin e autoritetit.

“Sjellja e ndërmarrjeve Banka Raiffeisen SHA, OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana Bank SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, ABI Bank SHA, Abi Broker Sigurimesh SHA dhe Procredit Bank SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003 ndërkohë që sjellja e ndërmarrjeve Tirana Bank SHA, Credins Bank SHA, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA dhe Banka e Parë e Investimeve SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003,” thuhet më tej në këtë njoftim.

Rritje e shpejtë e të ardhurave, kosto minimale e dëmeve

Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt sigurimi që u shitet me detyrim kredimarrësve, për llogari të sigurisë së bankave për shlyerjen e kredisë në rast se kreditori vdes. Rreth 118 mijë shqiptarë blenë një police të tillë sigurimi gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Numri i klientëve të kësaj klase sigurimi dhe të ardhurat e kompanive të sigurimit nga këto shitje kanë pësuar rritje dramatike gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e AMF tregojnë se numri i shqiptarëve që është detyruar të blejë një police sigurimi për jetën e debitorit është rritur me dy herë, nga 59 mijë vetë në vitin 2019, në 118 mijë në vitin 2024. Të ardhurat nga shitja e policave të sigurimit të kësaj klase janë rritur me 112%, gjë që do të thotë se çmimi mesatar i policës së shitur është rritur gjithashtu. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit, në vitin 2024 ishin vetëm 10% të primeve të paguara. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimeve shijojnë norma fitimi bruto në masën 90% për këtë produkt, shifër kjo që sugjeron shkallë të ulët konkurrence në treg në dëm të konsumatorëve.

Përgjatë pesë viteve të fundit, pra periudhës 2009-2024, shqiptarët kanë paguar 6.6 miliardë lekë polica sigurimi të jetës së debitorit, ndërsa kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej 843 milionë lekë dëme ose 12% të të ardhurave. /BIRN

Etiketat: autoriteti konkurrencesbanka e pare e investimevebanka kombetare tregtarecredins bankotp bankraiffeisen banktirana bankubaunion bank
Artikulli para

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Artikulli pas

Roskovec, TEC në tokën e serave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Dhjetëra mijëra apartamente bosh, por shqiptarët jetojnë ngushtë sipas Eurostat

2 Dhjetor, 2025
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë
Ekonomi

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

2 Dhjetor, 2025
Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%
Ekonomi

Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

2 Dhjetor, 2025
OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale
Aktualitet

OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale

2 Dhjetor, 2025
Njerëzit “derdhen lumë” në rrugë, qeveria bullgare tërhiqet nga buxheti i ri dhe propozimi për rritjen e taksave
Aktualitet

Njerëzit “derdhen lumë” në rrugë, qeveria bullgare tërhiqet nga buxheti i ri dhe propozimi për rritjen e taksave

2 Dhjetor, 2025
SIGAL paguan dëmet e 13 361 klientëve
Ekonomi

Raporti i AMF: SIGAL IG në krye të tregut të sigurimeve, 1 në 4 dëme paguhen nga kompania

2 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Roskovec, TEC në tokën e serave

Roskovec, TEC në tokën e serave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit, përmes një mesazhi të...

Lexo të plotë
“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

17 Gusht, 2025
Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

8 Tetor, 2025
Projektbuxheti 2026, 887 miliardë lekë shpenzime, zgjerohet me 6.7%

Projektbuxheti 2026, 887 miliardë lekë shpenzime, zgjerohet me 6.7%

4 Nëntor, 2025
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

Turkish Airlines tërhiqet nga Air Albania, shet 49 për qind të aksioneve

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Dhjetëra mijëra apartamente bosh, por shqiptarët jetojnë ngushtë sipas Eurostat

2 Dhjetor, 2025
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

2 Dhjetor, 2025
Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

2 Dhjetor, 2025
OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale

OKB: Inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë globale

2 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr