• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Buxheti i shtetit për 5-mujorin e parë të vitit 2025 ka dalë sërish me suficit të ndjeshëm, duke reflektuar jo vetëm performancën e lartë në të ardhura, por edhe një ngërç të vazhdueshëm në ekzekutimin e shpenzimeve publike. Kjo situatë, e përsëritur vit pas viti, po shoqërohet me një fenomen të ri: frika e administratës për të firmosur, nën trysninë e operacioneve të bujshme të SPAK ndaj abuzimeve me fondet publike.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën janar–maj 2025, janë arkëtuar rreth 305.9 miliardë lekë, ose 100.2 % e planit, duke sjellë një suficit buxhetor prej 40.41 miliardë lekësh. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë mbledhur 18.7 miliardë lekë më shumë, që përkthehet në rreth 187 milionë euro shtesë.

Rritje në të ardhura, por jo në investime

Performanca më e lartë është shënuar në të ardhurat nga TVSH-ja, të lidhura drejtpërdrejt me konsumin, të cilat janë rritur me 31.5 %, duke tejkaluar planin me 11.5 % dhe duke sjellë në arkë 30.5 miliardë lekë. Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale me 27.2 %, të nxitura nga rritja e pagave dhe deklarimi elektronik i të dhënave për punonjësit (DIVA).

Gjithashtu, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë sjellë në buxhet 73.5 miliardë lekë, me një rritje prej 12.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por ndërsa të ardhurat po rriten, shpenzimet publike ngecin. Për 5-mujorin, janë realizuar 265.52 miliardë lekë, ose 95.4 % e planit. Në veçanti, shpenzimet kapitale, që lidhen me investimet dhe projektet infrastrukturore, arritën vetëm 21.23 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 2.2 % krahasuar me vitin e kaluar, një nivel shumë i ulët për një vend me nevoja të larta zhvillimi, raporton skyweb.al.

Administrata publike “paralizohet” nga frika për të firmosur

 Një pjesë e konsiderueshme e parave të dala “tepër” në buxhet lidhen me pasigurinë e zyrtarëve për të nënshkruar vendime që lidhen me prokurime, kontrata apo ekzekutim fondesh, për shkak të klimës së frikës që ka krijuar vala e hetimeve të SPAK në institucionet shtetërore.

Frika nga hetimet penale, sidomos për shkelje në procedurat e shpenzimeve publike, ka sjellë bllokim të vendimmarrjes administrative, ku zyrtarët shmangin përgjegjësitë për të mos u bërë “pre” e ndonjë hetimi të ardhshëm. Kjo po shfaq pasoja konkrete në vonesa të projekteve, ngecje në tenderime dhe mosrealizim të investimeve që janë planifikuar e miratuar me buxhet.

Në mungesë të një administrate që merr përgjegjësi vendimmarrjeje dhe të një sistemi të qartë kontrolli që nuk nxit frikë por profesionalizëm, paratë vazhdojnë të mblidhen, por nuk shpenzohen. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje teknike, por një zhvillim që po i kushton zhvillimit të vendit. /skyweb.al

Etiketat: 400 milion euroadministratabuxhetispaksuficit
Artikulli para

Nis çmontimi Uzinës së Bakrit në Rubik, pajisjet dhe lënda e parë dalin në ankand pasi godina dhe trualli i kaluan KAYO-s

Artikulli pas

Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr
Ekonomi

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

29 Mars, 2026
Shtrenjtimi i kostos së jetesës, konsumatorët po rendin drejt çmimeve të lira
Ekonomi

Shtrenjtimi i kostos së jetesës, konsumatorët po rendin drejt çmimeve të lira

29 Mars, 2026
Artikulli pas
Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?

Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?
Aktualitet

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, PD nisi ankesat për vjedhjen e votave nga mazhoranca. Por u deshën...

Lexo të plotë
Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

Pronat dhe mbrojtja e territorit, Rama: Vendimet e para të qeverisë së re

9 Shtator, 2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç

22 Dhjetor, 2025
Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

1 Nëntor, 2025
TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

17 Korrik, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr