• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, dhe personave të tjerë të hetuar në të njëjtin procedim.

Vendimi është marrë pas kërkesës së SPAK, e cila kërkoi pushimin e hetimeve me argumentin se nuk janë evidentuar elementë të mjaftueshëm për vijimin e akuzës.

Më herët, GJKKO i kishte lënë Prokurorisë së Posaçme një afat prej 45 ditësh për administrimin e një akti ekspertimi të kryer nga ekspertë të licencuar.

Edhe pas përfundimit të këtij procesi, SPAK arriti në përfundimin se nuk rezultonin shkelje penale nga ana e Myzyrajt.

Përveç tij, SPAK kërkoi pushimin e çështjes edhe për Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Ish-kreu i KPP-së ishte marrë i pandehur në qershor 2025 për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në të njëjtin procedim ishin nën hetim edhe anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik.

Çështja lidhej me një procedurë prokurimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, me fond mbi 219 milionë lekë, për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth.

Sipas dyshimeve fillestare, gjatë shqyrtimit të kësaj procedure, Komisioni i Prokurimit Publik kishte favorizuar në mënyrë të paligjshme bashkimin e dy operatorëve ekonomikë.

Nga hetimet ishte pretenduar se operatorët kishin paraqitur dokumente të falsifikuara.

Megjithatë, pas veprimeve hetimore dhe ekspertimit të administruar, SPAK kërkoi pushimin e çështjes, duke vlerësuar se nuk kishte bazë të mjaftueshme për vijimin e akuzës.

Me vendimin e GJKKO-së, procedimi penal ndaj Myzyrajt dhe të pandehurve të tjerë konsiderohet i pushuar.

Artikulli para

Qerveria rrit me mbi 700 mln lekë buxhetin për Policinë

Artikulli pas

Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”
Aktualitet

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
Aktualitet

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së
Aktualitet

Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

Detaje nga dosja SPAK për "Aruba"-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij...

Të Përzgjedhura

Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Ekonomi

Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Këtë të hënë,  ka hyrë në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri. Ky mekanizëm synon të...

Lexo të plotë
PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim

PROJEKTLIGJI/ Forcohet roli i komunitetit në projektet mjedisore, mungesa e konsultimit çon në anulim

13 Shkurt, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Bien çmimet e naftës në tregje ndërkombëtare

4 Maj, 2026
A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

19 Gusht, 2026
Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

11 Mars, 2026

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr