• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 29 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga “S’ka pse dilni prej shtëpie” në “Ikni merrni zarfet!”, si ndryshoi retorika e KQZ për votën e Diasporës dhe hijet e një skandali

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Maj, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Nga “S’ka pse dilni prej shtëpie” në “Ikni merrni zarfet!”, si ndryshoi retorika e KQZ për votën e Diasporës dhe hijet e një skandali
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur nisi procesi i regjistrimit të qytetarëve shqiptarë me banim jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 2025-ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u zotua qartë: qytetarët nuk do të kishin nevojë të shkonin në zyrat postare për të marrë ose dorëzuar zarfet.

Gjithçka do të kryhej në adresat që vetë qytetarët kishin deklaruar, përmes një shërbimi postar “derë më derë”.

Por sot, më 3 maj 2025, në një kthesë të papritur, KQZ u bën thirrje votuesve shqiptarë që ndodhen në Greqi që të paraqiten fizikisht në pikat e DHL për të tërhequr ose dorëzuar zarfet e votimit.

Situata me votuesit në Greqi është shumë problematike. Në Greqi janë dërguar mbi 68 mijë zarfe dhe deri më tani janë kthyer vetëm 7.2% e tyre, shkruan skyweb.al.

Lista e zyrave dhe oraret e punës u publikua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi si një njoftim i thjeshtë, por pas tij fshihet një realitet shumë shqetësues që vë në pikëpyetje jo vetëm standardin e procesit, por edhe vetë legjitimitetin e tij.

Në një kohë kur procesi duhej të ishte i sigurt dhe pa ndikime, kërkesa për qytetarët që të shkojnë vetë në zyrat e DHL jo vetëm krijon pengesa të reja praktike, por edhe hap derën për ndërhyrje dhe manipulime.

Kujtojmë se DHL ka marrë nga shteti shqiptar një kontratë në vlerën 9.2 milionë euro, pikërisht për të garantuar një shërbim korrekt dhe për të respektuar të drejtën kushtetuese të zgjedhësve jashtë vendit.

Ajo që po ndodh sot tregon se ky detyrim nuk është përmbushur.

Statistikat e zarfeve:

  • 245,935 zarfe janë dërguar nga KQZ drejt zgjedhësve jashtë vendit.
  • 219,464 zarfe janë marrë nga zgjedhësit (pra, 26,471 zarfe nuk janë marrë kurrë, janë të humbur ose bllokuar që në nisje).
  • Nga zarfe të marra, vetëm 131,657 zarfe kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
  • Kjo do të thotë se 87,807 zarfe janë marrë nga qytetarët, por nuk kanë arritur në destinacion.

Në total, 114,278 zarfe janë aktualisht të humbura ose të bllokuara:

  • një pjesë (26,471) që asnjëherë nuk arriti në duart e zgjedhësve,
  • dhe një pjesë tjetër (87,807) që janë “zhdukur” pas marrjes, diku në itinerarët postare ose në dorëzime që nuk u bënë kurrë.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Kemi përballë një shifër alarmante: mbi 46% e të gjithë zarfave të dërguar janë jashtë çdo kontrolli. Në një proces votimi, ku besueshmëria ndërtohet mbi parimin e integritetit të çdo vote, mungesa e qindra mijëra zarfeve është një skandal më vete.

Nëse marrim parasysh se një pjesë e mirë e këtyre zgjedhësve kanë bërë sakrifica për t’u regjistruar dhe për të votuar nga mijëra kilometra larg, fakti që zarfet nuk u dërguan apo nuk u kthyen përbën një cënim të drejtës së tyre përfaqësuese.

Pse është ky një problem serioz ?

Së pari, për shkak të mungesës së transparencës. Deri tani, KQZ nuk ka sqaruar nëse këto zarfe të humbura janë përgjegjësi e postës DHL apo janë rezultat i ndonjë problemi tjetër logjistik.

Së dyti, sepse ndryshimi i procedurave në mes të procesit hap rrugën për abuzime. Nëse fillimisht thuhej që zarfi do të vinte në shtëpi, sot qytetarët duhet të shkojnë vetë në poste, një akt që mund të rezultojë në mosmarrjen e zarfeve nga të gjithë votuesit, në vonesa, ose në probleme të tjera me dorëzimin.

Së treti, sepse një numër kaq i madh zarfesh të humbur potencialisht mund të ndikojë rezultatin zgjedhor në një ose më shumë qarqe, duke deformuar vullnetin e qytetarëve që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Prandaj, procesi i votimit të shqiptarëve jashtë vendit rrezikon të bëhet një farsë e kushtueshme dhe një dështim historik për demokracinë shqiptare. /skyweb.al

Etiketat: diasporakqzzarfet
Artikulli para

Agjencia SHARGAN në Panirin e DUBAIT, interes i lartë studentësh për Shqipërinë

Artikulli pas

Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Aktualitet

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
Artikulli pas
Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump

Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend
Aktualitet

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë...

Lexo të plotë
Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

12 Mars, 2026
“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

18 Tetor, 2025

Si u shfry operacioni i bujshëm në Sarandë, Mariel Murati reklamon hotelin pa leje, Kozeta Statha, Andri Dhima dhe të tjerët vijojnë biznesin dhe plazhin

10 Qershor, 2025
Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

15 Qershor, 2025

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr