• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Maj, 2025
në Aktualitet
A A
VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të tregojë zhvillime pozitive, duke reflektuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe sistemin financiar të vendit. Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi analizën e re të tregut për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.

Sipas të dhënave raportohen vlerësime më optimiste për situatën aktuale në treg, si dhe për pritshmëritë në vijim. Numri i subjekteve që kanë realizuar shitje është rritur lehtë, ndërkohë që rreth 50% e pronave të shitura janë blerë përmes kredisë bankare, me shumicën që mbulojnë deri në 60% të vlerës së pronës.

Ndërkohë, interesi i blerësve jorezidentë mbetet i lartë, veçanërisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, një tjetër tregues i rëndësishëm është reduktimi i kohës mesatare të shitjes, sidomos në qarkun e Tiranës, duke sinjalizuar një treg më dinamik dhe likuid.

Ndërkohë pritet një rritje e numrit të pronave në shitje, sidomos në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Ky publikim është rezultat i një pune disavjeçare të Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me INSTAT. Të dhënat përfshijnë informacione cilësore dhe sasiore nga 230 kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare, dhe shërbejnë si bazë për hartimin e Indeksit të Çmimit të Banesave.

Banka thekson se kjo analizë, edhe pse e rëndësishme, nuk lejon ende nxjerrjen e konkluzioneve për normalitetin apo devijimin e çmimeve, për shkak të kufizimeve metodologjike dhe të dhënave ende të paplota. Megjithatë, është një hap domethënës drejt krijimit të një sistemi të përhershëm statistikash për tregun e pasurive të paluajtshme, sipas standardeve të Bashkimit Evropian./tvscan 

Artikulli para

Deutsche Aircraft prezanton avionin që do të bëjë revolucion në drejtim të kostos së fluturimit

Artikulli pas

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

Të Përzgjedhura

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

Nga Editor
21 Tetor, 2026
0

Bota duhet të përshpejtojë ndjeshëm uljen e emetimeve të gazeve serrë për të frenuar ngrohjen globale dhe për të ruajtur...

Lexo të plotë
Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë

Mektrin Motors merr tenderin 4 milionë euro të makinave të Policisë, “goditja e vitit” në të dy lotet

30 Qershor, 2025
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Java nis pozitive, forcohen valutat e huaja në treg

4 Maj, 2026
Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

11 Gusht, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr