• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

KUJDES/ Aeroporti i Tiranës NUK po shet “valixhet e patërhequra”!

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
KUJDES/ Aeroporti i Tiranës NUK po shet “valixhet e patërhequra”!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skemë e njohur mashtrimi po qarkullon sërish në Shqipëri, duke përdorur emrat e institucioneve publike si Posta Shqiptare apo Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të joshur qytetarët dhe për të vjedhur të dhënat e tyre bankare.

Skema funksionon përmes reklamave të sponsorizuara (“boost”) në rrjetet sociale, ku pretendohet se po shiten valixhe të patërhequra nga udhëtarët për shuma simbolike.

Skyweb.al ka verifikuar një prej këtyre njoftimeve që po qarkullon aktualisht në Shqipëri.

Në reklamë pretendohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po shet valixhe të pashkuara për vetëm 199 lekë për njësi. Në fakt, bëhet fjalë për një praktikë të njohur mashtrimi, ku qytetarët ftohen të klikojnë në një link të caktuar dhe më pas të japin të dhënat e kartave të tyre bankare, të cilat më pas vidhen dhe përdoren për të bërë pagesa online përmes tyre.

Skyweb.al konstatoi gjithashtu se në seksionin e komenteve të reklamës shfaqen reagime të ndryshme nga llogari të dyshimta, që pretendojnë gjoja blerje të suksesshme, pjesë e skemës për të shtuar besueshmërinë e njoftimit mashtrues.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as komentet e qytetarëve që kanë rënë pre e mashtrimit dhe kërkojnë ndihmë për të përfituar nga “oferta”.

Sipas verifikimit të Skyweb.al, faqja mashtruese është krijuar fillimisht në shkurt 2025 me emrin “Anna Grace”, ndërsa më 20 qershor 2025 ka ndryshuar emrin në “Njoftim i aeroportit/TIA”, duke përdorur identitetin e Aeroportit të Tiranës për të mashtruar qytetarët shqiptarë.

Po ashtu, në të dhënat e reklamës thuhet se administratori i faqes ndodhet në Chicago, SHBA, një informacion që rezulton i rremë.

Skyweb.al i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mos japin të dhënat e kartave të tyre në këto skema mashtruese dhe të raportojnë llogaritë e dyshimta.

Aeroporti i Tiranës nuk ka bërë asnjë njoftim të tillë. Faqja e vetme zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në Facebook mbetet kjo: https://www.facebook.com/tiranainternationalairport

/skyweb.al 

Etiketat: bankarekartatmashtrimtia
Artikulli para

Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

Artikulli pas

Çmimi i “Kofit” nis nga 100 euro, policia nxjerr në ankand qentë e shërbimit: Kush mund t’i blejë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Çmimi i “Kofit” nis nga 100 euro, policia nxjerr në ankand qentë e shërbimit: Kush mund t’i blejë

Çmimi i "Kofit" nis nga 100 euro, policia nxjerr në ankand qentë e shërbimit: Kush mund t’i blejë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Spitali Amerikan mbylli vitin 2024 me fitim, konsolidon pozicionin si operatori më i madh privat në shëndetësi
Ekonomi

Spitali Amerikan mbylli vitin 2024 me fitim, konsolidon pozicionin si operatori më i madh privat në shëndetësi

Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
0

“American Hospital” e mbylli vitin 2024 me një rezultat financiar pozitiv, duke realizuar 170 milionë lekë fitim dhe 5.6 miliardë...

Lexo të plotë
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Ritme pozitive për Euron, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

10 Nëntor, 2025
Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

28 Dhjetor, 2025
Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

1 Nëntor, 2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

26 Nëntor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr