• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

EMRAT/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit për Call Centera-t që zhvatën italianët

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
EMRAT/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit për Call Centera-t që zhvatën italianët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tetë persona të arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK-ut ndaj call center-ave mashtruese që vepronin në kryeqytet.

Sipas vendimit të gjykatës, për dy prej të arrestuarve masa e sigurisë është caktuar me afat 20 ditë, ndërsa për pjesën tjetër është vendosur arrest me burg pa afat.

Në pranga janë vendosur:

Remir Gjoligaj – arrest me burg
Endri Gjata – arrest me burg
David Qerimi – arrest me burg
Elis Merkaj – arrest me burg
Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
Odeas Kuqi – arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu – arrest me burg
Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Sakaq, vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, grupi kriminal vepronte në dy ambiente të vendosura në katin e nëntë dhe të trembëdhjetë të një ndërtese në qendër të Tiranës, përballë Katedrales Ortodokse, ku mashtronin shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha.

Hetimi u nxit edhe nga materialet e dorëzuara në SPAK nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, të cilat ndihmuan në dokumentimin e aktivitetit mashtrues.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimtaria ishte e organizuar në mënyrë të strukturuar, me role të ndara dhe poste të përcaktuara pune, ndërsa stafi komunikonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane. Organizatorët kishin ndërtuar gjithashtu një sistem të avancuar sigurie, duke përdorur kamera dhe personel vëzhgimi jashtë ambienteve të call center-it, pranë kullës “Atti Tower”.

SPAK bën me dije se për dy ditë me radhë janë ndjekur lëvizjet e organizatorëve, të cilët ndryshonin ambientet për t’i shpëtuar hetimit. Mbrëmjen e 15 janarit, personeli i vëzhgimit ka njoftuar drejtuesit për një ndërhyrje të mundshme, ndërsa mëngjesin e 16 janarit janë larguar pajisjet dhe është boshatisur ambienti i call center-it.

Pas verifikimeve, janë identifikuar personat dhe automjetet e përdorura për transportin e pajisjeve kompjuterike. Në një kohë të shkurtër, SPAK realizoi kapjen në flagrancë të disa shtetasve, të cilët po transportonin materialet drejt një ambienti tjetër të marrë me qira.

Në katin e pestë të një objekti tjetër në qendër të Tiranës u zbulua një tjetër call center, ende në ndërtim e sipër.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan pajisje kompjuterike, telefona, laptopë, hard disqe, karta SIM, dokumente dhe blloqe me shënime. Disa prej personave të kapur po transportonin edhe sende të hedhura në një kosh mbeturinash, të cilat po tentonin t’i asgjësonin.

Me urdhër të SPAK janë kontrolluar 28 ambiente, përfshirë banesa, automjete, zyra dhe garazhe, ku janë sekuestruar kompjuterë, kamera sigurie, sisteme rrjeti, servera dhe automjete të ndryshme. /skyweb.al

Artikulli para

Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen

Artikulli pas

“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj
Aktualitet

Kur pushteti përdor statistikat për të justifikuar dhunën ndaj studentëve, Marjana Koçeku: Një numër pa kontekst nuk është argument por spekulim

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

Të Përzgjedhura

Media gjermane: Shqipëria, destinacioni evropian që po tërheq vëmendjen ndërkombëtare
Turizëm

Media gjermane: Shqipëria, destinacioni evropian që po tërheq vëmendjen ndërkombëtare

Nga Editor
16 Qershor, 2026
0

Një destinacion evropian ende jo shume i njohur, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve në vitin 2026,...

Lexo të plotë
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

734 milionë euro në lojë, rusët dhe shteti: Prapaskenat e përplasjes në Aeroportin e Vlorës

21 Tetor, 2025
PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

31 Mars, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Nga Lad Kosta, Mirton Lika, Lad Avrami dhe Skerdi Faria, VIP-at e dosjes së SPAK për Veliajn

28 Shkurt, 2025
Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

18 Maj, 2026

Të Fundit

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr