• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

734 milionë euro në lojë, rusët dhe shteti: Prapaskenat e përplasjes në Aeroportin e Vlorës

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gazetarja investigative Ola Xama ka publikuar një analizë të detajuar në rrjetet sociale mbi përplasjen e fundit për koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke vënë në dyshim narrativat që po qarkullojnë në publik.

Sipas saj, konflikti mes ortakëve të projektit – 2A Group dhe Mabco Construction, ka më shumë gjasa të jetë një “prishje pazari” për fitime të mëdha, sesa një përballje për rrezik financimi rus apo mbrojtje të të drejtave të investitorëve.

Xama argumenton se kontrata koncesionare nuk lejon ndryshime në pronësi pa miratimin e Autoritetit Kontraktor, çka do të thotë se çdo marrëveshje për shitje kuotash mes palëve, pa këtë miratim, është juridikisht e pavlefshme.

Ajo thekson se nëse 2A Group pretendon se ka investuar 22.8 milionë euro dhe zotëron 49% të aksioneve, kjo do të kishte qenë e mundur vetëm nëse autoritetet do t’i kishin dhënë paraprakisht garanci për miratimin, pavarësisht mungesës së përvojës në fushën e menaxhimit të aeroporteve.

Sipas gazetares, edhe shitja e aksioneve nga kompania turke YDA te Mabco Construction është miratuar në shkelje ligjore, pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka pranuar pa u siguruar që koncesionari i ri ka aftësi të krahasueshme financiare dhe teknike. Në vendimin zyrtar, thuhet qartë se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”, por kjo procedurë, sipas Xamës, nuk është respektuar.

Një tjetër pikë e rëndësishme është marrëveshja e huasë midis Mabco Construction dhe Delphos Securities SARL, e cila lejon akses në llogaritë e të ardhurave të shoqërisë koncesionare pa miratim nga autoriteti kontraktor.

Kjo, sipas saj, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të kontratës dhe duhej të kishte aktivizuar menjëherë autoritetet e inteligjencës financiare, jo të kthehej në një debat politik apo mediatik.

Për më tepër, Xama thekson se origjina e fondeve të Delphos Securities, që është e regjistruar në një juridiksion offshore, nuk është transparente dhe nuk dihet nëse ka kapital rus apo jo.

“Edhe nëse këto janë para ruse, rreziku nuk zhduket nëse 2A Group merr më shumë aksione, pasi kontrollin me 51% e mban sërish Mabco Construction,” nënvizon ajo, duke hedhur poshtë pretendimin se konflikti ka të bëjë me ndikime ruse.

Në një shtet ku zbatohen rregullat, shton gazetarja, ndryshimi i pronësisë së koncesionarit do të duhej të sillte zëvendësimin e kompanisë që kishte përmbushur kriteret teknike.

Nëse kjo nuk ndodhte, kontrata duhej të prishej dhe gara të hapej sërish nga e para.

Sipas akt-padinës së 2A Group, fitimet e kontratës koncesionare për 35 vjet arrijnë në 734 milionë euro, ose rreth 21 milionë euro në vit.

“Pikërisht për këtë arsye, beteja për disa përqindje më shumë aksionesh është kaq e ashpër,” përfundon Xama, duke e cilësuar çështjen jo si një përballje për parime apo siguri kombëtare, por si një luftë për përfitime financiare të mëdha./skyweb.al

Artikulli para

Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

Artikulli pas

Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës
Ekonomi

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

8 Qershor, 2026
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar
Ekonomi

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026
ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës
Ekonomi

ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Tregjet parashikojnë paqe, bie ndjeshëm çmimi i naftës

Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
0

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie gjatë ditës së sotme, 17 prill 2026, duke reflektuar pritshmëritë për një ulje të...

Lexo të plotë
WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

20 Tetor, 2025
Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

2 Mars, 2026
Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës

Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës

8 Maj, 2026
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

RAPORTI/ Gjysma e evropianëve s’mund të blejnë një shtëpi

19 Shkurt, 2026

Të Fundit

Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr