• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës

Editor Nga Editor
2 Shtator, 2026
në Turizëm
A A
0
Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Eksperti i njohur britanik i udhëtimeve, Simon Calder, ka zbuluar zgjedhjen e tij për një prej destinacioneve më të mira dhe më ekonomike për pushimet e vjeshtës, duke veçuar Shqipërinë si një vend që ofron një raport të jashtëzakonshëm mes çmimit dhe përvojës turistike.

Në një artikull e përditshmja britanike Daily Express shkruan se Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të preferuar për turistët, ndërsa çmimet, sipas Calder, mbeten ende në nivele relativisht të ulëta.

Eksperti britanik ka një lidhje të hershme me vendin. Siç tregoi në emisionin britanik “This Morning” të ITV-së në vitin 2024, ai e kishte zbuluar Shqipërinë shumë kohë përpara se vendi të merrte vëmendjen ndërkombëtare si destinacion turistik.

Në atë kohë, Calder foli drejtpërdrejt nga hoteli i tij në Durrës, ku kishte mbërritur një mbrëmje më parë. Duke iu drejtuar moderatorëve Ben Shephard dhe Cat Deeley, ai e përshkroi qytetin me entuziazëm.

“Dielli ka dalë, është absolutisht fantastike dhe është një nga qytetet më historike dhe më të bukura në Shqipëri”, tha ai.

Por, përtej peizazheve dhe historisë, ajo që e ka impresionuar më shumë Calder është kostoja e ulët e jetesës dhe e udhëtimit në Shqipëri.

Sipas tij, një picë dhe një birrë kushtojnë rreth 6 paund, ndërsa udhëtimi me autobus nga aeroporti drejt hotelit, një distancë prej rreth 30 km, do t’i kishte kushtuar vetëm disa paund, nëse nuk do ta kishte humbur autobusin e fundit.

Calder vlerësoi gjithashtu mikpritjen e shqiptarëve, duke i cilësuar ata ndër njerëzit më të ngrohtë dhe më mikpritës që mund të takosh.

Eksperti tregoi se, pasi kuptoi se kishte humbur autobusin, vendasit u angazhuan menjëherë për ta ndihmuar. Ata e ndihmuan të gjente një taksi dhe u kujdesën që ai të dinte saktësisht se sa duhej të paguante, në mënyrë që të mos tarifohej më shumë seç duhej.

Sipas Calder, Shqipëria ende nuk është përfshirë gjerësisht në tregun e paketave turistike, por ai parashikon që operatorët turistikë do ta zbulojnë potencialin e vendit në vitet e ardhshme.

Me fluturime të përditshme drejt Shqipërisë nga aeroportet kryesore të Britanisë së Madhe dhe një udhëtim prej vetëm rreth tre orësh, vendi po paraqitet gjithnjë e më shumë si një alternativë tërheqëse për turistët britanikë.

Për turistët që, ashtu si Calder, zgjedhin Durrësin si bazë për pushimet e tyre, qyteti ofron një gamë të gjerë atraksionesh.

Durrësi njihet veçanërisht për amfiteatrin romak, një prej monumenteve më të rëndësishme historike të qytetit, i cili ruan edhe mozaikë të vlefshëm që vizitorët mund t’i shohin nga afër.

Sipas vlerësimeve në TripAdvisor, atraksioni është shumë i pëlqyer nga turistët. Një prej vizitorëve e ka cilësuar atë si një vend që “duhet parë patjetër”.

Një tjetër turist, duke komentuar përvojën e tij, shkruan se vendi është “absolutisht i mrekullueshëm” dhe shprehet i habitur që disa vizitorë mjaftohen vetëm me fotografitë nga jashtë, duke mos paguar rreth 200 lekë për të hyrë brenda.

Për ata që preferojnë një pushim tradicional buzë detit, Durrësi ofron gjithashtu plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta në ngjyrë bruz.

Në një kohë kur turistët britanikë po kërkojnë gjithnjë e më shumë destinacione të përballueshme për pushimet e vjeshtës, Shqipëria duket se po fiton një tjetër mbështetës të rëndësishëm: eksperti britanik i udhëtimeve, Simon Calder.

Etiketat: pushime
Artikulli para

Monedha e re 1-dollarëshe me fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Ekonomi

Banka Botërore: Turizmi, sektori me potencialin më të lartë për krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri

2 Shtator, 2026
”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës
Turizëm

”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjeni arratisjen malore më të rrallë të Evropës

1 Shtator, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
“Forbes”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator
Turizëm

“Forbes”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator

31 Gusht, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Europës, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike
Turizëm

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Europës, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

31 Gusht, 2026
Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë
Turizëm

Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

31 Gusht, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë
Aktualitet

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2025
0

Esmeralda Topi-Faktoje.al Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë pyje e...

Lexo të plotë
Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi

20 Nëntor, 2025
Jaht 1 milion euro, një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, zbulohet pse u thirr në SPAK biznesmeni Ermal Beqiri

TENDERËT/ Gjysma e AKSHI në SPAK, në qendër të hetimit Ermal Beqiri dhe “pronari faktik”

3 Dhjetor, 2025
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, rekord gjatë këtij viti

20 Tetor, 2025
Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

Më shumë vajza të reja në të 20-at po preken nga diabeti i tipit 2

23 Korrik, 2026

Të Fundit

Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës

Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës

2 Shtator, 2026
Monedha e re 1-dollarëshe me  fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

Monedha e re 1-dollarëshe me fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

2 Shtator, 2026
Ukraina paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajro ruse, është e pasigurt. SHMANGENI!

Ukraina paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajro ruse, është e pasigurt. SHMANGENI!

2 Shtator, 2026
Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

2 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr