• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Editor Nga Editor
31 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
0
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Historia e humorit vetëpërçmues është e mbushur me kontradikta. Tani, studiuesit më në fund kanë filluar të kuptojnë nuancat e ndikimit të vërtetë që mund të ketë tallja me veten.

Pse disa fëmijë bëhen të përjashtuar?

Në vitet 1990, psikologët nisën të hetonin pse disa fëmijë përjashtoheshin nga bashkëmoshatarët e tyre. Ata zbuluan dy profile tipike. Disa prej fëmijëve të refuzuar ishin agresivë dhe ngacmonin të tjerët. Të tjerët ishin të urtë dhe të nënshtruar. Të dyja grupet kishin një cilësi të përbashkët: nuk dinin ta merrnin një shaka me sportivitet.

Grupi i parë u përgjigjej ngacmimeve me zemërim ose dhunë, ndërsa grupi i dytë ndihej i lënduar dhe tërhiqej. Të dyja grupet e interpretonin humorin e synuar si një fyerje, diçka që nuk mund të ishte bërë me qëllim të mirë. Fëmijët më të sigurt në aspektin shoqëror, nga ana tjetër, i shpërfillnin ngacmimet ose argëtoheshin prej tyre.

Aftësia për të qeshur me veten mund të ketë pasoja që në moshë të hershme. Studimet tregojnë se gjatë gjithë jetës, një qasje më e çlirët dhe me humor ndaj jetës është më e mirë për shëndetin mendor, marrëdhëniet dhe perspektivat tona në përgjithësi. Megjithatë, mendimet kanë qenë prej kohësh të ndara lidhur me faktin nëse është vërtet ide e mirë të qeshësh me veten.

Tani, studiuesit më në fund kanë filluar të kuptojnë nuancat e asaj që në të vërtetë do të thotë të tallesh me veten – dhe kur dhe si kjo mund të jetë e dobishme.

Një temë e debatueshme

A është vërtet e mundur të qeshësh me veten? Platoni nuk e mendonte kështu. Filozofi i lashtë grek besonte se humori shkaktohej nga ndjenja e epërsisë ndaj të tjerëve – veçanërisht ndaj atyre që, në mënyrë të gabuar, besojnë se janë më të bukur ose më të mençur sesa janë në të vërtetë.

Nëse vërtet e urreni që njerëzit të qeshin me ju, mund të jeni gelotofob – një person me ndjeshmëri të theksuar ndaj të qeshurës.

Më shumë se 1,000 vjet më vonë, në vitin 1651, filozofi anglez Thomas Hobbes ishte kryesisht dakord. Përjashtimi – kur njerëzit herë pas here ishin në gjendje të qeshnin me veten – ndodhte kur ata reflektonin mbi ndonjë marrëzi të së kaluarës, gjë që tregonte se sa më të pjekur dhe më të mençur ishin bërë ndërkohë.

Me kalimin e kohës, filozofët nisën të pranonin se jo çdo humor motivohej nga keqdashja. Në shekullin XVIII, për shembull, teoria e njohur e “mospërputhjes” propozonte se humori shpesh lind nga një shkelje e papritur e normave shoqërore.

Megjithatë, pyetja nëse njerëzit mund të qeshin vërtet me veten mbeti e debatueshme deri në kohët e fundit.

Pjesa më e madhe e kërkimeve mbi humorin gjatë 50 viteve të fundit është mbështetur në pyetjen që u bëhej njerëzve nëse mund të qeshnin me veten dhe në besimin te përgjigjet e tyre. Por, njësoj si me sasinë javore të alkoolit që njerëzit deklarojnë në formularët e mjekut, ekzistonte mundësia që përgjigjet të ishin paksa më optimiste nga realiteti. Ndoshta njerëzit nuk ishin aq sportivë sa pretendonin.

Në vitin 2011, megjithatë, studiues evropianë e testuan këtë aftësi përmes një eksperimenti. Ata ftuan pjesëmarrësit në laborator dhe, pa dijeninë e tyre, regjistruan fytyrat e tyre me kamera.

Kur pjesëmarrësit u kthyen përsëri, atyre iu treguan imazhe të shtrembëruara të fytyrave të tyre, të ngjashme me ato që shihen në pasqyrat e deformuara të parqeve të argëtimit, dhe u regjistruan reagimet e tyre.

Jo të gjithë u argëtuan, por 80% të paktën buzëqeshën kur u përballën papritur me imazhin. Rreth 40% u zbavitën edhe më shumë dhe qeshën me zë.

“Shkenca tashmë është mjaft e qartë se po, është e mundur të qeshësh me veten dhe në fakt ka mjaft përfitime që lidhen me këtë”, thotë Sonja Heintz, pedagoge e psikologjisë në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar, e cila studion humorin.

Të jesh në gjendje të qeshësh me veten është një nga format më të vështira të humorit për t’u zotëruar, deklaronte studiuesi i njohur amerikan i humorit, Paul McGhee, në vitin 2010.

Në programin e tij me shtatë hapa për zhvillimin e humorit, i cili synonte njerëzit që vuanin nga ajo që ai e quante “seriozitet terminal”, të mësuarit për të qeshur me veten ishte hapi i parafundit – i dyti për nga vështirësia vetëm pas “gjetjes së humorit në situata stresuese”.

McGhee e shihte aftësinë për të qeshur me veten si portën hyrëse drejt formave të tjera të humorit; një “komponent thelbësor” të një jete më të gëzueshme.

“Sepse nëse dikush e merr veten shumë seriozisht, është e vështirë të përfshihet në humor në përgjithësi”, shpjegon Heintz.

Disa njerëz e kanë më të lehtë se të tjerët të tallen me veten. Nëse vërtet nuk duroni që të tjerët të qeshin me ju, mund të jeni gelotofob – dikush me një ndjeshmëri të theksuar ndaj të qeshurës.

“Për shembull, mund të jeni ulur në një kafene dhe duke bërë shaka me miqtë tuaj, dhe dikush mund t’ju afrohet e t’ju pyesë: ‘Pse qeshët me mua?’”, thotë René Proyer, profesor i psikologjisë në Universitetin Martin Luther të Halle-Wittenberg në Gjermani.

Për gelotofobët, edhe një buzëqeshje mund të nënkuptojë se personi me të cilin po flasin mendon se ata janë qesharakë ose një objekt talljeje.

Nuk ekziston një faktor i vetëm që shpjegon pse dikush mund të bëhet gelotofob, por Proyer thotë se një stil prindërimi shumë i rreptë dhe ndëshkues është një nga faktorët e rrezikut.

Një tjetër është një përvojë traumatike në moshë të hershme, kur personi është tallur nga të tjerët.

“Për shembull, një situatë vërtet e sikletshme në shkollë”, thotë Proyer, “ku bëhesh objekt shakash për javë, muaj, ndoshta edhe vite”.

Autizmi duket se është një tjetër faktor rreziku.

Ekziston gjithashtu një dimension kulturor. Vendet e Azisë Lindore përgjithësisht kanë nivele më të larta të gelotofobisë sesa vendet perëndimore. Studiuesit ia atribuojnë këtë faktit se njerëzit që u përkasin kulturave kolektiviste kanë më pak gjasa të tërheqin vëmendjen te vetja ose të përdorin humorin si mekanizëm përballues.

Këto kultura priren të besojnë se humori duhet t’u lihet profesionistëve. Në Kinë, për shembull, njerëzit kanë më shumë gjasa ta lidhin humorin me “ekspertët”, pra me komedianët, sesa me qytetarët e zakonshëm.

Ashtu si fëmijët që nuk janë në gjendje t’i përballojnë ngacmimet, edhe gelotofobët priren të kenë rezultate më të dobëta psikologjike dhe ndërpersonale.

Kjo karakteristikë është lidhur me kënaqësi më të ulët nga jeta, shmangie më të madhe të miqësive, si dhe nivele më të larta të vetmisë dhe depresionit.

Artikulli para

E shkarkoi Veliaj, Anuela Ristani largohet nga Bashkia e Tiranës: Çfare po luhet në prapaskenë?

Artikulli pas

Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

Editor

Editor

Nga Kategoria

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?
Shëndet

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

1 Shtator, 2026
Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive
Shëndet

Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

1 Shtator, 2026
Çantat e rënda të shkollës mund të dëmtojnë trupin e fëmijëve. Si ta lehtësoni peshën
Shëndet

Çantat e rënda të shkollës mund të dëmtojnë trupin e fëmijëve. Si ta lehtësoni peshën

1 Shtator, 2026
Nuk e ka fajin karrigia, por divani
Shëndet

Nuk e ka fajin karrigia, por divani

1 Shtator, 2026
Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale
Shëndet

Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

31 Gusht, 2026
Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore
Shëndet

Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot
Aktualitet

Realizohet ndërhyrja e parë në botë në tru nga një robot

Nga Editor
11 Nëntor, 2025
0

Mjekë nga Skocia dhe Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar atë që konsiderohet si ndërhyrja e parë në botë për trajtimin...

Lexo të plotë
Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes

Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes

17 Gusht, 2025
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Jo vetëm Belinda Balluku, Dumani konfirmon edhe hetimin ndaj Frida Krifcës

27 Tetor, 2025
TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

28 Nëntor, 2025
Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

16 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

1 Shtator, 2026
Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

1 Shtator, 2026
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr