• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2025
në Ekonomi
A A
0
Qeveria shpall fituesin e koncesionit 1 miliardë euro në kulmin e fushatës zgjedhore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare do të shpallë të enjten kompaninë fituese të koncesionit 1 miliardë euro për ndërtimin dhe shfrytëzimin e autosdradës Milot-Balldrenë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në aktivitetin “Infrastruktura, Arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030”, Balluku tha se fituesi i kontratës së majmë do të shpallet brenda dy-tre ditësh.

Shpallja e fituesit të koncesionit vjen kur Shqipëria është zyrtarisht në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme. Opozita ka deklaruar se nuk do ta njohë koncesionin e autostradës Milot-Balldrenë dhe tenderin për Portin e Durrësit, pasi sipas saj tenderat po zhvillohen në kundërshtim me ligjin.

Ulaj, Salillari, Kola dhe Metaliajt

Gener 2, Salillari, A.N.K dhe 4 A-M janë kompanitë që po përplasen të shtien në dorë kontratën e majme koncesionare, e cila për 35 vjet pritet të arkëtojë plot 1 miliardë euro. Segmenti Milot Balldrenë është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu, të cilin qeveria ka vendosur që ta ndërtojë të gjithin me koncesion.

Deri tani qeveria shqiptare ka tenderuar 4 segmente të këtij Korridori. I pari, që është realizuar tashmë është autostrada Thumanë-Kashar e ndërtuar me koncesion nga kompania Gener 2. Dy segmentet e tjera nga Kashari deri në Fier janë fituar respektivisht nga Gjoka Konstruktion dhe Fusha, ndërsa aksi nga Thumanë-Milot është fituar sërish nga Gener 2.

Milot-Balldrenë është segmenti i pestë koncesionar. Ai ka një gjatësi 17 kilometër të gjatë dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro vetëm si kosto ndërtimi.

Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi total i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Por sipas llogarive të planit të biznesit, për këtë periudhë që do të jetë nën zotërimin e privatit, ky aks do të gjenerojë rreth 1 miliardë euro të ardhura nga tarifa e kalimit.

Tarifa
Tarifa bazë e kalimit në rrugën Milot Balldrenë është caktuar 0.12 euro për kilometër. Kjo do të thotë se për të përshkruar të gjithë rrugën me gjatësi 17 kilometër qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 2.5 euro për çdo kalim duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

Kjo është hera e dytë që qeveria shqiptare tenton të japë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldrene. Hera e parë ishte në vitin 2018, kur qeveria zgjodhi fituese të koncesionit kompaninë A.N.K, por me një tjetër model, atë të Partneritetit Publik Privat, sipas të cilit kompania do të ndërtonte rrugën me paratë e veta dhe do të paguhej për 13 vjet nga buxheti i shtetit deri në shlyerjen e investimit dhe fitimin e saj.

Por A.N.K nuk arriti ta ndërtonte rrugën pasi nuk gjeti paratë për ta financuar atë. Rrjedhimit qeveria e anulloi koncesionin për ta tenderuar sërish, por këtë herë me formulën e tarifës së kalimit për qytetarët, jo përmes shlyerjes nga buxheti. /kapitali

Etiketat: koncensionmilot balldrenrrugatarifa
Artikulli para

Hekurudha Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1.8 mld euro dhe përfundon në 2035

Artikulli pas

INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Portofoli i risiguruesve të SIGAL: Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare
Ekonomi

Portofoli i risiguruesve të SIGAL: Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

9 Mars, 2026
Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike
Ekonomi

Çmimi i naftës kalon mbi 100 dollarë për fuçi, G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike

9 Mars, 2026
Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik
Ekonomi

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

9 Mars, 2026
Artikulli pas
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni
Shëndet

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Në gjithë vitet e saj si gazetare, autorja nuk e kishte imagjinuar kurrë se do t’i duhej të pyeste dikë...

Lexo të plotë
Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

7 Qershor, 2025
PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

10 Korrik, 2025
5 cilësi njerëzore që AI nuk do t’i zëvendësojë KURRË

5 cilësi njerëzore që AI nuk do t’i zëvendësojë KURRË

30 Nëntor, 2025
Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

24 Qershor, 2024

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr