• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n

Editor Nga Editor
13 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
0
Sejko pret përfaqësuesit e BERZH-it: Kreditë me probleme në 3,7%, niveli më i ulët që në 2008-n
Share on FacebookShare on WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Hannes Takacs, përfaqësuesi i ri rezident i BERZH-it në Shqipëri, i shoqëruar nga  Ekaterina Solovova, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve.

Në fillim të takimit, Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme solide edhe gjatë periudhës në vijim.

Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, duke krijuar kushte financiare të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Lidhur me sektorin bankar, Sejko nënvizoi se sistemi mbetet i qëndrueshëm, me tregues të mirë kapitalizimi, likuiditeti dhe përfitueshmërie.

Gjithashtu, shtoi ai, raporti i kredive me probleme, në nivelin 3,7%, përfaqëson nivelin më të ulët historik që nga viti 2008.

Sipas Guvernatorit, ky rezultat pasqyron efektet e reformave strukturore të ndërmarra gjatë dekadës së fundit, përmirësimin e disiplinës financiare të industrisë bankare, si dhe efektivitetin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Më tej, Sejko vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me BERZH-in dhe falënderoi institucionin për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit.

Ai veçoi bashkëpunimin për përgatitjen e infrastrukturës rregullative në fushën e administrimit të rreziqeve që lidhen me ndryshimet klimatike, si dhe asistencën teknike për zhvillimin e tregut të parasë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, ai vlerësoi mbështetjen e BERZH-it në procesin e vetëvlerësimit të kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në raport me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe bashkëpunimin për zbatimin e iniciativës WE Finance Code, e cila synon të përmirësojë aksesin në financim për gratë sipërmarrëse dhe të forcojë ekosistemin e financimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it shprehën vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë me Bankën e Shqipërisë dhe për rezultatet e arritura në kuadër të projekteve të përbashkëta. Ata riafirmuan gatishmërinë e BERZH-it për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Në përfundim të takimit, Hannes Takacs theksoi se BERZH-i do të vijojë të jetë një partner strategjik për Shqipërinë, duke mbështetur zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë, me fokus në forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, përshpejtimin e digjitalizimit dhe mbështetjen e sipërmarrjes, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Artikulli para

Taksa e pasurisë, 49% e totalit mblidhet vetëm në Tiranë

Artikulli pas

Të kthejmë paratë e humbura në bursa! I “penduari” zbardh skemën e re të mashtrimit me Call Centera, kush janë administratorët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër
Ekonomi

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?
Ekonomi

Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana

Të kthejmë paratë e humbura në bursa! I “penduari” zbardh skemën e re të mashtrimit me Call Centera, kush janë administratorët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë
Aktualitet

Manikota turke bëri punë, Vlora pritet të furnizohet me ujë gjatë pasdites së sotme pas 5 ditësh mungesë

Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
0

Pas ndërhyrjes për riparimin e defektit në tubacionin kryesor, Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se situata e furnizimit...

Lexo të plotë
Banesat pa pronar, avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave

Banesat pa pronar, avokati: Në emër të kujt bëhet legalizimi? Hiqen pengesat e gjykatave

13 Shtator, 2026
Zvicra, referendum për të mbrojtur paranë cash me Kushtetutë

Zvicra, referendum për të mbrojtur paranë cash me Kushtetutë

14 Shkurt, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

28 Shtator, 2025
Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

28 Shkurt, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr