• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria, një destinacion konkurrues për turizmin mjekësor në rajon

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Maj, 2025
në Ekonomi, Kryesore, Turizëm
A A
0
Shqipëria, një destinacion konkurrues për turizmin mjekësor në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përpiqet të konsolidohet si një destinacion konkurrues në rajon për turizmin shëndetësor edhe pse jemi ende në hapat e para.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë rritje të qëndrueshme të këtij sektori, me një numër në rritje pacientësh të huaj që vijnë për trajtime mjekësore në vend, për shkak të çmimeve të ulëta dhe cilësisë së shërbimeve në klinikat private, shkruan skyweb.al.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe INSTAT, gjatë vitit 2024 në Shqipëri mbërritën 11.7 milionë turistë të huaj, me një rritje prej 15.2% krahasuar me një vit më parë. Besohet se një përqindje e konsiderueshme e këtij fluksi kanë përdorur shërbime shëndetësore, duke përfshirë kryesisht trajtime dentare dhe ndërhyrje estetike.

Shërbimet më të kërkuara nga pacientët e huaj

Të dhënat nga sektori privat tregojnë se stomatologjia, veçanërisht implantet dentare dhe trajtimet estetike, mbetet ndër shërbimet më të kërkuara. Çmimet për një implant dentar në Shqipëri variojnë mesatarisht nga 300 deri në 500 euro, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Evropian ato shkojnë nga 1000 deri në 2000 euro.

Një tjetër fushë me kërkesë të lartë është kirurgjia estetike, përfshirë rinoplastikën, liposuksionin dhe liftingun e fytyrës.

Pacientët vijnë kryesisht nga Kosova, Italia dhe diaspora shqiptare në vendet perëndimore.

Ndërkohë, transplanti i flokëve po bëhet gjithashtu një shërbim gjithnjë e më i kërkuar. Procedurat FUE dhe DHI ofrohen në çmime që variojnë nga 1500 deri në 2500 euro.

Përveç tyre, një pjesë e pacientëve kërkojnë fizioterapi dhe shërbime rehabilitimi, veçanërisht pas ndërhyrjeve ortopedike apo aksidenteve.

Të ardhura në rritje dhe infrastrukturë në zhvillim

Sipas një analize të Qendrës për Zhvillim Ekonomik Rajonal, të ardhurat e gjeneruara nga turizmi shëndetësor në Shqipëri gjatë vitit 2024 vlerësohen në 35 deri në 40 milionë euro. Kjo rritje lidhet me çmimet konkurruese, në disa raste 60-70% më të ulëta se në vendet e BE-së, dhe me aksesin më të shpejtë shërbimi, pa lista të gjata pritjeje.

Aktualisht, në vend operojnë rreth 25 klinika dhe spitale private që ofrojnë shërbime të strukturuara për turistët shëndetësorë në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Shkodra.

Disa prej tyre kanë lidhje të drejtpërdrejta me agjenci turistike që ofrojnë paketa të kombinuara, ku përfshihet akomodimi, transporti dhe trajtimi mjekësor.

Megjithatë, mungon ende një strategji e unifikuar shtetërore për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion për turizëm shëndetësor./skyweb.al

Etiketat: shqiperiaTurizem mjekesor
Artikulli para

Kompanitë celulare rrisin fitimet gjatë 2024

Artikulli pas

Ballkani në alarm për fuqinë punëtore, ministrat takohen në Budva për të zgjidhur krizën e mungesës së krahut të punës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Ballkani në alarm për fuqinë punëtore, ministrat takohen në Budva për të zgjidhur krizën e mungesës së krahut të punës

Ballkani në alarm për fuqinë punëtore, ministrat takohen në Budva për të zgjidhur krizën e mungesës së krahut të punës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit
Ekonomi

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

Nga SkyWeb
3 Janar, 2026
0

Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri një “premtim bombastik”: Shqipëria do të jetë pararojë globale, vendin e parë...

Lexo të plotë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

4 Tetor, 2025
DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro

DOKUMENTET/ Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro

28 Prill, 2025
Greqia në alarm, turistët shpenzuan më pak këtë verë

Greqia në alarm, turistët shpenzuan më pak këtë verë

22 Gusht, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

Kriza e qumështit shqiptar! Kompanitë ulin çmimin për fermerët dhe e rrisin për konsumatorët, tregu dominohet nga oligopoli, vaji i palmës dhe qumështi pluhur

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Dy punonjës të aeroportit në Gjermani humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit në Gjermani humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr