• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
në Ekonomi
A A
0
U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga lista gri për pastrimin e parave, fenomeni mbetet shqetësues dhe i përhapur. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e fundit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, ku në vitin 2024 janë identifikuar 13 skema të pastrimit të parave, kryesisht nëpërmjet pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe bizhuterive.

Në këto skema janë përfshirë jo vetëm shtetas shqiptarë, por edhe të huaj – veçanërisht nga Ishujt Kajman dhe Afrika e Veriut. Më shumë se gjysma e skemave përfshinin biznese, ku tre shtetas të huaj kishin hapur kompani në Shqipëri dhe kishin përfituar rreth 3 milionë euro përmes transfertave që vinin nga Singapori, Rumania dhe Kolumbia. Këto fonde maskoheshin si “shërbime konsulence”.

Sipas pedagogut dhe ekspertit të ekonomisë Edison Zaçaj, “përdoren kryesisht bizneset në sektorin e shërbimeve, pasi janë më të vështirat për t’u gjurmuar”. Ai thekson se vlerat e raportuara janë vetëm maja e ajsbergut: “Në mendimin tim ka shumë më tepër raste për t’u hetuar dhe shumë më tepër vepra ende të paregjistruara”.

Të dhënat e raportit vjetor tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme në “Raportet për Aktivitet të Dyshimtë” që vijnë nga bankat, pikat e këmbimit valutor dhe noterët. Gjatë vitit të shkuar, Inteligjenca Financiare i përcolli SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit plot 234 raste të dyshuara, 14 më shumë se një vit më parë.

Për vitin 2024, vlera e parave të përfshira në këto skema dhe që u kapën nga autoritetet arriti në 10.4 milionë euro – një shifër dhjetëfish më e lartë se në vitin 2023. Sipas raportit, 97 për qind e kësaj vlere u sekuestrua me vendim të prokurorisë apo gjykatave, përqindje që ka mbetur thuajse e pandryshuar në gjashtë vitet e fundit.

Brikena Kasmi, ish-zëvendësministre e Drejtësisë, thekson se “tre elementët kryesorë të pastrimit të parave – vendosja, shtresëzimi dhe integrimi – nuk kanë ndryshuar”. Ajo shton se rritja e rasteve tregon se fenomeni vijon të jetë prezent dhe i strukturuar.

Raporti sinjalizon se Shqipëria duhet të mbetet vigjilente dhe të përforcojë më tej kapacitetet për parandalimin dhe goditjen e pastrimit të parave. /skyweb.al 

Etiketat: ishujt kajmanpastrim parash
Artikulli para

Avioni i parë do të ulet në Aeroportin e Vlorës brenda pak javësh

Artikulli pas

Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Portofoli i risiguruesve të SIGAL: Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare
Ekonomi

Portofoli i risiguruesve të SIGAL: Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

9 Mars, 2026
Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike
Ekonomi

Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

9 Mars, 2026
Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik
Ekonomi

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion

Mirupafshim pasaportave dhe biletave fizike në aeroporte për tre vjet! Nis revolucioni digjital në udhëtimet me avion

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aviacion

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Nga SkyWeb
28 Nëntor, 2025
0

Kompania europiane Airbus ka njoftuar një ndërhyrje të menjëhershme në software-in e një numri të madh avionësh të familjes A320,...

Lexo të plotë
Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

9 Shtator, 2025
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

17 Dhjetor, 2025
Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill

Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill

6 Mars, 2026
Plumbi që del nga goja!

Plumbi që del nga goja!

23 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr