• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 31 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria përgatit një rritje tjetër pagash për një pjesë të administratës, kush përfiton

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pa kaluar ende një vit nga miratimi i reformës së fundit të pagave, qeveria ka vendosur të ndërhyjë sërish me një paketë të re shtesash dhe ndryshimesh për disa kategori funksionarësh në administratën shtetërore. Këshilli i Ministrave ka aprovuar vendimin e ri që prek zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë si dhe punonjës të disa institucioneve të tjera të administratës publike.

Sipas vendimit të miratuar me propozim të zëvendëskryeministrit, ndryshimet kanë për qëllim përditësimin dhe përshtatjen e strukturës aktuale të pagave me nevojat e funksionimit të administratës. Në këtë kuadër, tabelat ekzistuese të kategorizimit të pagave zëvendësohen me tabela të reja, që ridimensionojnë dhe saktësojnë pozicionet përkatëse brenda institucioneve.

Një ndër ndryshimet kryesore parashikon shtesa të konsiderueshme për pozicionet drejtuese të administratës qendrore. Konkretisht, për pozicionet e “Sekretarit të Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm” është miratuar një shtesë mujore prej 65 mijë lekësh. Gjithashtu, është bërë një riformulim i pozitës së “Koordinatorit”, duke e përcaktuar më qartë pozicionin e tij brenda njësive të menaxhimit që funksionojnë pranë Sekretarëve të Përgjithshëm.

Financimi i këtyre ndryshimeve për vitin 2025 do të mbulohet nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë. Efektet financiare do të hyjnë në fuqi me emërimet përkatëse në pozicionet e përfshira në vendim.

Rritja e pagave ka qenë një nga zotimet kryesore të Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së fundit elektorale. Ai ka theksuar se objektivi i qeverisë është jo vetëm përmirësimi i kushteve të administratës publike, por edhe nxitja e rritjes së pagave në sektorin privat. “Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për disa nivele të jemi konkurrues edhe me bankat, pasi kemi nevojë për njerëz të kualifikuar, sidomos për procesin e negociatave”, deklaroi Rama në një takim me mësues, në muajin mars.

Sipas projeksioneve të qeverisë, paga mesatare në sektorin publik dhe privat së bashku pritet të arrijë nivelin e 1 mijë eurove në muaj. Po ashtu, Kryeministri ka përsëritur angazhimin për ta çuar pagën minimale në 500 euro brenda mandatit aktual qeverisës, duke parashikuar edhe lehtësime fiskale për sipërmarrësit për të mbështetur këtë objektiv.

Artikulli para

39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

Artikulli pas

TURIZMI/ DW thotë se Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, por ka përballë një sfidë të madhe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!
Ekonomi

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

31 Mars, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

31 Mars, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

31 Mars, 2026
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT-së së Tiranës Rigers Sheqeri
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT-së së Tiranës Rigers Sheqeri

31 Mars, 2026
SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort
Aktualitet

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

30 Mars, 2026
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë
Ekonomi

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

30 Mars, 2026
Artikulli pas
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

TURIZMI/ DW thotë se Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, por ka përballë një sfidë të madhe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin
Ekonomi

Bitcoin shënon humbjen e parë mujore që nga viti 2018

Nga Editor
1 Nëntor, 2025
0

Bitcoin ka ndërprerë serinë e fitimeve që e ka shoqëruar tradicionalisht gjatë muajit tetor, duke regjistruar humbjen e parë mujore...

Lexo të plotë
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

25 Janar, 2026
Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

23 Shkurt, 2026
Ikën Spiropali, Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit

Ikën Spiropali, Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit

11 Shtator, 2025
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ngadalësohet ndërtimi, bie me 67% sipërfaqja e dhënë si leje: “Ngopet” Tirana, kryeson Durrësi

29 Gusht, 2025

Të Fundit

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

31 Mars, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

31 Mars, 2026
Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

31 Mars, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

31 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr