• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Shqipëria pa CASH deri në 2030, nisma ambicioze dhe qëllimi i padeklaruar

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Korrik, 2025
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Shqipëria pa CASH deri në 2030, nisma ambicioze dhe qëllimi i padeklaruar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka shpallur një nga objektivat më ambiciozë të dekadës: që deri në vitin 2030, Shqipëria të mos ketë më para në dorë në qarkullim.

Një vend plotësisht “cashless”. Në pamje të parë, nisma është në linjë me zhvillimet globale dhe duket si një hap drejt modernizimit të shtetit dhe luftës kundër informalitetit.

Por a është e arritshme kjo për Shqipërinë? Dhe më e rëndësishmja: a ka qëllime më të thella sesa dixhitalizimi?

Shqipëria ka bërë përparim në përdorimin e shërbimeve elektronike, veçanërisht në sektorin publik.

Pagesat për taksa, shërbime dhe dokumente kryhen gjithnjë e më shumë online.

Por në terren, ekonomia dominohet ende nga transaksione në para fizike, veçanërisht në sektorin informal, në tregti të vogël, në ndërtim, dhe në marrëdhënie të përditshme midis qytetarëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se 60% e transaksioneve bëhen ende me cash, ndërsa përdorimi i pagesave me kartë apo telefon mbetet i kufizuar jashtë qyteteve të mëdha.

Rrjeti bankar është i përqendruar në zona urbane dhe shumë qytetarë, sidomos në zonat rurale, nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në shërbime financiare moderne.

Në vendet si Suedia, ku më pak se 10% e transaksioneve ndodhin me para në dorë, shoqëria është afër eliminimit të cash-it.

Por ky është rezultat i një procesi 20-vjeçar, me investime të mëdha në infrastrukturë dhe edukim publik.

Në Kinë, aplikacione si WeChat Pay dhe Alipay kanë revolucionarizuar pagesat edhe në nivelin më të thjeshtë të shoqërisë, nga supermarketi te shitësit e rrugës.

Edhe atje, qeveria nuk ka ndaluar zyrtarisht paranë fizike, por e ka bërë atë të panevojshme në praktikë.

Për Shqipërinë, ku informaliteti, korrupsioni dhe cash-i në ekonominë e padeklaruar zënë një pjesë të madhe të aktivitetit, objektivi i 2030-ës kërkon më shumë se teknologji: kërkon besim, përfshirje dhe kontroll të rreptë institucional.

Ndërkohë, në një analizë për Kapitali.al, gazetari Klodian Tomorri i qaset nismës nga një kënd tjetër: mesazhi për një Shqipëri pa cash mund të jetë, në fakt, një sinjal për të nxitur qarkullimin e parave të pista.

“Kur qeveria e një vendi thotë se brenda 5 viteve do të zhdukë cash-in, ata që kanë dëngje me para do të nxitojnë t’i shpenzojnë ose t’i fusin në sistem,” shkruan Tomorri.

Në një ekonomi me kriminalitet të lartë, korrupsion galopant dhe informalitet të thellë, kjo deklaratë është një ftesë e heshtur për pastrimin e parave.

Sipas tij, krimi i organizuar, individët e korruptuar dhe evazorët do të nxitohen të investojnë në pasuri të paluajtshme apo sektorë të tjerë përpara se sistemi t’u mbyllë derën.

Dhe pikërisht këtu hyn dyshimi i fortë: a është kjo një strategji për të “pompuar” ekonomi me para jashtë sistemit, sidomos tani që sektori i ndërtimit po jep sinjale ftohjeje?

Pavarësisht rritjes së çmimeve, shumë kulla mbeten në letër dhe interesi për blerje po zbehet.

Në këtë klimë, një sinjal për “fundin e parasë fizike” mund të shërbejë si katalizator për të futur në treg para që ndryshe do të mbeteshin në “magazinat” e errëta të ekonomisë informale.

Nga njëra anë, një rritje e investimeve në ekonomi dhe qarkullim më i lartë parash mund të sjellin efekt pozitiv afatshkurtër , në konsum, ndërtim apo sipërmarrje.

Por nga ana tjetër, kjo nuk ndodh me rregulla të barabarta për të gjithë.

Nëse burimi i kapitalit nuk është i pastër, atëherë ekonomia formale penalizohet, çmimet në pasuri të paluajtshme fryhen artificialisht dhe kultura e pandëshkueshmërisë forcohet.

Në praktikë, Shqipëria mund të përfundojë në një amnisti de facto, ku “paratë e zeza” futen në sistem pa pasur nevojë për ligj.

Nisma për një Shqipëri pa cash deri në 2030, në vetvete, është pozitive.

Ajo përputhet me nevojën për të ndërtuar një ekonomi më të kontrolluar, më transparente dhe më të përfshirë dixhitalisht.

Por mënyra si ajo u shpall, pa plan konkret, pa konsultim publik dhe pa analizë të impaktit social, ngre pikëpyetje të forta mbi qëllimet reale.

Nëse pas kësaj fshihet një strategji për të rigjallëruar ndërtimin dhe për të thithur para të padeklaruara, atëherë Shqipëria po përballet jo me një reformë moderne, por me një operacion politik që përdor dixhitalizimin si fasadë për të futur në sistem paratë e errëta./skyweb.al

Artikulli para

Një tufë zogjsh përplasen me avionin luftarak Eurofighter gjatë një shfaqjeje ajrore në Spanjë

Artikulli pas

Aegean Airlines zgjeron flotën me dy Airbus A321 XLR dhe sfidon gjigantët për linjat e largëta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
Aegean Airlines zgjeron flotën me dy Airbus A321 XLR dhe sfidon gjigantët për linjat e largëta

Aegean Airlines zgjeron flotën me dy Airbus A321 XLR dhe sfidon gjigantët për linjat e largëta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!
Shëndet

HARTA/ Bëni shumë KUJDES çfarë hani në këto shtete të Europës!

Nga SkyWeb
19 Janar, 2026
0

Një analizë e të dhënave europiane mbi zakonet ushqimore tregon një ndarje të fortë mes vendeve të kontinentit ku Mbretëria...

Lexo të plotë
Studimi zbulon ndikimin që ka aroma e trupit të babait tek i porsalinduri

Studimi zbulon ndikimin që ka aroma e trupit të babait tek i porsalinduri

23 Gusht, 2026
Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

Nivel fataliteti deri në 70%, çfarë është virusi NiPAH që po tremb botën: Përhapet nga derrat dhe lakuriqët e natës

29 Janar, 2026
EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

26 Shkurt, 2026
2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?

11 Qershor, 2025

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr