• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Agjencia e aviacionit europian: Rrezik i madh për fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane

Editor Nga Editor
18 Janar, 2026
në Aviacion
A A
0
Agjencia e aviacionit europian: Rrezik i madh për fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) u ka bërë thirrje kompanive ajrore që të shmangin përkohësisht hapësirën ajrore të Iranit, duke iu referuar “situatës aktuale të sigurisë dhe rrezikut të mundshëm të veprimeve ushtarake amerikane” në rajon.

Në njoftimin e saj, EASA u kërkoi operatorëve të fluturimeve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përgatisin plane alternative për operacionet dhe itineraret që kalojnë mbi vendet fqinje, veçanërisht zonat ku ndodhen baza ushtarake amerikane.

Paralajmërimi do të jetë në fuqi deri më 16 shkurt dhe, sipas agjencisë, fillimisht është parashikuar të zgjasë një muaj.

Që prej nisjes së protestave masive kundër sundimit autoritar të Republikës Islamike, më shumë se dy javë më parë, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar disa herë Iranin me ndërhyrje ushtarake.

EASA theksoi se forcat iraniane të mbrojtjes ajrore ndodhen “në një nivel të shtuar gatishmërie” për shkak të përshkallëzimit të tensioneve, duke paralajmëruar se aktualisht ekziston një rrezik më i lartë i identifikimit të gabuar të avionëve brenda hapësirës ajrore iraniane.

“Prania dhe përdorimi i mundshëm i një game të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore, së bashku me reagime të paparashikueshme shtetërore dhe mundësinë e aktivizimit të sistemeve raketore tokë-ajër (SAM), përbëjnë një rrezik të lartë për fluturimet civile në të gjitha lartësitë,” thuhet në deklaratën e autoritetit.

Situata, sipas EASA-s, po monitorohet nga afër për të vlerësuar vazhdimisht nivelin e rrezikut.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave amerikane, Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë dislokimin e aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” dhe disa anijeve shoqëruese. Deri tani, megjithatë, nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga Pentagoni.

Etiketat: fluturimetrrezik
Artikulli para

Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

Artikulli pas

Rama: SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, por ka pezulluar përkohësisht lejet e punës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

2 Tetor, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
Aviacion

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

2 Tetor, 2026
Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro
Aviacion

Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama: SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, por ka pezulluar përkohësisht lejet e punës

Rama: SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, por ka pezulluar përkohësisht lejet e punës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

Nga SkyWeb
28 Mars, 2026
0

Pas vetëm një dite uljeje, çmimi i naftës në vend është rritur sërish, ndërsa vendimi i fundit i Bordit të...

Lexo të plotë
Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

22 Qershor, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

7 Maj, 2026
Mjalti, një aleat natyral kundër plakjes së lëkurës

Mjalti, një aleat natyral kundër plakjes së lëkurës

14 Korrik, 2026
Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

10 Shtator, 2025

Të Fundit

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr