• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

A ishte ky fjalimi më i mirë që Rama ka bërë dhe …që do të bëjë ndonjëherë?

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Shkurt, 2026
në OP-ED
A A
A ishte ky fjalimi më i mirë që Rama ka bërë dhe …që do të bëjë ndonjëherë?
Share on FacebookShare on WhatsApp
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të fortë gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes, ku përveç çështjeve globale të sigurisë dhe konfliktit në Gazë, kërkoi drejtësi për liderët e UÇK-së dhe kritikoi hapur proceset gjyqësore në Hagë.
Në një ndërhyrje me tone të drejtpërdrejta politike, ai e paraqiti situatën si një provë për standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe për besueshmërinë e institucioneve që e administrojnë atë.
Fjalimi u shoqërua me thirrje për veprim dhe me mesazhin se vonesa në vendimmarrje mund të prodhojë pasoja të rënda për stabilitetin rajonal.
Fjalimi i plotë: 

Vota plotësisht e harmonizuar dypartiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme, flet vetë përsa e nderuar ndihet Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese e kësaj organizate të re.

 Shumë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigand në agoni dhe dashtë Zoti, ta zgjojë, atëherë, Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

President,

 Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj.

 Në të njëjtën kohë, propozoj që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti  publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.

Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të pafajshme të lunatizmit të Hamasit, të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë,  jo vetëm duke vendosur paratë, por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plagë të historisë në një oaz shprese, ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve.

Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëhej pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

 Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh  e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj  spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.

Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike.

Duke qenë  miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm. /skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Euro arrin minimum të ri historik

Artikulli pas

Parlamenti miraton katër emrat e rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

As Diella dhe as Gjoni s’mund ta ndalin korrupsionin në tendera, nëse njerëzit që i heqin apo i fusin prizën janë të korruptuar
Ekonomi

As Diella dhe as Gjoni s’mund ta ndalin korrupsionin në tendera, nëse njerëzit që i heqin apo i fusin prizën janë të korruptuar

18 Nëntor, 2026
PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së
OP-ED

Zgjedhjet lokale, bileta e Berishës për të hyrë në protestë

11 Nëntor, 2026
Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes

Parlamenti miraton katër emrat e rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Të Përzgjedhura

Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Aktualitet

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
0

Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, dhe personave...

Lexo të plotë
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

31 Gusht, 2026
Alarm në tregjet e naftës, sulmi me dronë nxjerr jashtë funksionit naftsjellësin strategjik në Arabinë Saudite

Alarm në tregjet e naftës, sulmi me dronë nxjerr jashtë funksionit naftsjellësin strategjik në Arabinë Saudite

12 Shtator, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet, Financat propozojnë ligjin për tatimin minimal global

7 Korrik, 2026
Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

1 Gusht, 2026

Të Fundit

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Ndryshojne paketat e cigareve, s’ka tym duhani deri 10 metra larg shkollave dhe spitaleve

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr