Policia e Shtetit ka reaguar pasi mëngjesin e sotëm në disa institucione publike të vendit kanë mbërritur email-e kërcënuese, ku pretendohet vendosje e bombave.
Sipas policisë, deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Njoftimi i plotë:
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.















