• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Diplomohen studentët e Mjekësisë, Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

Editor Nga Editor
30 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
Diplomohen studentët e Mjekësisë, Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, ku mbajti një fjalë të veçantë për të diplomuarit, pedagogët dhe familjarët e tyre.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shprehu emocionin personal si mjek në profesion, duke theksuar se diplomimi është një pikënisje e rëndësishme dhe një mision i madh shoqëror.

“Ju ndodheni sot në një pikënisje me pasionin dhe ëndrrat që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës, por mbi të gjitha me ndjenjën e madhe të misionit që frymëzon rruga që keni zgjedhur”, u shpreh Presidenti.

Kreu i shtetit vlerësoi traditën dhe cilësinë e Universitetit të Mjekësisë, duke theksuar rolin e tij në përgatitjen e brezave të mjekëve që kanë ruajtur dinjitetin e profesionit edhe përballë sfidave të sistemit shëndetësor.

Begaj theksoi se mjekësia është një profesion i pazakontë, që kërkon dije të vazhdueshme dhe humanizëm.

“Të jesh mjek do të thotë të përballesh çdo ditë me vuajtjen, por edhe me shpresën, të ushtruar një shkencë të fortë, por edhe një art të thellë human”, tha ai.

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, Presidenti i ftoi ata të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.

“Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj”, deklaroi Begaj.

Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje për pedagogët e universitetit, duke i cilësuar si themelues të profesionistëve dhe qytetarëve me etikë e përgjegjësi. Sipas tij, investimi më i madh që mund të bëhet në shëndetësi është tek formimi, kërkimi shkencor dhe mbështetja e profesionit të mjekut.

Presidenti Begaj përmbylli fjalën me urimin që të diplomuarit të mbeten gjithmonë të denjë për misionin e tyre dhe të respektojnë Betimin e Hipokratit. “Të jesh mjek nuk është vetëm një profesion. Të jesh mjek është një mision”, tha ai. /Skyweb.al

Etiketat: bajram begajmjekesiastudente
Artikulli para

Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

Artikulli pas

Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

Të Përzgjedhura

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP
Kryesore

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
0

Pesë kompani të shërbimit të internetit në Shqipëri janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin e...

Lexo të plotë
Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

Europa bëhet gati për luftë, kompanitë e prodhimit të armëve “fërkojnë duart”

8 Tetor, 2025
Sukses shqiptar në kardiologjinë botërore – Dr. Lulaj kryen ndërhyrje të vështirë para qindra ekspertëve ndërkombëtarë

Sukses shqiptar në kardiologjinë botërore – Dr. Lulaj kryen ndërhyrje të vështirë para qindra ekspertëve ndërkombëtarë

25 Tetor, 2025
Qumështi me aflatoksinë, thellohet SKANDALI, lajmi dhe emrat u mbajtën sekret për dy javë

Qumështi me aflatoksinë, thellohet SKANDALI, lajmi dhe emrat u mbajtën sekret për dy javë

18 Prill, 2025
Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

22 Qershor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr