• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dorezat e fshehura, të cilat dalin vetëm kur shoferi afrohet ose i prek, janë kthyer në një prej elementeve dalluese të makinave elektrike. Por pikërisht ky dizajn ka shkaktuar tërheqjen më të madhe të automjeteve në historinë e Kinës.

Rreth 4.3 milionë makina nga 11 prodhues do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe ndërhyrjeve për shkak të problemeve me mekanizmat e hapjes së dyerve në raste emergjente.

Pjesën më të madhe të automjeteve të prekura e zë Tesla, me rreth 2.98 milionë makina të prodhuara në Kinë ose të importuara në këtë treg. Në listë përfshihen Model 3, Model Y, Model S dhe Model X.

Masat prekin gjithashtu rreth 390 mijë makina Xiaomi, 371 mijë Leapmotor dhe 264 mijë XPeng, si edhe modele të markave të lidhura me Geely, si Zeekr dhe Lynk & Co.

Shqetësimi kryesor lidhet me vështirësinë për të dalluar dhe përdorur dorezat mekanike të emergjencës. Pas një aksidenti, sistemi elektrik mund të ndërpresë funksionimin, duke penguar hapjen normale të dyerve dhe largimin e pasagjerëve.

Problemi mori vëmendje të shtuar pas aksidenteve fatale me automjete elektrike në Kinë, ku ekipet e shpëtimit dyshohet se nuk mundën t’i hapnin dyert për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Tesla do të vendosë etiketa që tregojnë më qartë vendndodhjen e mekanizmit manual të hapjes. Kompania do të kryejë gjithashtu një përditësim të softuerit, i cili do të ulë automatikisht xhamat pas një përplasjeje për të lehtësuar daljen dhe ndërhyrjen e shpëtimtarëve.

Edhe prodhuesit e tjerë do të realizojnë përditësime elektronike dhe do të përmirësojnë shenjat udhëzuese brenda automjeteve.

Kina ka vendosur ndërkohë të ndalojë dorezat plotësisht të fshehura. Duke nisur nga 1 janari 2027, modelet e reja duhet të kenë mekanizma mekanikë për hapjen e dyerve nga brenda dhe jashtë.

Nuk dihet ende nëse prodhuesit do të ndërmarrin të njëjtën fushatë tërheqjeje në tregjet jashtë Kinës.

Dorezat e Tesla-s janë nën hetim edhe në Shtetet e Bashkuara, pas raportimeve për raste kur sistemi nuk ka funksionuar dhe pasagjerët, përfshirë fëmijë, kanë mbetur të bllokuar në automjete.

Artikulli para

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

Artikulli pas

LAX, JFK apo DXB: Si përcaktohen kodet me tri shkronja të aeroporteve?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

Ankesat për diskriminim në punë, rregulla të reja kundër hakmarrjes! Mbrohen punonjësit dhe dëshmitarët

24 Nëntor, 2026
Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës
Ekonomi

Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

24 Nëntor, 2026
Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu
Ekonomi

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

24 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Pa drita e ujë për faj të ndërtuesit, ndryshon ligji! Kush përfiton nga përjashtimi

24 Nëntor, 2026
Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026
Ekonomi

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026
Artikulli pas
FLUTURIMET/ BE drejt rregullores strikte për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve

LAX, JFK apo DXB: Si përcaktohen kodet me tri shkronja të aeroporteve?

Të Përzgjedhura

Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara
Aktualitet

Pas vjedhjes së të dhënave, Rama thotë se edhe pas protestave kundër tij janë hakerat iranianë

Nga SkyWeb
19 Qershor, 2026
0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbrojtur me forcë projektin e diskutueshëm të një resorti luksoz prej 4 miliardë dollarësh, të...

Lexo të plotë
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes

Dronët që sulmuan luftanijen ruse në brigjet e Libisë u nisën nga Shqipëria? Reagon Ministria e Mbrojtjes

23 Nëntor, 2026
British Airways rrit operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për sezonin veror 2026

British Airways rrit operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për sezonin veror 2026

27 Nëntor, 2025
Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

Konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

31 Tetor, 2025

Të Fundit

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Kush s’paguan, mbetet në fund! Ryanair mbron vendimin e fundit, si do të veprohet tani e tutje

24 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Ankesat për diskriminim në punë, rregulla të reja kundër hakmarrjes! Mbrohen punonjësit dhe dëshmitarët

24 Nëntor, 2026
Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

24 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes

Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr