• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 7 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Vlorës tërhiqet nga dhënia për park fotovoltaik e 834 hektarëve në Kaninë pas presionit publik dhe mungesës së pronësisë së qartë

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Këshilli Bashkiak i Vlorës tërhiqet nga dhënia për park fotovoltaik e 834 hektarëve në Kaninë pas presionit publik dhe mungesës së pronësisë së qartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk do të shqyrtojë nesër projektvendimin për dhënien me qira të mbi 830 hektarëve tokë në zonën e Kaninës, ku ishte parashikuar ndërtimi i një parku të madh fotovoltaik.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga kryetarja e Këshillit, Elpiniqi Mërkuri, përmes një njoftimi publik, duke shënuar tërheqjen nga një proces që kishte ngjallur reagime të forta publike dhe politike.

“Mbledhja e nesërme e Këshillit Bashkiak nuk do të përfshijë shqyrtimin e kësaj çështjeje,” deklaroi Mërkuri, duke theksuar se nga verifikimi i fundit në Kadastër rezulton se Bashkia e Vlorës nuk është zotëruese e titullit të pronësisë për truallin në fjalë, pavarësisht se disponon një vërtetim si truall në emër të saj.

Kjo tërheqje vjen pas një serie lajmesh investigative dhe denoncimesh publike, ku më i rëndësishmi ishte publikimi i gazetarit Klodian Tonorri, që hodhi dritë mbi gjithë prapaskenat politike dhe ekonomike të këtij procesi.

Sipas shkrimit të Kapitalit, ideja për ndërtimin e një parku diellor në Malin e Kaninës u paraqit për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, me një projekt që synonte të shtrihej në 830 hektarë në zonën kullosore Shashicë–Gumenicë, ku sot zhvillojnë aktivitetin e tyre qindra familje blegtorale.

Banorët, të mbledhur në një dëgjesë publike, e refuzuan prerazi projektin, duke paralajmëruar shkatërrimin e ekonomive të tyre tradicionale.

Në përpjekje për ta shtyrë vendimmarrjen, kryetari i Bashkisë Ermal Dredha kishte organizuar disa procedura paraprake, por përballë presionit të fortë që vinte nga Tirana, përfshirë përplasjet e tensionuara me kryeministrin Rama dhe një ndërhyrje drastike në strukturën drejtuese të bashkisë, projektvendimi u firmos dhe iu dërgua Këshillit për votim më 21 korrik.

Përmes dokumenteve zyrtare rezulton se propozimi parashikonte dhënien në përdorim për 10 vjet, me të drejtë rinovimi, të sipërfaqes kullosore, me qëllim zhvillimin e një parku diellor me “kushtet e favorshme klimaterike”.

Megjithatë, paqartësia mbi titullin e pronësisë dhe mungesa e transparencës mbi kompaninë përfituese kanë ngjallur dyshime të mëdha për qëllimet e vërteta të projektit.

Për momentin, tërheqja nga rendi i ditës i çështjes së Kaninës shihet si një fitore e përkohshme për banorët dhe opinionin publik, ndërsa pritet me interes të shihet nëse projekti do të rikthehet më vonë me një formë të ndryshme apo në një mbulim tjetër ligjor./skyweb.al

Artikulli para

“Minuta e fundit”, dështon “skema” e hoteleve të Durrësit për të bërë më shumë para

Artikulli pas

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Siguracione më të lira për automjetet elektrike

7 Dhjetor, 2025
Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026
Ekonomi

Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026

7 Dhjetor, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

7 Dhjetor, 2025
The Economist: Pse çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm po pësojnë luhatje më të mëdha dhe të shpeshta
Ekonomi

The Economist: Pse çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm po pësojnë luhatje më të mëdha dhe të shpeshta

7 Dhjetor, 2025
Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?
Aktualitet

Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

7 Dhjetor, 2025
Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”
Aktualitet

Pemët e Krishtlindjes, përfitimet dhe sfidat mjedisore shkojnë përtej debatit “natyrale apo plastike”

6 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shënoi dje një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të tij ndërkombëtar: është...

Lexo të plotë
Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

25 Prill, 2025
REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë

REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë

5 Prill, 2025
Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

3 Tetor, 2025
Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

7 Prill, 2025

Të Fundit

Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

7 Dhjetor, 2025
Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

7 Dhjetor, 2025
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Siguracione më të lira për automjetet elektrike

7 Dhjetor, 2025
BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

7 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr