E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
in OP-ED
A A
0
Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Amir Gjana
Universiteti i Oklahomës

Ndërkohë që tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, një zhvillim i fundit në parlamentin e Iranit ka tërhequr vëmendje dhe ka shkaktuar panik e frikë në mbarë botën. Kjo i referohet faktit që parlamenti i Iranit votoi në favor të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Ky vendim vjen si kundërpërgjigje e sulmeve të fundit që goditën territorin e Iranit. Vendimi nuk është finalizuar, pasi kërkon aprovimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në mënyrë që të implementohet. Por, thjesht fakti që një zhvillim i tillë duket i mundur në ardhmen e afërt, është më se mjaftueshëm për të shkaktuar frikë në skenën botërore.

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe si mundet të ndikohet bota nga bllokimi i saj?

Ngushtica e Hormuzit e cila lidh Gjirin e Omanit, Gjirin Persik dhe Detin Arabik ndodhet midis Shtetit të Omanit dhe Shtetit të Iranit, dhe njihet si një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë. Kjo ngushticë kryesisht përdoret për transportin e naftës dhe konsiderohet si pika detare më e rëndësishme për sigurinë energjetike globale.

Sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), në vitin 2024, nëpërmjet kësaj ngushtice u transportua mesatarisht 20 milionë fuçi nafte çdo ditë. Me fjalë të tjera, rreth 20% e produkteve të naftës që u përdorën globalisht, kaluan nëpërmjet kësaj ngushtice. Si pasojë, bllokimi i kësaj ngushtice do të shkaktonte një rritje të çmimeve të naftës nëpër mbarë globin.

Tre faktet kryesore

Në mënyrë që të kuptohet përse ky bllokim do të kishte kaq efekte të mëdha, janë 3 fakte që duhen marrë parasysh:

E para, rëndësia themelore e naftës në ekonomitë e sotme. Produktet e ndryshme të naftës luajnë disa role në ekonomitë e sotme, por çfarë konsiderohet më themelorja është roli i naftës në transport. Qoftë për automjete tokësore, avionë ose anije tregtare, nafta është karburanti kryesor. Në rast se çmimi i naftës pëson rritje, atëherë çmimi i transportit të produkteve dhe materialeve po ashtu pëson rritje. Në një ekonomi, rritja në çmimin e transportit të mallrave shkakton një rritje çmimesh në pothuajse të gjitha produktet dhe shërbimet, dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë zinxhirët e furnizimit dhe çmimet përfundimtare për konsumatorët.

Fakti i dytë është që, në ditët e sotme, pothuajse të gjitha shtetet në botë dhe ekonomitë e tyre kanë varësi me njëra-tjetrën. Globalizmi ekonomik dhe zhvillimet që kanë forcuar lidhjet ekonomike midis shteteve, kanë lejuar shtetet të arrijnë një ritëm zhvillimi të pamenduar më përpara dhe kanë ndihmuar konsumatorët të gjejnë produkte dhe shërbime me çmime të ulëta dhe kualitet të lartë. Megjithatë, kjo strukturë po ashtu shkakton që një situatë si bllokimi i Ngushticës së Hormuzit të ndikojë të gjithë botën në mënyrë direkte dhe indirekte. Edhe në rast se një shtet nuk përdor këtë ngushticë për importin ose eksportin e produkteve të naftës, ata përsëri do mund të përjetojnë një rritje çmimesh, për shkak se shtetet e tjera me të cilat kanë marrëdhënie importi ose eksporti kanë një marrëdhënie të tillë. Në momentin që zinxhiri ekonomik botëror shkundet, nuk ka rëndësi sa larg një shtet mund të jetë prej burimit të problemit, ata sërish do përjetojnë këto efekte. Vetëm në rast izolimi total (si rasti i Koresë së Veriut), mundet që një ekonomi të shmangi efektet që do vijojnë në rast se Ngushtica e Hormuzit bllokohet.

Fakti i fundit që duhet marrë parasysh, lidhet me koston dhe vështirësinë e gjetjes së një korridori të ri tregtar që shmang ngushticën e Hormuzit për transportin e mallrave. Në këtë situatë, duke u paraqitur me situatën e komplikuar të kësaj ngushticë, është normale të pyetet rreth mundësisë për të gjetur një alternativë tjetër. Një analizë e bërë nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), në 15 Qershor, del në konkluzion se shumica e sasisë së naftës që kalon nëpër ngushticë nuk ka rrugë alternative për të dalë nga rajoni, përveçse disa rrjete tubacionesh për transportin e naftës, të cilat nuk përbëjnë një alternativë praktike.

Çfarë na pret?

Në këtë situatë, kur një pjesë themelore e dëmit që pritet të bëhet në ekonominë botërore do të bëhet në mënyrë indirekte, është e vështirë të bëjmë një parashikim jo vetëm të saktë, por edhe të detajuar. Por, duke parë analizën e bërë nga Administrata e Informacionit për Energjinë e Shteteve të Bashkuara (EIA), ne mund të kuptojmë që shumica e naftës dhe gazit të eksportuar nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit shkon drejt tregjeve aziatike. Më specifikisht, shtetet që janë pjesë kryesore e këtij eksporti janë Kina, India, Japonia dhe Korea e Jugut. Me këtë informacion, ne mund të parashikojmë që ekonomitë në rrezik më të lartë nga ky zhvillim priten të jenë këto katër shtete, por përfshijnë edhe shtetet me marrëdhënie të forta ekonomike me këto shtete (qoftë kjo marrëdhënie eksporti, importi ose një tjetër lloj marrëdhënie tregtare).

Për më tepër, si pasojë e largimit nga energjia ruse, shtetet europiane po ashtu kanë rritur varësinë nga Ngushtica e Hormuzit në vitet e fundit. Kjo do të thotë që, në rast të një bllokimi në këtë ngushticë, Europa rrezikon ndërprerjen e produkteve të naftës që janë jetike për ekonominë dhe transportin. Kjo kërcënon stabilitetin ekonomik të shteteve europiane dhe shtetet me marrëdhënie të forta ekonomike me to.

Në këtë situatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të jenë nga vendet më pak të prekura nga kjo krizë, për shkak të burimeve të tyre të energjisë dhe rrjeteve alternative të furnizimit për produkte nafte. Por efekte indirekte priten të shfaqen, pavarësisht distancës, për shkak të ndërlidhjes së tregjeve të energjisë globale.

Si pasojë, është në interesin global që kjo ngushticë të mos bllokohet dhe të gjendet një mënyrë paqësore për të menaxhuar konfliktet rajonale duke mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe energjetik botëror.

Etiketat: amir gjanahormuzingushtica
Artikulli para

PABARAZIA/ 7 për qind e depozituesve kanë 7.4 mld euro në banka, pjesa tjetër THËRRIME

Artikulli pas

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje
OP-ED

“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje

12 Gusht, 2025
The Economist: Pse çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm po pësojnë luhatje më të mëdha dhe të shpeshta
Ekonomi

The Economist: Pse çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm po pësojnë luhatje më të mëdha dhe të shpeshta

9 Gusht, 2025
Media dhe audienca përballë rrezikut të dezinformimit të sofistikuar nga Inteligjenca Artificiale
Aktualitet

Media dhe audienca përballë rrezikut të dezinformimit të sofistikuar nga Inteligjenca Artificiale

6 Gusht, 2025
Turizmi, Shqipëria heq vizat me 5 shtete
OP-ED

Testi i madh për turizmin shqiptar

5 Gusht, 2025
Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL
Kryesore

Emrat që mungojnë në dosjen e SPAK për skandalin e mikrokredive

21 Korrik, 2025
Shqipëria pa CASH deri në 2030, nisma ambicioze dhe qëllimi i padeklaruar
Kryesore

Shqipëria pa CASH deri në 2030, nisma ambicioze dhe qëllimi i padeklaruar

19 Korrik, 2025
Artikulli pas
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më
Aktualitet

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
0

Antonio Baravalle, CEO i gjigantit italian të kafes Lavazza, ka shprehur shqetësime në lidhje me rritjen e çmimeve të kafesë,...

Lexo të plotë
BE grant 50 mln euro për familjet shqiptare që vendosin panele diellore

BE grant 50 mln euro për familjet shqiptare që vendosin panele diellore

2 Qershor, 2025
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Bankers Petroleum kërcënon Shqipërinë me tjetër Arbitrazh pas skandalit financiar

22 Korrik, 2025
Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

1 Qershor, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

BSH pret forcim të Euros kundrejt Lekut, shpresë për eksportuesit

20 Maj, 2025

Të Fundit

FACT CHECK/ Ministri Pirro Vëngu nuk tha të vërtetën kur njoftoi blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve

FACT CHECK/ Ministri Pirro Vëngu nuk tha të vërtetën kur njoftoi blerjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve

13 Gusht, 2025
KURSI/ Dollari amerikan zbret në nivelet më të ulta në dekada ndaj lekut

Tronditje në kursin e këmbimit: “Rrëzohet” dollari amerikan, euro s’ka asnjë shans përballë lekut

13 Gusht, 2025
Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka

Fitimi i tregut të sigurimeve ra në 2024, si u nda mes kompanive

13 Gusht, 2025
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

13 Gusht, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr