• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Samiti Digjital: Rajoni hedh hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të integruar digjitale

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Samiti Digjital: Rajoni hedh hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të integruar digjitale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkup, 2 tetor 2025 – Edicioni i shtatë i Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS), i bashkëorganizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), u mbajt sot në Shkup, duke rikonfirmuar përkushtimin e rajonit për transformim digjital, bashkëpunim dhe integrim evropian.

Në fjalën e tij kryesore, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së,Amer Kapetanović, theksoi përparimin e arritur dhe prioritetet përpara. “Digjitalizimi nuk është vetëm një objektiv, por një forcë transformuese. Suksesi i regjimit tonë ‘Roam Like at Home’ tregon çfarë mund të arrijë rajoni kur punon së bashku. Tani duhet të ndërmarrim hapat e radhës: ndërtimin e portofolëve digjitalë që ndërveprojnë, avancimin e shërbimeve të besimit, përafrimin me kuadrin digjital të BE-së dhe sigurimin që të rinjtë dhe bizneset tona të kenë mjetet për të lulëzuar në epokën digjitale,” tha Kapetanović.

Në hapje të samiatit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Hristijan Mickoski, nënvizoi rëndësinë e investimeve në dixhitalizim për prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit. Ai tha se sapo njerëzit fillojnë të shohin rezultate konkrete nga transformimi digjital, rritet besimi dhe krijohet një moment, që nxit përparim dhe inovacion të mëtejshëm.

Në Samit mbajtën fjalën edhe partnerët: Renate Nikolay, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen dhe Teknologjinë në Komisionin Evropian; Tomas Lamanauskas, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU); Thomas Jarzombek, Sekretar i Shtetit Parlamentar në Ministrinë Federale Gjermane për Digjitalizimin dhe Modernizimin e Qeverisjes; dhe Svyatoslav Senyuta, Udhëheqës Rajonal i Zgjidhjeve Qeveritare në Visa. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, përafrimit me BE-në dhe partneriteteve me sektorin privat për avancimin e agjendës digjitale.

Gjatë Samitit, Danijela Gačević, Shefe e Departamentit të Programeve në RCC, moderoi panelin ministror të titulluar “Digjitalizimi si Standard – Duke e bërë Administratën Publike të funksionojë për të gjithë”, ku do të marrin pjesë ministra dhe zyrtarë të lartë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë: Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë; Marash Dukaj, Ministri malazez i Administratës Publike; Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut; Slaviša Antić, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Informacionit dhe Teknologjisë së Serbisë; Getoar Mjeku, Zëvendësministëri kosovar  i Ekonomisë; dhe Almir Badnjević, Drejtor i IDDEEA të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit e WBDS 2025 – vendimmarrës, ekspertë, biznese dhe inovatorë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, BE dhe më gjerë – diskutuan për shërbimet digjitale, portofolin elektronik, ndërveprueshmërinë, inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, e-shërbimet dhe zhvillimin e aftësive.

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor organizohet në kuadër të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së BE-së, dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian.

Artikulli para

Rimbursimet fiktive, prokuroria dhe policia mësyjnë te CFO Pharma: Bllokohen kompanitë e Nadir Çaushollit

Artikulli pas

Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!

18 Tetor, 2026
Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi
Aktualitet

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë
Aktualitet

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

Shqiptarët jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se europianët

Të Përzgjedhura

Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Nga 1 janari nis rritja e pensioneve, shtesa për secilën kategori

Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
0

Nga 1 janari 2026, një numër i madh pensionistësh në të gjithë vendin do të përfitojnë shtesa mujore mbi pensionin...

Lexo të plotë
Një lokal lagjeje shpallet bari më i mirë  në botë

Një lokal lagjeje shpallet bari më i mirë  në botë

9 Tetor, 2025
Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

Abuzimet me fondet e IPARD, Marta Kos thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike

19 Nëntor, 2025
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

EMRAT/ Goditet klani i fruta-perimeve, Konkurrenca: Caktuan çmimet

17 Dhjetor, 2025
TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

18 Tetor, 2026
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
Kompania e njohur e modës do të shpërblejë drejtuesit bazuar te përdorimi i inteligjencës artificiale

Kompania e njohur e modës do të shpërblejë drejtuesit bazuar te përdorimi i inteligjencës artificiale

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr