• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Korrik, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

AKSHI ka shpallur fituese të një tenderi me vlerë mbi 79 milionë lekë kompaninë RATECH shpk, ndonëse kjo kompani paraqiti ofertën më të shtrenjtë nga të gjithë pjesëmarrësit. Tenderi me numër reference REF-40965-03-12-2025 për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka si objekt mirëmbajtjen për 24 muaj të sallës së monitorimit të sigurisë, që përdoret për mbikëqyrjen e sistemit penitenciar në Shqipëri dhe është shpallur që në mars 2025.

Siç konstatohet nga dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al, në garë morën pjesë pesë kompani, ndër të cilat tre ofruan çmime më të ulëta se RATECH:

  • Advanced Business Solutions (ABS): 59.9 milionë lekë pa TVSH
  • AES Communication: 65.8 milionë lekë pa TVSH
  • RATECH shpk: 71.9 milionë lekë pa TVSH
  • ALBASCAN shpk: 73.5 milionë lekë pa TVSH
  • NAOL shpk: nuk dorëzoi asnjë dokumentacion

Por pavarësisht ofertave më të favorshme financiarisht, të gjitha kompanitë e tjera u skualifikuan për shkaqe formale dhe teknike.

Pse u skualifikuan konkurrentët?

  • ABS, që kishte ofertën më të ulët, u përjashtua për mungesë certifikimesh teknike për punonjësit që do të mirëmbanin sistemet e sigurisë edhe pse përmbushte kriteret ligjore, financiare dhe të përvojës.
  • AES Communication u përjashtua pasi nuk provoj një përvojë të ngjashme brenda tre viteve të fundit, çka e bënte të papërputhshme me kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor.
  • NAOL shpk nuk dorëzoi fare dokumentacion në sistemin elektronik të prokurimeve dhe u skualifikua automatikisht.

Fituesja RATECH, e vetmja e kualifikuar

RATECH shpk, e vetmja që nuk u skualifikua nga ndonjë kriter skualifikues, mbeti ofertuesi i vetëm i vlefshëm dhe u shpall fitues me çmimin më të lartë ndër të gjithë.

Ky rast ngre sërish shqetësimin mbi mënyrën se si autoritetet publike përdorin kriteret teknike për të skualifikuar ofertat më të lira, duke i hapur rrugë kompanive me çmime më të larta.

Edhe pse në teori shpallet fituesi me “ofertën ekonomikisht më të favorshme bazuar në çmim”, në praktikë mbeten në lojë vetëm ata që kalojnë filtrat formalë dhe teknikë – shpesh të interpretuar në mënyrë të diskutueshme.

Në këtë rast konkret, buxheti i shtetit do të paguajë rreth 12 milionë lekë më shumë sesa oferta më e ulët, për një kontratë që do të zgjasë vetëm dy vjet.

Edhe tenderi 6.2 milionë euro për sistemet e sigurisë së Burgjeve, në “dyert e gjykatave” 

Ky nuk është rasti i vetëm që ka ngritur dyshime mbi mënyrën e menaxhimit të kontratave publike në sistemin penitenciar. Paralelisht me këtë tender, një tjetër procedurë me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI, po shoqërohet nga ankesa dhe akuza për manipulim gare dhe paracaktim të fituesit.

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Pas anulimit dhe rishpalljes së procedurës, kompania AESS në pronësi të Lefter Klemos i është drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik duke pretenduar se kriteret e tenderit janë përpiluar në mënyrë të tillë që përjashtojnë çdo konkurrent tjetër përveç një bashkimi të caktuar operatorësh.

Ankesa përmend edhe mungesën e të dhënave teknike për sistemet ekzistuese dhe faktin që nuk është përdorur ndarja në lote, gjë që, sipas saj, kufizon konkurrencën reale dhe favorizon një rreth të vogël kompanish.

Tensioni rritet edhe më shumë nga konteksti problematik i sigurisë në burgje.

Pas vrasjes me armë në burgun e Peqinitnë dhjetor 2023 dhe tentativës për arratisje në Fier, të cilat ndodhën nën kontratat e kompanive të përfshira në tenderin aktual, besueshmëria e sistemit të kontrollit është vënë seriozisht në dyshim.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve në atë kohë, Admir Braja, dha dorëheqjen, por kompanitë që ishin përgjegjëse për mirëmbajtjen e sigurisë janë sërish në garë për kontrata miliona euro. /skyweb.al 

Etiketat: burgjeskaner
Artikulli para

Këshilli Bashkiak i Vlorës tërhiqet nga dhënia për park fotovoltaik e 834 hektarëve në Kaninë pas presionit publik dhe mungesës së pronësisë së qartë

Artikulli pas

Shqipëria, 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

Shqipëria, 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë

Të Përzgjedhura

Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare
Aktualitet

Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

Nga SkyWeb
10 Qershor, 2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, ka theksuar sot në Tiranë rëndësinë jetike të një...

Lexo të plotë
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici, kanosi drejtoreshën e Tatimeve

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici, kanosi drejtoreshën e Tatimeve

21 Korrik, 2026
Pse të gjithë po flasin për gjigantin e AI, Micron?

Pse të gjithë po flasin për gjigantin e AI, Micron?

30 Qershor, 2026
FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”

26 Dhjetor, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Emigrantët dërguan 816 milionë euro në dhjetë muaj, por familjet blenë më pak të mira dhe shërbime

13 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr