• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga sot, qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin më kredi të pakufizuara për blerjen e banesave. Ka hyrë tashmë në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për vendosjen e tavaneve të reja në shumën që bankat mund të japin për blerjen e një shtëpie, si dhe në raportin mes këstit të kredisë dhe të ardhurave mujore të individit.

Ky vendim, i marrë në muajin maj nga Banka e Shqipërisë, synon të frenojë huamarrjen e tepërt, të kufizojë rreziqet financiare dhe të garantojë një qasje më të kujdesshme ndaj kreditimit në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Sa financojnë bankat për një shtëpi?

Për blerjen e banesës së parë:

  • Kredia në lekë: maksimumi 85% e vlerës së banesës.

    • Shembull: Për një shtëpi me çmim 10 milionë lekë, banka mund të japë deri në 8.5 milionë lekë kredi, ndërsa 1.5 milionë lekë duhet të sigurohen nga qytetari.

Për banesën e dytë:

  • Kredia në lekë: maksimumi 80% e vlerës së pasurisë.

    • Shembull: Për një shtëpi prej 10 milionë lekësh, qytetari mund të marrë deri në 8 milionë lekë kredi, ndërsa pjesa tjetër duhet të vijë nga kursimet ose të ardhura të tjera.

Kufizime më të rrepta për kreditë në valutë

Për të frenuar rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit, kreditë në valutë të huaj (euro, dollar, etj.) do të kenë tavane edhe më të ulëta:

  • 75% e vlerës së banesës për shtëpinë e parë

  • 70% e vlerës për shtëpinë e dytë

    Shembull: Nëse një qytetar kërkon të blejë një shtëpi me vlerë 100 mijë euro, për shtëpinë e parë do të marrë maksimumi 75 mijë euro kredi, ndërsa për shtëpinë e dytë deri në 70 mijë euro.

Kufizime edhe për këstin e kredisë

Përveç shumës që mund të përfitohet si kredi, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe kufizime në lidhje me përqindjen që kësti mujor i kredisë mund të zërë ndaj të ardhurave të qytetarit.

  • Për kredi në lekë:

    • 40% e të ardhurave për shtëpinë e parë

    • 35% për shtëpinë e dytë

  • Për kredi në valutë:

    • 35% për shtëpinë e parë

    • 30% për shtëpinë e dytë

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar mbingarkimin e qytetarëve me borxhe, për të ruajtur stabilitetin financiar të sektorit bankar dhe për të siguruar një rritje më të qëndrueshme të tregut të pasurive të paluajtshme.

Kreditimi për banesa ka qenë në rritje të fortë vitet e fundit, duke sjellë shqetësime për mbivlerësim të tregut dhe rrezik për familjet me të ardhura të kufizuara.

Tashmë, blerja e një shtëpie me kredi kërkon më shumë kapital vetjak dhe përllogaritje më të kujdesshme të buxhetit familjar. /skyweb.al

Etiketat: apartamenteBshkredishtepi
Artikulli para

Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë

Artikulli pas

WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina
Ekonomi

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015
Ekonomi

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Artikulli pas
WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI
Aktualitet

Veshje mbi 10 mijë euro, luksi i Mirlinda Karçanajt që habiti dhe GJKKO-në

Nga SkyWeb
27 Shkurt, 2026
0

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo të plotë
Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

17 Tetor, 2025
Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill

Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill

6 Mars, 2026
KKT i jep vëllait të Vangjush Dakos kullë 50 kate në Tiranë

KKT i jep vëllait të Vangjush Dakos kullë 50 kate në Tiranë

24 Korrik, 2025
Japonezët thyejnë rekordin botëror, internet me shpejtësi mbi 1 milion gigabyte në sekondë

Japonezët thyejnë rekordin botëror, internet me shpejtësi mbi 1 milion gigabyte në sekondë

5 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr