Shqipëria priti për dy ditë 47 liderë nga Europa dhe më gjerë, ndërkohë që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bë destinacioni i një numri të madh avionësh, të tipeve dhe madhësive të ndryshme duke ngjallur dhe interesin e të apasionuarve pas tyre, siç është edhe Skyweb.al.
Liderët erdhën në Shqipëri me avionë të vegjël, privatë, por një numër i madh i tyre përdoren edhe avionët qeveritarë, siç ishin Presidenti i Francës, Macron, ai turk Erdogan, ai i Azerbajxhanit Aliyev, kryeministrit gjerman, etj.
Skyweb.al bëri një vëzhgim duke zbuluar edhe disa nga avionët më interesat që zbritën gjatë dy ditëve të fundit në Rinas.
Kështu, Presidenti Macron fluturoi drejt Rinasit me avionin qeveritar Airbus A330-200, i cili përdoret për udhëtime të mesme dhe të gjata nga kompanitë e aviacionit civile, ndërkohë që modeli që zbriti në Tiranë është posaçërisht në shërbim të Macron.
Një avion Airbus A330-200 përdori edhe Presidenti i Turqisë, Erdogan.
Presidenti azer Aliyev përdori një Boeing 767, ndërsa në inventarin e qeverisë azere janë edhe dy avionë të tjerë, një Airbus A319 dhe një Gulfstream G550.
Kryeminitri polak Donald Tusk erdhi me një Boeing 737, në shërbim të qeverisë së Polonisë, kurse kryeministri britanik Starmer, përdori një avion Airbus A321 NX(LR), i cili është fjala e fundit e teknologjisë së kompanisë Airbus.
Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Zelensky zbriti në Tiranë me një avion Airbus A319, i cili është një version më i shkurtër i familjes së avionëve A320. /skyweb.al