• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Impiant gazi pa leje, biznesmeni Sokol Meqemeja shpallet në kërkim nga policia

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Impiant gazi pa leje, biznesmeni Sokol Meqemeja shpallet në kërkim nga policia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Sokol Meqemeja , pasi rezulton se po ndërtonte pa leje një impiant gazi (TEC) në një pronë publike në zonën e Delvinës.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Policisë së Vlorës dhe Sarandës, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) Tiranë dhe Inspektoratit të Mjedisit.

Hetimet nisën pas informacioneve se në një tokë shtetërore ishte duke u ngritur një impiant i paligjshëm gazi. Gjatë kontrollit të ushtruar në kantier, u konstatua ndërtimi pa leje zhvillimi dhe ndërtimi nga institucionet përkatëse.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy punonjës të kompanisë:

  • Elton Malkaj, 31 vjeç, përgjegjës i impiantit;
  • Luan Metaj, 53 vjeç, përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”, me qëllim përfitimi.

Ndërkohë, pronari i kompanisë, Sokol Meqemeja, 56 vjeç, si dhe administratori, Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim, të dy të dyshuar për të njëjtat vepra penale.

IKMT ka bllokuar punimet dhe ka hartuar procesverbalin për shkeljet e konstatuara. Materialet janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/skyweb.al

Etiketat: KerkimpoliciaSokol meqemeja
Artikulli para

Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali

Artikulli pas

Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?
Aktualitet

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, PD nisi ankesat për vjedhjen e votave nga mazhoranca. Por u deshën...

Lexo të plotë
Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

8 Janar, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë

16 Gusht, 2025
‘Zero pagesa në rrugët me koncesion’ / Një premtim elektoral që mund t’i kushtojë shtetit miliona euro

‘Zero pagesa në rrugët me koncesion’ / Një premtim elektoral që mund t’i kushtojë shtetit miliona euro

6 Maj, 2025
AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

AKU bllokon misrin e ardhur nga Serbia

8 Nëntor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr