• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dy avionë rrezikojnë përplasjen në 11 000 metra lartësi, si u shmang TRAGJEDIA

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Korrik, 2025
në Aktualitet, Aviacion
A A
0
Dy avionë rrezikojnë përplasjen në 11 000 metra lartësi, si u shmang TRAGJEDIA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një incident i rëndë ajror u shënua më 6 korrik mbi hapësirën ajrore të Siberisë, ku dy avionë, një Airbus A350 i kompanisë Air China dhe një Boeing 767-300ER mallrash i linjës ajrore SF Airlines, u afruan në mënyrë alarmante në distanca prej vetëm 90 deri në 220 metra, duke iu shmangur përplasjes vetëm falë sistemit automatik të shmangies së përplasjeve (TCAS).

Sipas të dhënave nga Flightradar24 dhe raportimeve të South China Morning Post, Airbus A350-900 me numër regjistrimi B-32DN, që operonte fluturimin CA967 nga Shangai drejt Milanos, u ngjit në mënyrë të papritur nga 34,100 në 36,000 feet, pa autorizim nga kontrollorët rusë të trafikut ajror.

Në të njëjtën kohë, Boeing 767-300ER i SF Airlines, i regjistruar si B-220R, që po kryente fluturimin O3128 nga Budapesti në Ezhou, ishte në kuotën 35,000 feet.

Kjo solli një afrim të rrezikshëm mes dy avionëve mbi rajonin malor të Tuvës, afër kufirit mongol, duke shkelur standardet ndërkombëtare të sigurisë që kërkojnë një distancë minimale vertikale prej 1,000 feet midis avionëve në fluturim.

Sistemi TCAS në të dy avionët u aktivizua menjëherë, duke shkaktuar manovra të menjëhershme evazive.

Regjistrimet e fluturimeve dhe bisedat me kontrollin ajror sugjerojnë se shkaku mund të ketë qenë një keqkomunikim.

Më konkretisht, CA967 duket se keqinterpretoi një udhëzim të lartësisë që ishte destinuar për një avion tjetër kinez, HU7937 i Hainan Airlines, që po fluturonte më larg në një tjetër zonë të ajrit.

Një regjistrim shtatëminutësh i komunikimit në anglisht mes pilotëve dhe kontrollit ajror rus, që qarkullon në rrjetet sociale në Kinë që nga 13 korriku, ka nxjerrë në pah konfuzionin: ekuipazhi i Air China mund të ketë menduar se udhëzimi për të ngjitur lartësinë ishte për ta, ndërsa kontrollori nuk bëri asnjë korrigjim.

Në regjistrim dëgjohet gjithashtu piloti i SF Airlines që i kërkon kullës të verifikojë një avion që ndodhej vetëm 20 milje përpara, në të njëjtën rrugë ajrore.

Kontrollori konfirmoi se bëhej fjalë për avionin e Air China, i cili tashmë kishte ndryshuar lartësinë në mënyrë të rrezikshme.

Në minutat në vijim, kontrollori dha udhëzime për kthesë emergjente për të dy avionët: CA967 u urdhërua të fluturonte në drejtim 360 gradë, ndërsa avioni i SF Airlines në drejtim 150 gradë.

Në këtë kohë, të dy avionët aktivizuan alarmin RA (Resolution Advisory), që sinjalizon rrezikun e menjëhershëm të përplasjes.

Pas disa sekondash tensioni, piloti i Boeing-ut informoi kontrollin ajror se konflikti ishte shmangur dhe kërkoi leje për të vazhduar fluturimin.

Deri tani, as Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC), as Air China dhe as SF Airlines nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me incidentin që mund të kishte pasur pasoja fatale.

Ky rast ka ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë ajrore në hapësirën ruse, veçanërisht në menaxhimin e fluturimeve ndërkombëtare dhe komunikimin në gjuhën angleze me ekuipazhet.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se një analizë e thelluar është e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla./skyweb.al

Artikulli para

“Tregtarët ambulantë, pa detyrim për faturë tatimore“, sqaron Drejtoria e Tatimeve pas “hutisë” së inspektorëve

Artikulli pas

Fatura që po shteron qumështin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Akuzat e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Shkelja e barazisë në tenderë nuk është vepër korruptive
Aktualitet

Akuzat e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Shkelja e barazisë në tenderë nuk është vepër korruptive

9 Mars, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Grupi i PS refuzon heqjen e imunitetit, Manja: Balluku s’ka më funksione ekzekutive, nuk e pengon hetimin

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Fatura që po shteron qumështin

Fatura që po shteron qumështin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë
Kryesore

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

Nga SkyWeb
2 Korrik, 2025
0

Një valë e re turistësh nga Mbretëria e Bashkuar po përmbys hartën tradicionale të pushimeve në Mesdhe. Sipas një publikimi...

Lexo të plotë
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Përmbytjet, studimi: 80% e qytetarëve pa kapacitet financiar për humbjet

14 Shkurt, 2026
Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

Pse të rinjtë po lënë “vape” dhe po i kthehen cigareve tradicionale

12 Janar, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN kundërshton paqen fiskale: Rrezikon disiplinën tatimore dhe stabilitetin fiskal

20 Nëntor, 2025
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

3 Tetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr