• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar paraditen e sotme në Fier, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë në zyrat qendrore të kompanisë koncesionare të naftës Bankers Petroleum Albania.

Si rezultat i aksionit, janë vënë në pranga dy drejtues të lartë të kompanisë: shtetasi kinez Hongping Xiao, aktualisht administrator i kompanisë, dhe Leonidha Çobo, ish-drejtor dhe ish-përgjegjës për operacionet në terren.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer pas hetimeve për borxhe të mëdha ndaj shtetit shqiptar, si dhe për dyshime për abuzim financiar dhe shkelje të kontratës koncesionare.

Sipas dosjes hetimore, Leonidha Çobo dyshohet se ka përfituar miliona lekë përmes një kompanie të nënkontraktuar të quajtur ‘Tea CO’, e cila është në pronësi të të vëllait të tij.

Pagesat janë realizuar përmes llogarisë bankare të bashkëshortes së Çobos, duke ngritur dyshime të forta për konflikt interesi dhe përvetësim fondesh në dëm të kompanisë dhe shtetit.

Kompania Bankers Petroleum, që prej më shumë se një dekade shfrytëzon fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, është përballur në të kaluarën me akuzat për mospagim të detyrimeve fiskale dhe ndotje mjedisore, veçanërisht në zonën e Marinzës, ku banorët kanë protestuar në mënyrë të përsëritur për ndotjen e ujit, tokës dhe ajrit.

Operacioni i policisë është shoqëruar me sekuestrime dokumentesh dhe të dhënash financiare, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me strukturat e Tatimeve dhe Prokurorinë e Fierit.

Ky zhvillim pritet të trazojë sërish debatin publik mbi kontratat koncesionare dhe mungesën e kontrollit të duhur mbi kompanitë që administrojnë pasuritë natyrore të vendit. Hetimet janë në vijim dhe priten të përfshijnë edhe emra të tjerë të lidhur me skemën e dyshuar të abuzimit financiar./skyweb.al

Artikulli para

BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë

Artikulli pas

Shkak betoni, si temperaturat ndryshojnë 6 gradë nga lagjja në lagje në Tiranë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit
Ekonomi

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare
Aktualitet

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE
Aktualitet

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Shkak betoni, si temperaturat ndryshojnë 6 gradë nga lagjja në lagje në Tiranë

Shkak betoni, si temperaturat ndryshojnë 6 gradë nga lagjja në lagje në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Veshja e Maduros kur u kap nga amerikanët bëhet virale, shtohen shitjet e markës së njohur
Ekonomi

Veshja e Maduros kur u kap nga amerikanët bëhet virale, shtohen shitjet e markës së njohur

Nga Editor
5 Janar, 2026
0

Në një operacion dramatik gjatë fundjavës, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën nga...

Lexo të plotë
EKSKLUZIVE/ SPAK zbardh skemën e zhvatjes me tenderët e AKSHI: Verifikim faturave drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet së bëri “hinkën”

SPAK kopsit me prova të reja dosjen e skandalit AKSHI, Apeli i GJKKO-së vendos të enjten

3 Shkurt, 2026
Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

7 Dhjetor, 2025
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Rikthehet kaosi me faturat, korrupsioni në tenderët e mirëmbajtjes së sistemeve nga AKSHI bëhet bela e madhe për biznesin

3 Shkurt, 2026
Sherr në avion, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë

Sherr në avion, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë

3 Tetor, 2025

Të Fundit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr