• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Nedix Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Kompanitë e përfshira
Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Nedix Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në janar të këtij viti, nga Lorela Ballabani, punonjëse e CFO Farma. Fillimisht kompania ka patur emrin Medix Albania, por një muaj më parë, emri i saj është ndryshuar në Nedix.  Adresa e kompanisë është në të njëjtin vend me CFO Pharma.

 

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Nedix ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Nedix, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.

I përfshirë FSDKSH
Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve.

Investigimi për abuzimin me rimbursimin e barnave, reagon Nadir Çausholli: Më sulmon konkurrenti

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al 

Etiketat: artemisa sokolibioplusCfo pharmagazmend aliaNadir causholli
Artikulli para

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë

Artikulli pas

MIE anulon koncensionin Milot-Balldre

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët
Aktualitet

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026
Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal
Aktualitet

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët
Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z
Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Artikulli pas
MIE anulon koncensionin Milot-Balldre

MIE anulon koncensionin Milot-Balldre

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër
Aktualitet

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

Nga Editor
17 Nëntor, 2025
0

Veriu i vendit rrezikohet nga përembytjet në orët në vijim. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, pas një inspektimi fillestar në...

Lexo të plotë
Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

Rama për përmbytjet: Kjo situatë po ndodh edhe në Greqi e Itali, pse nuk shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

9 Janar, 2026
Merr udhë ndërtimi i Park Sol Energy, pronë e dyshes Xhindoli-Buzi në kullotat e banorëve të Nivicës në Sarandë

Merr udhë ndërtimi i Park Sol Energy, pronë e dyshes Xhindoli-Buzi në kullotat e banorëve të Nivicës në Sarandë

17 Dhjetor, 2025
Sigurimet dhe pensionet private, EIOPA: Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt standardeve evropiane

Sigurimet dhe pensionet private, EIOPA: Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt standardeve evropiane

12 Nëntor, 2025
Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, preken mbi 90 shtete

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, preken mbi 90 shtete

7 Gusht, 2025

Të Fundit

Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e tyre brenda 30 ditësh

Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e tyre brenda 30 ditësh

23 Janar, 2026
Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026
Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

23 Janar, 2026
Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr