• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

MIE anulon koncensionin Milot-Balldre

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
MIE anulon koncensionin Milot-Balldre
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të anulojë procedurën për dhënien me koncesion të ndërtimit të autostradës Milot–Balldrenë, një segment kyç i Korridorit Adriatiko-Jonian.

Sipas njoftimit të publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, procedura u anuluar për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kushtet e kërkuara. Operatorët ekonomikë janë njoftuar për këtë vendim më 19 qershor.

Ftesa për koncesion u shpall në dhjetor të vitit të kaluar dhe procedura përfundoi më 10 mars, me katër kompani pjesëmarrëse: Gener 2, Salillari, A.N.K dhe 4 A-M. Pas disa muajsh shqyrtim, ministrja Belinda Balluku vendosi ta anulojë garën, duke e rikthyer projektin në pikën zero.

Segmenti Milot–Balldrenë, me gjatësi rreth 17 kilometra, është pjesë e asaj që konsiderohet si “Korridori Blu” dhe do të lidhë Milotin me rrugën Tiranë–Shkodër në Balldrenë, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen drejt plazheve veriore dhe portit të Shëngjinit. Rruga ekzistuese, që kalon nëpër qytetin e Lezhës, vuan nga trafik i rënduar dhe kohë të gjata udhëtimi, sidomos gjatë sezonit turistik.

Autostrada e re ishte konceptuar si një rrugë e kategorisë “A” me dy korsi për secilin drejtim, tunel me dy tuba, vepra arti mbi lumenjtë Mat dhe Drin, dhe sisteme të automatizuara për tarifimin dhe menaxhimin e trafikut.

Kjo është përpjekja e dytë e dështuar për të ndërtuar këtë aks përmes koncesionit. E para ndodhi në vitin 2018, kur qeveria kishte shpallur fituese kompaninë A.N.K përmes modelit të Partneritetit Publik Privat (PPP), ku kompania do të ndërtonte rrugën me fondet e saj dhe do të shlyhej nga buxheti i shtetit në një periudhë 13-vjeçare. Por projekti dështoi pasi kompania nuk siguroi financimin e nevojshëm.

Në përpjekjen e dytë, qeveria ndryshoi modelin, duke kaluar në një skemë koncesioni me tarifë kalimi për qytetarët dhe një kontratë 35-vjeçare. Sipas projektit, investimi i privatit përfshinte 182.5 milionë euro për ndërtimin dhe 365 milionë euro në total për gjithë periudhën. Por edhe kjo tentativë nuk u finalizua.

Anulimi i procedurës e lë sërish të pasigurt fatin e këtij segmenti strategjik për infrastrukturën rrugore në veri të vendit. Deri tani, Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë të ditur nëse do të rihapë një tjetër tender apo do të ndryshojë qasjen për ndërtimin e autostradës Milot–Balldrenë.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment vijon të mbetet i ngarkuar, veçanërisht gjatë muajve të verës, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për ndërhyrje në infrastrukturë. /skyweb.al

Etiketat: anulohetkoncensionimilot balldre
Artikulli para

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

Artikulli pas

Parkimet dysh, si do të funksionojë ‘’burgu’’, nuk e pësojnë të gjithë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo
Aktualitet

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Parkimet dysh, si do të funksionojë ‘’burgu’’, nuk e pësojnë të gjithë

Parkimet dysh, si do të funksionojë ‘’burgu’’, nuk e pësojnë të gjithë

Të Përzgjedhura

Fatura që po shteron qumështin
Aktualitet

Fatura që po shteron qumështin

Nga SkyWeb
16 Korrik, 2025
0

Esmeralda Topi-Faktoje.al Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka...

Lexo të plotë
IMAZHE TË RËNDA/ ‘Piranjat’ denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin

IMAZHE TË RËNDA/ ‘Piranjat’ denoncuan mashtrimin, ‘magjistarja’ që zhvaste njerëzit kërcënon gazetaren dhe kameramanin

3 Prill, 2026
SIGAL paguan dëmet e 13 361 klientëve

AMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10 mijë raste

24 Korrik, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Arabia Saudite drejt një pakti të ngushtë mbrojtjeje me SHBA-në

Arabia Saudite drejt një pakti të ngushtë mbrojtjeje me SHBA-në

17 Tetor, 2025

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr