• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

Editor Nga Editor
15 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Po të ma kishit bërë këtë pyetje 15 vjet më parë, do t’ju kisha thënë: ‘Absolutisht marrëzi. Është çështje gjenetike dhe këpucët nuk shkaktojnë asnjë problem’,” thotë Andrew Goldberg, specialist ortoped për shputën dhe kyçin e këmbës në spitalin Wellington në Londër. Megjithatë, mendimi i tij ndryshoi rrënjësisht pasi pa skanime 3D që tregonin se si duken këmbët e njerëzve ndërsa qëndrojnë brenda këpucëve.

Ai realizoi dy skanime të këmbëve të së njëjtës person: një herë zbathur dhe një herë me taka. Dallimi ishte i menjëhershëm. Me taka, gishtat ishin të ngjeshur, gishti i madh shfaqte shenja bunioni (deformim i kyçit në bazën e gishtit të madh), ndërsa gishtat e vegjël ishin të përkulur si kthetra, duke u kapur për të ruajtur ekuilibrin. Goldberg rekomandon ushtrime të thjeshta ditore për këmbët, si kapja e objekteve me gishtat e këmbëve, për t’i mbajtur ato fleksibël dhe për të forcuar muskujt.

“Mund ta imagjinoni që pas disa orësh këmbët fillojnë të dhembin dhe, sapo hiqni këpucët, gishtat kthehen në pozicionin normal,” shpjegon ai. “Por nëse vishni taka tetë orë në ditë, çdo ditë, për vite me radhë, indet fillojnë të ngurtësohen në atë pozicion.” Me kalimin e kohës, ky tension çon në shtrirje të indeve të buta, formim bunionesh, përkulje të përhershme të gishtave dhe, në fund, artrit nga konsumimi.

Sipas Goldbergut, të gjitha llojet e këpucëve ndikojnë deri diku në formën e këmbës, duke i afruar gradualisht gishtat me njëri-tjetrin dhe duke e ngushtuar profilin e saj. Këpucët e ngushta ose me majë e përkeqësojnë këtë efekt, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë njerëz mbajnë këpucë më të vogla se numri i tyre i vërtetë.

Për ata që veshin shpesh taka, Goldberg këshillon ushtrime të përditshme të thjeshta, si kapja e objekteve me gishtat e këmbëve ose ecja zbathur mbi majat e gishtave për një minutë, për të ruajtur fleksibilitetin dhe forcën muskulore.

Në fund të fundit, thekson ai, çelësi është moderimi.

“Nëse i vishni takat për një darkë, nuk ka problem. Por mos i mbani gjithë ditën, çdo ditë. Dhimbja që ndjeni në fund të mbrëmjes pas një dite me taka nuk është aspak e çuditshme — thjesht po i shkaktoni shumë stres këmbës suaj të gjorë.” /Skyweb.al

Etiketat: kembettakat
Artikulli para

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Artikulli pas

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual
Shëndet

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual

21 Nëntor, 2026
Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë
Shëndet

Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë

21 Nëntor, 2026
Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri
Shëndet

Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri

21 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë
Shëndet

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale
Shëndet

IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale

20 Nëntor, 2026
Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë
Shëndet

Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë

20 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

Të Përzgjedhura

Presidenca zbardh çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë
Aktualitet

Presidenca zbardh çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë

Nga Editor
28 Shtator, 2026
0

Presidenti Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte situata aktuale e sigurisë dhe forcimi i...

Lexo të plotë
Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

11 Korrik, 2026
Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

8 Nëntor, 2025
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Pse Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve në Europë?

13 Shtator, 2026
Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi

17 Shtator, 2025

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Ulni faturën e energjisë dhe shlyeni investimin me kursimet, skema e re e qeverisë deri në 15 vite

23 Nëntor, 2026
LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Transfertat tani kryhen në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave në Shqipëri

23 Nëntor, 2026
PARADOKSI/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizimin kapin majat, por ZGJEROHET administrata

Tamam “punë shteti”, Administrata do të ketë 9 ditë pushim gjatë 2027!

23 Nëntor, 2026
Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes

Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr