• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Maj, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Panorama e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, sidomos pas hapjes së tregut aziatik të makinave.

Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se, ndonëse Mercedes-Benzi mbetet një markë ikonë në rrugët shqiptare, ai nuk është më lideri absolut i preferencës së qytetarëve.

INSTAT bën me dije se për herë të parë, numri i automjeteve të reja të markës Volkswagen të regjistruara në Shqipëri gjatë tremujorit të parë 2025 ishte më i lartë se ai Mercedes Benz.

“Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 20,0 %, e ndjekur nga
Mercedes Benz me 19,0 %”. 

Sipas INSTAT, deri në fund të marsit 2025, në territorin e Shqipërisë ishin në qarkullim gjithsej 976.916 mjete rrugore, me autoveturat që zënë 80,8% të totalit. Tirana mban bindshëm vendin e parë me 34,7% të mjeteve, ndërsa Durrësi vjen i dyti me 13,5%. Në fund të listës renditen Gjirokastra dhe Kukësi me përkatësisht 2,2% dhe 2,4%.

Në tremujorin e parë janë regjistruar për herë të parë 20.319 mjete, shumica dërrmuese prej 82% autovetura, me qarkun e Tiranës që përbën 40% të regjistrimeve të reja.

Megjithëse numri total i mjeteve në qarkullim ka shënuar një rritje prej 10,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie prej 4,4%. Ky tregues mund të sinjalizojë një ngopje të tregut.

Ajo që bie në sy është ndryshimi i shijes dhe tendencave të konsumatorëve shqiptarë. Markat aziatike, veçanërisht Toyota, Hyundai dhe Kia, po fitojnë terren të ndjeshëm në regjistrimet e reja, falë çmimit, efikasitetit të lartë të karburantit, kostos më të ulët të mirëmbajtjes dhe teknologjisë më të avancuar në modelet më të reja, shkruan skyweb.al.

Kjo përbën një sfidë serioze për dominimin historik të Mercedesit në Shqipëri, një markë që për vite me radhë ka qenë sinonim i prestigjit dhe fuqisë në rrugët shqiptare./skyweb.al

Etiketat: makinamarcedes benzrruget shqiptareshqiperi
Artikulli para

Ballkani në alarm për fuqinë punëtore, ministrat takohen në Budva për të zgjidhur krizën e mungesës së krahut të punës

Artikulli pas

FOTO/ Nga gjigantët e ajrit te ata privatë, me çfarë avionësh zbritën liderët në Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland
Aktualitet

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

27 Shkurt, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Nga gjigantët e ajrit te ata privatë, me çfarë avionësh zbritën liderët në Tiranë

FOTO/ Nga gjigantët e ajrit te ata privatë, me çfarë avionësh zbritën liderët në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë
Ekonomi

35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Nga Editor
19 Shtator, 2025
0

Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë....

Lexo të plotë
TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

5 Dhjetor, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

11 Korrik, 2025
OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

19 Shtator, 2025
4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë

7 Prill, 2025

Të Fundit

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr