E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gentian Sula i NOA Energy Trade dhe serbët i venë “lakun në fyt” Kosovës duke i shitur energji me 800 euro, lidhja me Vuk Hamoviç të Panama Papers

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
in Aktualitet, Investigim, Kryesore
A A
0
Gentian Sula i NOA Energy Trade dhe serbët i venë “lakun në fyt” Kosovës duke i shitur energji me 800 euro, lidhja me Vuk Hamoviç të Panama Papers
Share on FacebookShare on WhatsApp

Emri i biznesmenit shqiptar Gentian Sula pronari i NOA Energy Trade dhe ai i “bos-it të energjisë në Ballkan”, Vuk Hamoviç, janë vendosur në qendër të një kallëzimi të rëndë për kartel energjetik në tregun e Kosovës, ku dyshimet lidhen me rritje artificiale të çmimeve të transmetimit dhe lidhje të dyshimta mes kompanive shqiptare dhe serbe të tregtimit të energjisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kallëzuar në sekretariatin e Komunitetit të Energjisë kompanitë EFT dhe NOA Energy për kartel kundër qytetarëve të Kosovës. Përmes një shkrese zyrtare, Janina Ymeri nga LDK ka kërkuar hetim dhe ndërhyrje urgjente për të ccmontuar skemën që sipas saj u ka grabitur miliona euro qytetarëve të Kosovës.

Lidhja mes Gentian Sules se NOA Energy Trade, Mirsadu Urucit dhe Vuk Hamovic, publikuar nga mediat e Kosoves
Lidhja mes Gentian Sules se NOA Energy Trade, Mirsadu Urucit dhe Vuk Hamovic, publikuar nga mediat e Kosoves

“Provat e pakundërshtueshme tregojnë se EFT dhe kompania e lidhur ngushtë me të, Noa Energy Trade janë përfshirë në një strategji të koordinuar duke bllokuar kapacitetet e transmetimit për të rritur ccmimin. Kjo skemë ka shkaktuar dëmë në rendin e shumë milionë eurove për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës,” thuhet në shkresën e dërguar nga Ymeri pranë Agjencisë së Bashkëpunimit të Rregullatorëve të Energjisë të BE-së (ACER) dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Dyshimet janë se skema e kartelit të kapaciteteve të transmetimit ka vazhduar gjatë gjithë vitit 2024. Por ato kulmuan në dhjetor të vitit të kaluar, kur NOA Energy Trade i ngarkoi Kosovës cmim transmetimi prej 789 eurosh për një megavat orë energji, për energjinë që transmetohej nga Mali i Zi drejt Kosovës, raporton Kapitali.al. 

“Ankesa përshkruan një sjellje të përsëritur gjatë vitit 2024 që sugjeron një strategji të koordinuar për bllokimin e kapaciteteve në kufijtë energjetikë të Kosovës, ku dyshohet për përfshirjen e EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., për manipulim tregu me qëllim të kontrollit të importit edhe rritje ekstreme të çmimeve për aksesin ndërkufitar të energjisë,” shkruan Ymeri në facebook.

Ndërkohë ish ministrja e financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të prokurorisë speciale për të hetuar këtë skandal. “Prokuroria Speciale duhet të bëj hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës, sepse dëmi është kolosal. Ne nuk i kemi borxh askujt, çdo kush ka drejtë të pasurohet por jo në kurriz të qytetarëve të vendit të cilët mezi me kredi e overdrafte e shtyjnë muajin.,” deklaroi Bajrami.

Dy zyrtaret e LDK kanë akuzuar dhe qeverinë e Kosovës, si dhe autoritetet rregullatore për dështim flagrant.

Postimi i zonjës Bajrami: 

Në lidhje më këto zhvillime, Insajderi në Kosovë ka publikuar një investigim që zbulon lidhjet mes NOA Energy dhe kompanisë EFT në Tiranë dhe Beograd.

Investigimi i Insajderit:

Lidhjet “familjare” mes pronarit të NOA-s Gentian Sula dhe drejtuesve të kompanisë “EFT”, dega në Shqipëri, çojnë të Vuk Hamoviç, një biznesmen serb, i njohur si ‘lojtari kryesor’ i tregtimit me energji elektrike në Ballkan, që hetohet për transaksione të dyshimta.

Një skemë e përgatitur mirë dhe më shumë akterë, dyshohet se është prapavija në importet energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2023-2024. Përveç kompanisë nga Shqipëria, Noa Energy Trade, të cilës iu mundësua monopoli nga KESCO, hulumtimi i realizuar nga Buletini Ekonomik, ka zbuluar edhe kompani tjera që dyshohet se ishin pjesë e skemës së importeve, transmeton Insajderi.

Kompania me origjinë serbe “EFT Group”, për 20 vite kishte mbajtur primatin në furnizimin e Kosovës me energji elektrike nga importi. Kjo kompani ka pronar Vuk Hamoviç, një biznesmen serb, i njohur si “lojtari kryesor” i tregtimit me energji elektrike në Ballkan.

Hulumtimi zbulon “lidhjet e shkurtra”, mes drejtuesve të degës së kësaj kompanie në Shqipëri dhe kompanisë shqiptare Noa Energy Trade, e cila është importuesi kryesor i energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2023-2024.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Qendra Kombëtare e Bizneseve në Shqipëri, drejtues i degës se kompanisë “EFT” në Shqipëri është Mirsad Uruçi, një biznesmen shqiptar i njohur për tregtim me energji elektrike që nga viti 2017. Por prezenca e EFT-së në Shqipëri daton që nga viti 2002, me drejtues Enver Uruçi, babai i Mirsad Uruçit.

Sipas dokumenteve që posedon Buletini Ekonomik, Enver Uruçi në vitin 2002 kishte kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë (në atë kohë në Shqipëri, regjistrimi i kompanive është bërë në Gjykatë), regjistrimin si person juridik të Zyrës së Përfaqësimit në Shqipëri të Shoqërisë “Energy Financing Team Limited”.

Në këtë vit, shoqëria “EFT” u regjistrua si “shoqëri tregtare angleze”, por nga hulumtimi del se pronari i vërtetë është Vuk Hamoviç, një biznesmen serb me të kaluar të dyshimtë dhe i hetuar nga disa shtete për transaksionet në tregtimin me energji elektrike. Në vitin 2017, “EFT” kishte ndërruar statusin juridik në Shqipëri duke u inkorporuar e regjistruar në Shqipëri si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe me administrator, Mirsad Uruçin.

“Fijet e holla” që lidhin EFT-n me NOA-n

Kompania EFT Group ka degë të ndryshme në të gjithë rajonin por edhe në shtete të ndryshme evropiane. Një të tillë e ka edhe në Kosovë, ku figuron e regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK), që nga viti 2015. Drejtor menaxhues për degën e Kosovës është personi me emrin Arben Aliaj, ndërsa personi kontaktues figuron Mirsad Uruçi.

“EFT” ka licencë aktive edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) për tregtim me energji elektrike për periudhën 2021-2026. Përkundër licencës, gjatë këtyre viteve, kjo kompani nuk shkëmbeu fare energji elektrike me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

Buletini Ekonomik ka provuar të kontaktojë me drejtuesit e kompanisë për Shqipëri, për t’i pyetur se a kanë marrë pjesë në ankandet e realizuara nga KESCO, si dhe për lidhjet familjare me pronarin e kompanisë Noa Energy Trade, Gentian Sula. Por përkundër premtimit fillestar për një bisedë me drejtorin e kompanisë Mirsad Uruçin, nga kompania nuk janë lajmëruar në numrin kontaktues.

Nga hulumtimi del se ekziston një “lidhje familjare” mes pronarit të “Noa Energy Trade”, Gentian Sula dhe familjes Uruçi.

Në bazë të dokumenteve të analizuara, në kompaninë EFT, përveç Mirsad Uruçit, ka punuar edhe Suada Uruçi, e cila është pjesë e familjes Uruçi.

Suada Uruçi është në lidhje bashkëshortore me Jonian Antonin, një biznesmen tjetër i njohur në industrinë imobiliare në Shqipëri. Ndërsa, motra e Jonian e Antonit, Besiana Antoni, është në lidhje bashkëshortore me Gentian Sulan.

Ky i fundit e ka konfirmuar lidhjen familjare me familjen Uruçi, në një bisedë për Buletini Ekonomik, por ka mohuar të ketë pasur çfarëdo bashkëpunimi me kompaninë EFT, dega në Shqipëri. Fillimisht, kur është pyetur se a ka njohje me Mirsad Uruçin, Sula ka qenë jo shumë i qartë në përgjigje.

“O zotëri, unë njoh gjithë Shqipërinë, gjithë Kosovën. Me pyetet për EFT-në, apo për Mirsad Uruçin?”, ka pyetur ai, derisa ka dhënë një version tjetër, kur është ballafaqur me pyetjen tjetër: “Po Mirsadi është Drejtor Menaxhues të EFT-ja, për ata ju pyetem?”.

“Ok, atëhere, asnjë bashkëpunim nuk e kemi me këtë kompani. A të duhet me shumë sqarim?”, ka thënë Sula.

Ai ka qenë më konkret vetëm pasi mediumi ka ofruar dëshmi nga rrjetet sociale, ku Sula shihet në shoqëri të Jonian Antonit dhe Suada Uruçit. Pas kësaj, ai ka konfirmuar lidhjen familjare, por duke potencuar në vazhdimësi se nuk bashkëpunon me EFT-në, të cilës i është referuar si “kompani me origjinë serbe”.

Kur është pyetur direkt, a keni lidhje familjare me familjen Uruçi, përkatësisht me Suada Uruçin, Sula është shprehur: “Po se kam unë, e ka vëllai i gruas sime, e ka nuse”.

“E para njëherë Suada është nuse e kunatit tim. E dyta, më bëre një pyetje, a punoj me EFT-në. EFT-ja nuk është Mirsad Uruçi, ai është një nga drejtuesit e EFT-së. E treta, unë marrëdhëniet me Mirsadin i kam të ftohta personalisht, për shkak të konkurrencës që kemi, do ti më transparente që po të përgjigjem. Nuk kam marrëdhënie fare. Tani, a shkëmbej unë energji me këtë kompani. Përgjigja ime është zero. S’kam pasë asnjë kontratë me EFT-në, s’kam çfarë të të them më tepër në raport me EFT-në. Nëse ju doni të thoni që EFT-ja i shet Gentianit, nuk ka problem, duhet ta vërtetoni me letra”, është shprehur ai.

Gjatë bisedës, Sula disa herë ka potencuar se nëse gjeni çfarëdo dëshmie për bashkëpunimin NOA me EFT, të publikohet menjëherë, mirëpo nuk ka dhënë përgjigje në asnjë rast kur është pyetur se me cilët prodhues ka bashkëpunuar gjatë viteve 2022-2024.

“E para ne japim përgjigje për aq sa na lejojnë kontratat, sepse janë çështje konfidenciale”, ka thënë shkurt ai.

Këtë çështje nga kompania NOA nuk e kanë sqaruar as me shkrim, edhe pas insistimit disaditor nga mediumi. Në pyetjen se kush janë prodhuesit përmes të cilëve keni blerë energji elektrike gjatë viteve 2023-2024, ata kanë dhënë sërish përgjigje përgjithësuese.

“Ne operojmë me një kombinim kontratash afatshkurtra, afatmesme, dhe afatgjata varësisht nga nevojat e tregut dhe kërkesat e klientëve tanë. Lloji i kontratës përcaktohet nga dinamika e tregut, luhatjet sezonale dhe parashikimet për konsum”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga NOA.

Të dhënat që ka siguruar Buletini Ekonomik nga Dogana e Kosovës tregojnë se importi i energjisë elektrike për vitin 2024, ka ardhur përmes linjave të transmisionit nga Mali i Zi dhe Maqedonia, por burimet në këtë institucion thonë se jo domosdoshmërisht, origjina e produktit është nga këto vende. Kjo për shkak të specifikave që ka energjia elektrike si produkt. “Ne pranojmë raporte nga institucionet përkatëse rreth importit të energjisë elektrike, pasi energjia elektrike nuk është produkt fizik, si në rastin e mallrave të ndryshme”.

‘Kompleksiteti’ i pronësisë së EFT Group 

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit të Shqipërisë (QKB), kompania “EFT Tirana”, figuron se është në pronësi të kompanisë “EFT International Investments Holdings Limited”, për të cilën thuhet se është “një shoqëri e themeluar dhe që funksionon sipas ligjeve të Mbretërisë së Bashkuar”.

Të dhënat publike tregojnë se të gjitha degët e EFT-së në Evropë drejtohen nga shtetas me origjinë nga Serbia. Kështu, ortak i kompanisë në Angli është shtetasi serb Svetislav Bulatovic, rezident në Serbi. Ndërsa, drejtor i kompanisë është shtetasi Zoran Ivkovic, po ashtu rezident në Serbi. Nga ana tjetër, ekziston edhe dega e EFT AG (The Energy Financing Team), me seli në Zvicër  me veprimtari tregtimin e energjisë elektrike.

EFT zvicerane, EFT AG, ka themeluar themeluar me datën 20.03.2009 si ortake e vetme kompaninë EFT Albania. EFT Albania ka marrë licencë nga Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri me datën 14.11.2014 për tregtim me energji elektrike. Ndërkaq, me datën 08.04.2011, shoqëria zvicerane i shet EFT-në shqiptare shoqërisë qipriote EFT Investment Limited. Me datën 26.06.2016, pronësia i kalon shoqërisë EFT INVESTMENTS (qipriote). Kjo shoqëri ështe transferuar në Mbretërinë e Bashkuar me datën 3.06.2016.

Por, të gjitha degët e EFT Group hyjnë nën ‘ombrellën’ e shoqërisë zvicerane EFT AG ku themelues e drejtues është personalisht biznesmeni Vuk Hamoviç. Ai figuron si themelues i EFT Group edhe në uebsajtin zyrtar të kompanisë.

Historia e Vuk Hamovic?

Një artikull i mediumit serb Krik.rs, që lidhet me rrjedhjen masive të të dhënave të njohur si Panama Papers të vitit 2016, biznesmenit serb Vuk Hamoviç i referohet si “ndërmjetësuesi i energjisë elektrike në Ballkan”. Emri i tij përmendet në mesin e disa prej biznesmenëve serb, për evazion fiskal, që u publikua pas rrjedhjes së të dhënave ku përfshihen politikanë e biznesmenë, si pjesë e skemës për shmangie tatimore.

Të dhënat e publike, e përshkruajnë Hamovic-in si pasardhësin e Rade Hamovië, një gjeneral i KOS-it jugosllav me origjinë nga Bosnja e Hercegovina, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si oficer i sigurimit jugosllav.

Sipas Projektit për “Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, thuhet se kompania e Hamoviç për tregtim me energji elektrike ka tërhequr vëmendjen e prokurorëve dhe hetuesve në shumë vende. Hamoviç pershkuhet si: “Një manjat në fushën e energjetikës, i cili tërë përvojën e tij në drejtimin e kompanive shtetërore të energjetikës jugosllave, pas shpërberjës së vendit të tij, e përdori për tu pasuruar vet”.

“Me anë të grupit të tij afarist, organizoi tregtimin e energjisë dhe financimin e borxheve të ndërsjella në mes të kompanive të sapoformuara në shtetet që dolën nga shpërberja e Jugosllavisë e më gjerë në regjion”.

Sipas OLAF, Hamoviçi prijetari i “rrjetit ballkanik të energjetikës”

Shitblerja e energjisë elektrike në Kosovë, sidomos përmes importit, ka qenë nën llupën e hetuesve evropian, që ka rezultuar me një raport të vitit 2012 të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), i cili është publikuar në atë kohë nga organizata “Çohu”.

Deri në vitin 2012, kompanitë serbe, kanë qënë përfituese të afro 400 milionë eurove vetëm nga KEK-u, kryesisht përmes importit të energjisë elektrike. Gjatë viteve 2006-2013, Kosova kishte importuar energji elektrike në vlerë 317 milionë euro, prej nga, 142 milionë euro, vetëm përmes kompanisë “Energy Financing Team – EFT”.

Në raportin e OLAF-it përmenden disa kompani si ‘lojtarët kryesor’ në tregtimin me energji elektrike në vendet e Ballkanit. Të gjithë tregtarët e vegjël mund të kenë qasje në rrjetin ballkanik të energjetikës vetëm nëse arrijnë bashkëpunime me këto kompani.

Në dy raste përmendet edhe Vuk Hamoviç, kompania e të cilit printe për tregtim me energji elektrike për Kosovën deri në vitin 2012, si dhe ngriten dyshime për transaksione të dyshimta.

Konkretisht, sipas organizatës Çohu, OLAF gjeti lidhje të dyshimta te tenderët e kompanive serbe të importit të energjisë, që lidheshin me emrat “Rudnap” me seli në Beograd, “Geni”, kompani sllovene, dhe kompanisë “EFT” që ka seli në Londër, por që  rrënjët i ka në shtetin serb. Për hetuesit evropian mes  KEK-ut e kompanive serbe aso kohe janë kryer transaksione të dyshimta. Aty thuhet se për këtë është përdorur “Artesia Bank” me seli në Greqi, ku përfitues ka qenë biznesmeni Vuk Hamoviç, e në këtë bankë kanë përfunduar pagesat për firmat “EPCG”, “EFT” dhe “Rudnap”, që sipas “OLAF”-it konsiderohen si rrjeti ballkanik i energjetikës. Poashtu, siç e citon “Çohu”, raportin e OLAF-it, dyshohet për lidhje ndërmjet “EFT”-së dhe “Rudnap”, të cilat udhëhiqen nga një grup i njëjtë i biznesmenëve, si Vuk Hamoviç, Vojin Lazareviç e James Nye. /Buletini Ekonomik/

Etiketat: EFTenergjiagentian sulakosovakosovenoa energy tradevuk hanoviç
Artikulli para

Turistët nga vendet balltike mësyjnë në Shqipëri, airBaltic njofton dy linja direkte drejt Tiranës

Artikulli pas

Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?
Aktualitet

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?

12 Qershor, 2025
Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi
Aviacion

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

12 Qershor, 2025
Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Vatrat në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar!
Aktualitet

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Vatrat në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar!

12 Qershor, 2025
PETROL ALBA/ Hije skandali me shitjen e truallit të Uzinës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kurum tani favorizohet Alb Building
Ekonomi

PETROL ALBA/ Hije skandali me shitjen e truallit të Uzinës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kurum tani favorizohet Alb Building

12 Qershor, 2025
Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB
Ekonomi

Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

12 Qershor, 2025
Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

12 Qershor, 2025
Artikulli pas
Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve
Aktualitet

9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve

Nga SkyWeb
2 Maj, 2025
0

Procesi i votimit për diasporën, për të cilin janë shpenzuar rreth 9.2 milionë euro, po përballet me sfida serioze logjistike...

Lexo të plotë
Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

6 Maj, 2025
“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët po i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët po i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

28 Maj, 2025
Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

28 Prill, 2025
Vdiq punëtori boshnjak, arrestohet inxhinieri Dario Hoxha dhe shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

Vdiq punëtori boshnjak, arrestohet inxhinieri Dario Hoxha dhe shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

1 Qershor, 2025

Të Fundit

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?

12 Qershor, 2025
Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

12 Qershor, 2025
Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Vatrat në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar!

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Vatrat në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar!

12 Qershor, 2025
Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

12 Qershor, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr