• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Përmbytjet, studimi: 80% e qytetarëve pa kapacitet financiar për humbjet

Editor Nga Editor
14 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Shqipëri, përmbytjet nuk përbëjnë më ngjarje të rralla, por një kërcënim të përsëritur që prek si qytetet ashtu edhe zonat rurale, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasiguri për banorët. Një studim i publikuar në revistën shkencore Geographica Pannonica evidencon se shumica e shqiptarëve nuk kanë kapacitete financiare për të përballuar humbjet që vijnë nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas të dhënave, 61% e banorëve në zonat rurale dhe 80% në zonat urbane deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

Në nivel global, Shqipëri renditet ndër vendet më të prekura ekonomikisht nga fatkeqësitë natyrore. Sipas Banka Botërore, humbjet mesatare vjetore arrijnë në rreth 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjatë periudhës 1995–2015, mesatarisht 30 mijë persona në vit dhe mbi 95% e bashkive janë prekur nga fatkeqësi të ndryshme natyrore.

Megjithatë, vendi ende nuk disponon një sistem të plotë monitorimi dhe parashikimi të rreziqeve, ndërsa sigurimi ndaj fatkeqësive mbetet i kufizuar dhe mbështetja financiare për qytetarët është e pamjaftueshme.

Studimi i fundit përfshiu katër zona të prekura nga përmbytjet: dy urbane, Tiranën dhe Fierin, si dhe dy rurale, Dajçin dhe Novoselën. Rezultatet nxorën në pah dallime të dukshme. Banorët e qyteteve rezultojnë më pak tolerantë ndaj rrezikut, por njëkohësisht më pak të përgatitur për ta përballuar atë. Në të kundërt, komunitetet rurale shfaqin një “qëndrueshmëri të heshtur”, të ndërtuar mbi përvojën dhe vetëorganizimin. Ata marrin masa praktike, si krijimi i rezervave ushqimore, ndërsa në qytet rreziku perceptohet si më i largët.

Në të gjitha zonat, pritshmëritë ndaj shtetit mbeten të larta. Shumica e të anketuarve presin mbështetje financiare pas përmbytjeve dhe një pjesë shprehen në favor të masave parandaluese, veçanërisht kufizimit të ndërtimeve në zona me rrezik të lartë.

Studimi thekson gjithashtu rolin e kulturës kombëtare në perceptimin e rrezikut. Bindja se ngjarjet janë “në dorë të Zotit” ndikon në mënyrën se si qytetarët i qasen fenomeneve natyrore, përfshirë përmbytjet, duke ndikuar si në nivelin e përgatitjes, ashtu edhe në reagimin ndaj tyre.

Etiketat: permbytje
Artikulli para

Shërbimi i mirë dhe çmimet konkurruese në Shqipëri “kafshojnë” tregun 10 mld euro të industrisë dentare në Itali

Artikulli pas

Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

Korridori VIII futet në hartën ushtarake të NATO-s, Rama: Shqipëria, nyje strategjike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit
Aktualitet

Aksidentet në rritje, Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 17 vjeç

Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
0

Greqia ka ndaluar përdorimin e monopatinave elektrike nga personat nën 17 vjeç, pas shtimit të aksidenteve dhe shkeljeve të rregullave...

Lexo të plotë
Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

30 Maj, 2026
Ndërhyrja urgjente e Airbus, avionët mbeten në tokë, dhjetëra fluturime të anuluara në botë

Ndërhyrja urgjente e Airbus, avionët mbeten në tokë, dhjetëra fluturime të anuluara në botë

29 Nëntor, 2025
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

29 Maj, 2026

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr