• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PËRPLASJA/ “Déjà vu” te Tatimet, Grigor Joti i InfoSoft çon sërish “në gjyq” tenderin për printerat

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
PËRPLASJA/ “Déjà vu” te Tatimet, Grigor Joti i InfoSoft çon sërish “në gjyq” tenderin për printerat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një përplasje është duke ndodhur në Komisionin e Prokurimit Publik mes kompanisë InfoSoft të biznesmenit Grigor Joti dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me tenderin për printerat edhe shërbimin e printimit në këtë institucion.

Siç konstatohet dhe nga dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al, kompania InsoSoft kërkon ndarjen e tenderit me lote dhe ndryshimin e disa specifikimeve teknike duke pretenduar se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është duke shkelur ligjin për prokurimet publike.

InsoSoft pretendon se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vepron në formë që nuk mbështetet në dokumentacionin zyrtar të tenderit dhe në faktet reale duke shtuar se disa prej kritereve të vendosura në dokumentet e tenderit janë formuluar në mënyrë të paqartë dhe u janë dhënë interpretime të njëanshme gjatë procesit të vlerësimit, gjë që i ka penalizuar.

InsoSoft akuzon në mënyrë të tërthortë tatimet për favorizim të kompanisë që ka aktualisht tenderin në fjalë.

Përplasja e InsoSoft me Tatimet për të njëjtin tender në 2023

Nuk është hera e parë që kompania Infosoft Systems përplaset me Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për tenderin e furnizimit me pajisje printerash dhe multifunksionale. Konfliktet mes kësaj kompanie dhe drejtuesve të institucionit kanë qenë të pranishme edhe një vit më parë, kur përplasja mes Grigor Jotit dhe ish-drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi u zhvillua për të njëjtën kontratë publike.

Infosoft kishte dorëzuar atëhere një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke denoncuar parregullsi në procedurën e zhvilluar nga Tatimet.

Tenderi, që kishte si objekt furnizimin me pajisje printimi, kishte tërhequr interesin e 7 operatorëve ekonomikë, por pavarësisht kësaj gare të deklaruar, kontrata u dha drejtpërdrejt kompanisë “Kallfa” SHPK, një subjekt që sipas Infosoft nuk plotësonte kriteret bazë të kualifikimit.

Infosoft pretendoi atëhere se oferta fituese ishte anomalisht e ulët, duke rrezikuar realizimin e kontratës dhe duke minuar parimet e konkurrencës së ndershme. Në përgjigje, Drejtoria e Tatimeve pretendoi se “Kallfa” kishte dorëzuar dokumente që vërtetonin eksperiencën me kontrata të ngjashme.

Por pas analizës së ofertave dhe përllogaritjeve financiare, KPP konstatoi se vlera prej 25.5 milionë lekësh pa TVSH e paraqitur nga “Kallfa” ishte në mënyrë të qartë nën nivelin e qëndrueshmërisë financiare, duke kërkuar anulimin e vendimit të autoritetit kontraktor.

Megjithatë, pavarësisht konstatimit të shkeljes, KPP vendosi të mos e shpallë fituese Infosoft, por të kthejë procedurën në fazën fillestare, duke detyruar institucionin që të rihapë tenderin nga e para./skyweb.al

Etiketat: ankesegrigor jotiinfosoftkppprinterattatimettenderi
Artikulli para

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit me avionët A220

Artikulli pas

Rritja e komisioneve jep efekt, shqiptarët po i largohen sporteleve në banka dhe i drejtohen aplikacioneve dhe bankomateve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Rritja e komisioneve jep efekt, shqiptarët po i largohen sporteleve në banka dhe i drejtohen aplikacioneve dhe bankomateve

Rritja e komisioneve jep efekt, shqiptarët po i largohen sporteleve në banka dhe i drejtohen aplikacioneve dhe bankomateve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i hyn me “themel” Belinda Ballukut, u merren celularët personave më të besuar në ministri, Viola Haxhiademi dhe Evis Mamaj
Aktualitet

SPAK i hyn me “themel” Belinda Ballukut, u merren celularët personave më të besuar në ministri, Viola Haxhiademi dhe Evis Mamaj

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
0

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje...

Lexo të plotë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

4 Tetor, 2025
Dash Sula në krah të Ramës: Atë që ma dhe ti, s’ma dha partia ime

Dash Sula në krah të Ramës: Atë që ma dhe ti, s’ma dha partia ime

13 Shkurt, 2026
Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

“Forbes” i bën elozhe rivierës shqiptare

16 Korrik, 2025
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, rekord gjatë këtij viti

20 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr