• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat më pas u përdoren për të marrë kredi në IUTE Credit ka nxjerrë në pah një të çarë të madhe në procedurat e vlerësimit të aftësive paguese të kredimarrësve nga institucionet financiare jobankë në vendin tonë duke ngritur pikëpyetje të forta mbi zbatimin e rregulloreve detyruese të Bankës së Shqipërisë për këto praktika.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasja D. C. iu prezantohej shtetaseve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore.  Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare”, njoftoi policia.

Siç raportoi më herët Skyweb.al në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, 33-vjeçarja u kishte marrë kartat e identitetit 23 grave në zonë e Zejmenit në Lezhë, të cilave u kishte premtuar ndërkohë edhe përfitime të tjera nga projekte të ndryshme në ambasada.

Nga ana tjetër, nisur nga vulerabiliteti i zonjave si edhe mungesa e informacionit mbi qëllimet e 33-vjeçares, pa dijeninë e grave të mashtruara, ajo kishte aplikuar për kredi në emër të tyre duke përdorur kartat e identitetit si edhe fotot që i kishte nxjerrë me celular, të cilat janë përfshirë në procesin e aplikimit për kredi.

Rezultati ishte katastrofik: Secila prej grave zbuloi më pas se në emrin e tyre rezultonte një borxh disa mijëra euro te UITE Credit, i cili duhej shlyer.

INVESTIGIMI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit ! Përsëritet skandali i MCA dhe FINAL, shkelet rregullorja e BSH

Policia është duke bërë ende verifikime pasi dyshohet se Donika Curri ka bërë aplikime për kredi edhe në institucione të tjera financiare jobankë.

Probleme me verifikimin te mikrokreditë

Nisur nga skandali i MCA dhe FINAL, të cilat kishin ngritur një skemë zhvatjeje për mijëra qytetarë, ngjarje e cila përfundoi në SPAK, Banka e Shqipërisë ndryshoi tetorin e kaluar Rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” duke shtrënguar ndjeshëm kreditimin nga institucionet financiare jobanka.

Rregullorja parashikon një mori procedurash që duhen ndjekur nga kredidhënësi që nisin nga identifikimi i kredimarrësit; verifikimi i aftësive paguese të tij; verifikimi i të ardhurave të pritshme (të cilat duhet të vërtetohen me dokumente); ndjekja e ecurisë së kredisë; verifikimi i të ardhurave të përgjithshme, etj.

Në thelb, i gjithë qëllimi i ndryshimeve ishte që të mbronte konsumatorët nga praktikat e marrjes së kredive në mënyë të papërgjegjshme.

Praktika e ndjekur nga Donika Curri, e cila përdori vetëm ID dhe një foto të viktimave të saj për të aplikuar për kredi te UITE Credit në shuma të ndryshme, dyshohet se nuk përputhet me rregulloren e BSH-së.

Burime bëjnë me dije se aplikimi për kredi është bërë direkt nga aplikacioni i IUTE Credit, ndërsa policia po verifikon nëse ka patur raste të pranisë fizike në filialet e këtij institucioni.

Skyweb.al komunikoi me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyweb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

“Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al komunikoi me IUTE Credit më herët, ku mësoi se kompania kishte urdhëruar pezullimin e kredive deri në sqarimin e rrethanave të marrjes së tyre. IUTE Albania tha për Skyweb.al se kompania është “viktima finale e këtij kalvari gënjeshtrash dhe keqpërdorimi besimi që personi i identifikuar në media, ka kryer”. 

“Menjëherë sapo jemi informuar nga qytetarët, skuadrat tona ligjore kanë kallëzuar penalisht rastin dhe janë pezulluar kreditë e klientëve deri në një vendim final të hetimeve policore. Këtu gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë për strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë vepruar në kohë të shpejtë dhe vendimtare“, tha IUTE Albania për Skyweb.al.

Praktika e ndjekur për aplikimet online nga IUTE Credite
Praktika e ndjekur për aplikimet online nga IUTE Credite

Mashtrimet e kësaj natyre, ku persona të ndryshëm marrin kartat e identitetit të viktimave të tyre dhe i përdorin për të tërhequr më pas kredi apo para nga burime të ndryshme, janë tepër të përhapura, megjithatë i takon institucioneve që të përdorin sisteme verifikimi, parandaluese.

Skyweb.al ka komunikuar me Bankën e Shqipërisë dhe pritet një reagim i saj gjatë ditëve në vijim. /skyweb.al

Etiketat: donika curriiute albaniaIute creditkredialezhemashtrimi
Artikulli para

Mektrin Motors merr tenderin 4 milionë euro të makinave të Policisë, “goditja e vitit” në të dy lotet

Artikulli pas

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj
Ekonomi

Në krizë për punëtorë, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i drejtohet qeverisë: S’kemi furrxhinj

23 Shkurt, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri
Ekonomi

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

23 Shkurt, 2026
Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali
Aktualitet

Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

23 Shkurt, 2026
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave
Ekonomi

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

23 Shkurt, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë
Ekonomi

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

23 Shkurt, 2026
Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë
Aktualitet

Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

23 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri
Aktualitet

Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

Nga Editor
5 Nëntor, 2025
0

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime në fushën e ekonomisë blu, sigurisë...

Lexo të plotë
Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

11 Dhjetor, 2025
TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92

Kush duhet të bëjë URGJENT rivlerësim të pasurisë

4 Shkurt, 2026
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

14 Prill, 2025
Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”

Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

Wizz Air zgjeron rrjetin nga Tirana për verën 2026 me destinacione të reja dhe kapacitet të shtuar

23 Shkurt, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

23 Shkurt, 2026
Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

23 Shkurt, 2026
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

23 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr